web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poll: Lack of support among independent voters contributed to poor Republican showing

2022-12-27 08:32:35, Kosova & Bota CNA

Poll: Lack of support among independent voters contributed to poor Republican

A comprehensive poll of the United States electorate, conducted by the Associated Press agency and the organization VoteCast, concludes that Republican candidates for the House of Representatives nationwide won the support of 38% of independent voters during last month's congressional elections. . That weak support among independents helps explain why the Republican party only managed a nine-seat lead in the House of Representatives, raising questions about its ability to govern. Some Republican strategists say it's a sign that the messages that resonated during the party primaries, including harsh criticism of President Joe Biden, were less effective on the campaign trail. The reason, they say,

Ndërsa reklama përmbyllëse e republikanit Tyler Kistner u transmetua muajin e kaluar në një nga distriktet më konkurruese të kongresit në SHBA, Vickie Klang ndjeu se diçka mungonte.

Ndihmësveterinarja 58-vjeçare dhe votuesja e pavarur vëzhgonte teksa spoti prej 30 sekondash shfaqte imazhe bardh e zi të Presidentit Joe Biden me deputeten demokrate për dy mandate Angie Craig përkrah tij. Reklama e përshkroi në mënyrë ogurzezë jetën në Amerikë si "të rrezikshme dhe të papërballueshme" për shkak të një aleance midis dy demokratëve.

Përtej kritikave për demokraten Angie Craig, ajo që mungonte në reklamë, mendoi Vickie Klang, ishte zgjidhja që do të sillte kandidati Kistner.

"Ti nuk thua se çfarë do të bësh për shtetin apo vendin," kujton zonja Klang. "Ky është një zhgënjim i madh".

Zonja Klang përfundimisht mbështeti demokraten Angie Craig, duke kontribuar në një fitore me 5 përqind për një mandat të tretë, të cilën republikanët shpenzuan më shumë se 12 milionë dollarë fonda për ta rrëzuar. Sipas sondazhit nga AP VoteCast në të gjithë vendin, republikanët u përballën me pengesa të ngjashme të papritura me një pjesë të vogël, por vendimtare të votuesve që nuk identifikohen me asnjërën nga partitë kryesore.

Kandidatët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në mbarë vendin fituan mbështetjen e 38% të votuesve të pavarur në zgjedhjet afatmesme të muajit të kaluar, tregoi sondazhi. Kjo është shumë më pak se 51% mbështetje që morën demokratët nga i njëjti grup në vitin 2018, kur ata erdhën në pushtet duke marrë 41 vende më shumë në Kongres. Mbështetja e vogël ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e partisë për të qeverisur.

"Duhet t'u tregosh votuesve se çfarë do të bësh," thotë David Winston, një anketues republikan dhe këshilltar i lartë i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë kritik ndaj strategjisë së mesazheve të kandidatëve republikan këtë vit. “Në një farë mënyre, fushatat republikane arritën të dështonin në këtë pikë. Dhe ky është një problem vërtet serioz”.

Mesazhi i republikanit Kistner, ashtu si ai i sfiduesve të tjerë republikanë që dështuan në garë, dukej se synonte të bënte për vete më shumë republikanët sesa votuesit e lëkundur: thjesht duke e lidhur kandidaten Craig me zotin Biden dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjerësisht jopopullore për republikanët.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, doli me një propozim fushate në shtator të titulluar "Përkushtimi ndaj Amerikës", që synonte të ishte axhenda e partisë republikane. Megjithatë, propozimi, një koleksion objektivash të ripërsëritura si rritja e prodhimit vendas të naftës, ishte pa shumë hollësi dhe u përmend pak gjatë fushatës.

Sondazhi AP/VoteCast sugjeron se votuesit e pavarur bënë dallimin midis problemeve me të cilat përballet vendi dhe fajësisë së Bidenit për to. Ndërsa pak të pavarur thanë se ekonomia po ecën mirë dhe rreth dy të tretat nuk e miratuan punën e presidentit Biden, të pavarurit kishin më shumë gjasa të pranonin se inflacioni është rezultat i faktorëve jashtë kontrollit të zotit Biden sesa është shkaktuar për faj të tij (51% me 47% sipas sondazhit).

But this nuance was often missing from the political message of the Republicans.

Democrats fared significantly better among true independents and those who lean toward one party than in the last midterm election, when they also held the White House.

The poll also shows that about 7 in 10 independent voters who do not side with either party think abortion should be legal in most or all cases. The survey also revealed that many voters along party lines were reluctant to support candidates who were considered extreme./VOA





Lajmet e fundit nga