She went against President Lukashenko/ The athlete is sentenced to 12 years in prison
The country's former champion swimmer and major critic...

Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autoritare po i ndjekin me shumë vëmendje protestat e fundit në Iran, Kinë dhe Rusi. Sipas tyre, këto tre vende kanë regjime të forta autoritare dhe për rrëzimin e tyre, do të nevojitej ndërthurja e një sërë rrethanash. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman sjell më shumë detaje.
Me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë në Iran, për të protestuar mbi vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga e ashtuquajtura polici e moralit.
“Ngjarja krijoi shqetësim real në mbarë Iranin, sepse të gjithë panë potencialin e përfshirjes nën të njëjtat rrethanë të vajzës, gruas apo motrës së tyre”, thotë Natasha Hall, e cila punon për programin për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Kina u përfshi gjithashtu nga protesta masive që u shoqëruan me thirrjet për largim të udhëheqësit Xi Jinping.
“Ata nisën një reagim të furishëm kundër kufizime të ashpra lidhur me pandeminë, si pasojë e cilave me dhjetëra milionë, e në disa raste qindra miliona kinezë, “u burgosën” brenda shtëpive të tyre”, thotë Larry Diamond, ekspert mbi çështje të demokracisë në universitetin Stanford.
Protestat në Rusi kane qenë më të heshtura thonë ekspertët. Megjithatë disa mijëra vetë dolën në rrugë në vitin 2021 pas burgosjes së Alexey Navalny-t, kundërshtarit të presidentit rus Vladimir Putin.
Sulmi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti u bë gjithashtu shkak për protesta.
“Protesta domethënese u shfaqën menjëherë pas sulmit dhe sërish nga fundi i verës, kur Rusia njoftoi se do të mobilizonte një numër më të madh njerëzish për të shkuar në luftë në Ukrainë”, thotë Graeme Robertson, analist politik në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Ekspertët thonë se protestuesit në Iran, Kinë dhe Rusi arritën që t’i nxisin regjimet që të bëjnë lëshime në politika, sikurse në rastin e Kinës, që u detyrua të lehtësojë kufizimet e lidhura me COVID-19, pas protestave masive publike.
Por çfarë do të nevojitej që këto protesta të arrinin të përmbysnin regjimet autoritare?
Një përçarje e elitës në krye të Rusisë mund ta dobësonte Vladimir Putinin, thonë ekspertët.
“Nëse ata mendojnë se kanë një të ardhme pasi të jetë larguar udhëheqësi kryesor, atëherë ndoshta në një moment ata do të mundoheshin të bënin aleancë me protestues të mundshëm, duke ua bërë të qartë se nuk janë kundër tyre. Ndoshta kjo do të inkurajonte më shumë njerëz për të dalë në rrugë”, thotë Graeme Robertson, analist politik në universitetin e Karolinës së Veriut.
Ekspertët i shohin si pozitive protestat e mëdha të zhvilluara në të gjithë Iranin, por vënë në dukje se forcat që garantojnë sigurinë e regjimit, nuk kanë mbajtur anën e protestuesve.
“Po kështu, ky revolucion duhet të ketë një lloj udhëheqësi, një lloj faktori bashkues, për atë çka do të ndodhte pas rënies së regjimit, si dhe për t'u dhënë gjithashtu përfaqësuesve të regjimit, një rrugëdalje”, thotë zonja Hall.
Ekspertët thonë se protestat kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme nëse vendi ndodhet në krizë ekonomike, apo nëse protestuesit ndryshojnë taktika dhe i vazhdojnë përpjekjet, potencialisht për vite me rradhë. Ata shtojnë se protestat nuk duhet të jenë të dhunshme dhe se protestuesit duhet të jenë më të mirë në përdorimin e teknologjisë sesa përfaqësuesit e regjimit.
"Shumë më shumë njerëz, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, do të ishin të gatshëm të mbështesnin një lëvizje jo të dhunshme" thotë zoti Miller.
Ekspertët thonë se protestat nxisin shpresë edhe pse ata nuk presion që ato t’i rrëzojnë regjimet.
“Mendoj se arsyeja për shpresë ndodhet tek mesazhi që dërgohet, se këtyre regjimeve u mungon mbështetja e gjerë apo e sigurt publike”, thotë zoti Diamond.
Me fashitjen e mbështetjes publike, thonë ekspertët, venitet edhe legjitimiteti i një regjimi./ VOA
The country's former champion swimmer and major critic...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Kosovo police have confirmed that on Monday a team of Klan...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg has declared that ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ditën e s...
Donald Trump is running for a third term as president of t...
The NATO mission in Kosovo, KFOR, has told the media in Ko...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Russia said on Monday it shot down a Ukrainian drone near ...
Flooding in the Philippines has forced at least 46,000 peo...
"It is very clear that in the near future the numbers of a...
At least 38 people have died due to low temperatures in No...
When more than 2,000 experts in Slavic, Eastern European a...
Eighty years ago, "death education" was how Adolf Hitler's...
The German diplomat, Wolfgang Ischinger, has reacted to th...
Officials of the NATO-led peacekeeping force in Kosovo sai...
Due to the significant labor shortage, the main heads of t...
Bonn, end of November, Federal Network Agency report: The ...
The Basic Court in Pristina found guilty and sentenced...
French authorities say the man suspected of killing three ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...