Rrjetet e shërbimeve sekrete dhe ndikimi rus në Bullgari
Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish siguri...

Bie erë buke e sapopjekur, strudeleje me arra, ëmbëlsirash me kanelle dhe pak erë djathi. "Këto janë aromat e atdheut tim", thotë Ludmilla 76-vjeçare. Për gati 30 vjet ajo vjen në "Rudy's Strudel & Bakery" për të blerë specialite nga vendi i nga e ka prejardhjen. Më shumë se gjysma e qytetit Parma me afro 80 000 banorë ka origjinë ukrainase. Ky qytet i vogël në veri të Ohajos ka emigrantët më të shumtë nga Ukraina në të gjithë Amerikën e Veriut.
Në kuzhinën e madhe në pjesën e prapme të dyqanit përgatiten byreçkat e mbushuranë tenxhere të mëdha në sobën me gaz. Gratë, me flokët e lidhura me babushka, me shamitë shumëngjyrëshe tradicionale, punojnë në tryezën e gjatë dhe bëjnë "pierogis", variantin ukrainas të raviolit. Lidia Trempe, nëna e së cilës ishte arratisur nga Ukraina dhe mori përsipër biznesin në vitin 1974, drejton tani dyqanin dhe shpjegon historinë e këtij specialiteti.
Situata ka qenë shumë më e mirë në Ukrainë
"Tradicionalisht pierogis janë pa mish, gjë që ishte e rëndësishme për ukrainasit, sepse rusët gjithmonë na e kanë mbajtur artificialisht ushqimin të pakët", thotë Lidia që ka studjuar shkenca politike. Në atdheun e prindërve të saj ka qenë fundja më mirë. Por pastaj erdhi lufta dhe tani uria dhe frika mbretërojnë përsëri.
"Kur dëgjuam për luftën natën e sulmit të parë, gjithë natën qëndruam zgjuar, sepse unë kam kushërinj në Ukrainë. Të shtunën tjetër dhuruam për Ukrainën të gjitha pierogis që u shitën, kështu që u mblodhën rreth 10.000 dollarë atë ditë."
Evropianolindorët afrohen më shumë me njëri-tjetrin
Lufta, thotë Lidia, e ka lidhur ngushtë komunitetin e evropianolindorëve në Parma. Nuk është që polakët dhe ukrainasit janë kuptuar gjithmonë mirë me njëri-tjetrin. Por tani me luftën po shtohet frika edhe në vendet fqinje. Kjo luftë nuk është kilometra larg, është pikërisht këtu, është para pragut tonë, është në telefonat tanë, është në emailet tona, po na ndodh neve dhe është e njëjta gjë që u ka ndodhur edhe prindërve tanë.
Dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen, që kanë dhënë deri tani Shtetet e Bashkuara, thotë ajo. Natyrisht që ajo shpreson të mbetet kështu. Deri tani Shtetet e Bashkuara janë vendi, nga i cili vjen ndihma më e madhe ushtarake dhe monetare për Ukrainën. Shtëpia e Bardhë ka premtuar të vazhdojë mbështetjen "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Por në zgjedhjet e ndërmjetme kjo mbështetje bëhet një çështje politike. Gjithnjë e më shumë politikanë thonë se duhet të ketë një kufi, meqë amerikanët luftojnë me inflacionin në vendin e tyre. Dhe ngaqë nuk dëshiron t'i trembë klientët, Lidia nuk dëshiron të komentojë më tej.
Votuesi i Trump-it mbështet tani demokratët
Michael Dobronos flet më shkoqur. Avokati, prindërit e të cilit kanë lindur në Ukrainë, ka votuar gjithë jetën e tij për republikanët. Shumë amerikanë me origjinë nga Evropa Lindore priren të votojnë në mënyrë konservatore për shkak të refuzimit të komunizmit dhe kështu ata kanë qenë një mbështetje e sigurtë. Por kjo mund të ndryshojë në këto zgjedhje të ndërmjetme.
"Kam votuar dy herë për Trump, por nuk mund të besoj se Partia Republikane ka hequr dorë nga Ukraina dhe lufta e saj për liri”, thotë ai. "Unë kam votuar gjithmonë për kandidatët konservatorë. Megjithatë në këto zgjedhje do ta prish këtë traditë. Nuk mund ta mbështes JD Vance për shkak të qëndrimeve të tij anti-ukrainase."
JD Vance është kandidati republikan për në Senat. Ai bën fushatë me një kurs të qartë anti-ukrainas: "Nuk është Amerika e para, që të injorohen problemet e vendit tënd dhe në vend të tyre të përqendrohemi në Ukrainë. Mjaft me nxitjen e luftës, mjaft me përshkallëzimin, le të fokusohemi te qytetarët tanë, problemet tona dhe të injorojmë kandidatët që duan, që ne të bëjmë luftë kundër Vladimir Putinit, sepse atëherë ata ndihen të fortë."
Kritika ndaj kursit të Ukrainës bëhet gjithnjë e më e fortë
Kevin McCarthy, udhëheqës i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, ka sinjalizuar së fundmi se republikanët do ta reduktojnë mbështetjen për Ukrainën, nëse në zgjedhjet e ndërmjetme të 8 nëntorit rimarrin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve. Sondazhet tregojnë se është një konkurencë shumë e ngushtë në Ohio mes JD Vance dhe kandidatit demokrat Tim Ryan. Ndoshta votat e evropianolindorëve janë vendimtare në këtë shtet dhe do pengojnë në fund të fundit zgjedhjen e JD Vance.
Demokratët duhet të përgatiten për humbje të mëdha
Por në të gjithë vendin duket pothuajse e sigurt se demokratët do të pësojnë humbje të rënda. Dhe ka shumë mundësi që, nëse republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ata do të pakësojnë mbështetjen për Ukrainën vitin e ardhshëm. Edhe sepse duke pasur parasysh nivelin e lartë të inflacionit gjithnjë e më shumë amerikanë po vënë në dyshim shpenzimet e larta dhe dëshirojnë më shumë mbështetje për vendin e tyre.
Për Lidia Tempe ky është një makth: "Fëmijët tanë vështrojnë me vëmendje se çfarë po lëmë pas për brezin e ardhshëm. Bëhet fjalë për ata - fëmijët që nuk kanë më atdhe"./DW
Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish siguri...
Ditën e zgjedhjeve, më shumë se 80 milionë amerikanë d...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë t...
Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bar...
Zyrtarë të lartë amerikanë, që merren me sigurinë e zg...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Russian President Vladimir Putin has signed a law allo...
Nationwide protests have been held in Pakistan by supp...
Fake social media accounts by foreign and domestic users a...
Russian President Vladimir Putin has signed a law allowing...
The Polish government will install a fence along the borde...
FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besues...
According to British intelligence, it is likely that Russi...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, ...
Afghanistan's Taliban leaders announced a blanket amnesty ...
Businessman Paul Pelosi, husband of the Speaker of the Uni...
Two US senators met with Ukrainian families in the country...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...