Britain raises suspicions that Russia may fire on deserting soldiers
According to British intelligence, it is likely that Russi...

FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besueshëm në lidhje me një kërcënim "të gjerë" për sinagogat në Nju Xhersi, një paralajmërim që nxiti disa bashki të dërgonin oficerë policie shtesë për të ruajtur këto objekte fetare.
Natyra e kërcënimit është e paqartë. Zyra e FBI-së në Newark bëri një deklaratë duke u kërkuar sinagogave që "të marrin të gjitha masat paraprake të sigurisë për të mbrojtur komunitetin dhe objektin tuaj", por pa treguar se kush e bëri kërcënimin, ose përse.
Alarmi u publikua pasi zyrtarët zbuluan një kërcënim në internet të drejtuar gjerësisht ndaj sinagogave në Nju Xhersi, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit. Postimi nuk përmendte ndonjë sinagogë specifike, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti me agjencinë e lajmeve "Associated Press".
Pyetjet e dërguara zyrës së FBI-së në Newark nuk morën përgjigje.
Paralajmërimet publike rreth kërcënimeve jospecifike kundër institucioneve hebraike, të bëra nga një sërë grupesh, përfshirë supremacistët e krishterë dhe ekstremistët islamikë, nuk janë të pazakonta në zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe shumë prej tyre rezultojnë të jenë alarme të rreme. Por kjo zonë ka parë edhe sulme vdekjeprurëse.
Në Jersey City, kryebashkiaku Steven Fulop tha se policia do të vendoset në të shtatë sinagogat e qytetit dhe do të shtohen patrullat në këmbë në komunitetin hebre. Në vitin 2019, dy sulmues të motivuar nga urrejtja ndaj hebrenjve vranë një oficer policie, më pas shkuan me makinë në një treg kosher në Jersey City dhe vranë tre persona të tjerë, përpara se të vriteshin në dyluftim me policinë.
Oficerët e policisë të pajisur me armatim të rëndë ruanin një sinagogë në një qytet, në Hoboken, ku drejtori i sigurisë publike njoftoi gjithashtu shtimin e patrullave në komunitetet hebraike.
Pesë vite më parë, dy persona nga Nju Xhersi u dënuan me 35 vjet burg, pasi u dënuan për një seri sulmesh në vitin 2012, ku përfshiheshin bomba me zjarr në dy sinagoga. Ata hodhën gjithashtu një bombë molotov në shtëpinë e një rabini ndërsa ai flinte me gruan dhe fëmijët e tij.
Në vitin 2019, një burrë goditi me thikë pesë persona në një festë Hanukkah në shtëpinë e një rabini në një komunitet hebre ortodoks në veri të qytetit të Nju Jorkut, duke plagosur për vdekje një person.
Ligjvënësi demokrat nga Nju Xhersi, Josh Gottheimer, tha se ishte "i shqetësuar dhe i zemëruar" nga kërcënimi i fundit kundër hebrenjve.
"Jam thellësisht i shqetësuar dhe i indinjuar nga alarmi i sotëm nga FBI-ja", tha Ligjvënësi Gottheimer. "Kjo është ajo që ndodh pas viteve të komenteve antisemite nga figurat publike", shtoi ai, duke përmendur komentet e fundit nga Kanye West dhe nga një media sociale të shpërndara nga ylli i kampionatit të basketbollit NBA, Kyrie Irving.
FBI-ja nuk dha ndonjë informacion që do të sugjeronte se rreziku që shkaktoi paralajmërimin ishte i lidhur me debatin publik mbi këto komente./VOA
According to British intelligence, it is likely that Russi...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, ...
Afghanistan's Taliban leaders announced a blanket amnesty ...
Businessman Paul Pelosi, husband of the Speaker of the Uni...
Two US senators met with Ukrainian families in the country...
The first person arrived at 7:27 am. Russian soldiers cove...
Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të...
A chilling picture: 92 migrants naked, some of them injure...
A landmark deal to allow grain exports from Ukraine, w...
Conspiracy theories about postal ballots. Anonymous te...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Ukraine's state-owned nuclear operator Energoatom anno...
The director of the Kosovo Police, Fehmi Hoti, has sus...
In Turkey, the right of women to cover their heads wit...
Serbian President Aleksandar Vučić said that Serbia "i...
Israel's longest-serving prime minister, Benjamin Netanyah...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Former Hungarian Prime Minister Viktor Orban was re-electe...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...