Scholz: Ka ardhur koha të mënjanohen konfliktet në Ballkan
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...

Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës janë kthyer në objektiv kryesor në këtë fazë të muajit të tetë të sulmit rus, ndërsa forcat ukrainase përparojnë drejt Khersonit.
Qëllimi i sulmit të Rusisë në jug ishte marrja e kontrollin të portit kryesor detar të Ukrainës në Odesa, por forcat ukrainase në qytetin e Mikolaivit e ndaluan përparimin rus.
Edhe pse forcat ukrainase e zhvendosën vijën e parë të frontit më larg Mikolaivit, banorët e tij vazhdojnë të jetojnë çdo ditë mes bombardimeve.
Ata mbajnë peshën e sulmeve ruse.
Shtëpia e Olhas u shkatërrua pas sulmit të fundit me raketa ruse në një nga zonat rezidenciale të qytetit. Ajo dhe familja e saj u shpëtuan nga gërmadhat e banesës së tyre. Ajo foli me Zërin e Amerikës disa orë pas sulmit.
“U zgjova nga britmat e fqinjëve që kishin parë diçka të fluturonte në drejtim të shtëpive tona. Të gjitha shtëpitë në zonën tonë nuk kanë dritare, nuk kanë asgje. Ndjeva një boshllëk në shpirt. Kuptova se ishte shkatërruar çdo gje e dashur për mua. Është një ndjesi e tmerrshme”, thotë Olha, banore e Mikolaivit.
Dikur, Mikolaivi ishte qytet i zhurmshëm me 500,000 banorë. Tanimë gjysma e popullsisë ka ikur në vende më të sigurta.
Banorë të tjerë, si Olha, vazhdojnë luftën e tyre, qëndrojnë për të mbajtur gjallë qytetin.
Tërheqja e forcave ruse nga rajoni i Khersonit u jep atyre shpresë.
Me këtë shpresë, ata po riparojnë, ose rindërtojnë shtëpitë e tyre, duke u përgatitur t’i bëjnë ballë një dimri të vështirë.
Olha nuk do lejojë as frikën, as sulmet as të ftohtin, ta pengojnë në betejën e saj.
“Do të vazhdoj të mbështes të afërmit në rindërtimin e aparamentit. Do ta riparojmë plotësisht. Nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Do ta rindërtojmë dhe do të vijojmë të luftojmë. Shpresoj se do të mbijetojmë. Edhe në këtë gjendje, çdo gjë këtu është e dashur për mua. Jam gati të qëndroj këtu dhe të luftoj deri në fund”, thotë Olha, banore e Mikolaivit.
Organizatat humanitare thonë se do t’u gjenden pranë njerëzve për aq kohë sa ata kanë nevojë.
“Tani po ndihmojnë në përgatitjet për përballimin e dimrit. Po përgatisim tenda, mjete ngrohëse dhe disa pajisje të tjera”, thotë Pavlo Buznik, nga Kryqi i Kuq, Ukrainë.
Mikolaivi nuk është qyteti i vetëm në të cilin zhvillohet luftë.
Edhe pse është shkatërruar, njerëzit po qëndrojnë të fortë duke mbijetuar dhe duke u bërë shembull për pjesën tjetër të vendit, nën rrethim./ VOA
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Ukraine's state-owned nuclear operator Energoatom anno...
The director of the Kosovo Police, Fehmi Hoti, has sus...
In Turkey, the right of women to cover their heads wit...
Serbian President Aleksandar Vučić said that Serbia "i...
Israel's longest-serving prime minister, Benjamin Netanyah...
North Korea launched an intercontinental ballistic missile...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
The slow process of the integration of the countries of th...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
When German Chancellor Olaf Scholz travels to China th...
The Security Council of the United Nations has approve...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, re...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Former Hungarian Prime Minister Viktor Orban was re-electe...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...