web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

US, Israel warn Iran about nuclear danger

2022-07-14 22:04:00, Kosova & Bota CNA
US, Israel warn Iran about nuclear danger
President Joe Biden's conference in Israel

The United States and Israel presented a united front in the face of Iran's nuclear threat on Thursday during President Joe Biden's visit to Israel, his first stop on a trip to the Middle East. President Biden's administration is calling on Israel to coordinate defense capabilities with its Arab neighbors to counter Iran.

President Biden and Israeli Prime Minister Yair Lapid signed a joint statement vowing not to allow Iran to have nuclear weapons.

Në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara "nuk do të presin pa fund" që Irani të rikthehet tek marrëveshja bërthamore.

"Ia kemi parashtruar udhëheqjes së Iranit se çfarë jemi të gatshëm të pranojmë që ai të rikthehet tek marrëveshja bërthamore. Ne jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Se kur do ta marrim, nuk jam i sigurt. Por ne nuk do të presim përgjithmonë", tha presidenti Biden.

Uashingtoni po inkurajon Izraelin t’i koordinojë aftësitë e tij mbrojtëse me fqinjët arabë, duke i dërguar kështu një mesazh Iranit.

"Mesazhi për Iranin është se ky është shansi i fundit për t'iu kthyer marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një sistem rajonal mbrojtjeje, që është krijuar kryesisht kundër tij”, thotë Eytan Gilboa, ekspert për marrëdhëniet amerikano-izraelite në Universitetin Bar-Ilan.

Në një intervistë me televizionin izraelit, zoti Biden tha se do ta përdorte forcën kundër Iranit si mjetin e fundit. Izraeli ka shprehur vullnetin të thellojë angazhimin me botën arabe.

"Do të diskutojmë për ngritjen e një arkitekture të re sigurie dhe ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme, pas Marrëveshjeve të Abrahamit dhe arritjeve të takimit të Negevit. Do të diskutojmë gjithashtu për nevojën për të rigjallëruar një koalicion të fortë global, që do ta ndalojë programin bërthamor iranian", tha kryeministri izraelit, Yair Lapid.

Marrëveshjet e Abrahamit të periudhës së ish-presidentit Trump, normalizuan marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Ndërsa vendet arabe thellojnë angazhimin me Izraelin, përleshjet vazhdojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967.

"Çështja palestineze mungon thuajse tërësisht nga Marrëveshjet e Abrahamit. Ato përqendrohet përgjithësisht tek zhvillimi i lidhjeve ekonomike rajonale midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, në kurriz të sovranitetit palestinez", thotë për Zërin e Amerikës Zaha Hassan e Fondacionit Carnegie për Paqen.

Presidenti Biden, i cili do të takohet me udhëheqësit palestinezë të premten, përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete, megjithëse e pranoi se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë së shpejti.

"Kjo zgjidhje mbetet, sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të siguruar një të ardhme në barazi, liri, mirëqenie dhe demokraci për izraelitët dhe palestinezët."

Mr. Biden ended the day Wednesday with a visit to the Holocaust Memorial, where he honored the millions of Jews killed in World War II and met with American Holocaust survivors.VOA





Lajmet e fundit nga