web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1 year after the flood disaster in Germany

2022-07-14 08:21:00, Kosova & Bota CNA

1 year after the flood disaster in Germany

"No, no, I never thought we would have such a disaster," says Jessica Bälz. "We could imagine that the water could seep through the streets and that the basements would be full. And this? I don't think anyone imagined that."

1 year after the flood disaster in Germany

Jessica Bälz është librashitëse. Para katastrofës ajo kishte dy librari. Kur në natën e 14 drejt 15 korrikut u rrit pandalshëm niveli i ujit të lumit Ahr, bashkë me bashkëshortin ajo filloi të vendosë thasë me rërë para librarisë. Por erdhi një moment që uji erdhi nga të gjitha anët, çifti e kuptoi, se asgjë nuk mund të shpëtohej më. "Të dyja libraritë u mbushën me ujë deri në tavan", rrëfen Jessica. "Dëm i plotë."

 

1 year after the flood disaster in Germany
Jessica Bälz

 

Bota jonë ndahet në "para" dhe "pas" katastrofës

Katastrofa e përmbytjes në korrik 2021 e ndryshoi jetën e librashitëses brenda një dite. Dhe jo vetëm jetën e saj. Rreshje të forta i shndërruan përrenjtë e lumenjtë e vegjël në landet Renani Veriore-Vestfali dhe Renani-Pfalc në lumenj të rrëmbyeshëm. Në masat vërshuese të ujit humbën jetën 183 vetë, 17.000 vetë humbën strehën dhe gjithçka kishin. Të paktën 60.000 shtëpi u shkatërruan, 28. 000 sipërmarrje u dëmtuan rëndë. Dëmi i llogaritur 33 miliardë euro.

Bota jonë ndahet në "para" dhe "pas" katastrofës. Kështu e përshkruan Jessica të papërfytyrueshmen në faqen e saj të internetit. Ajo dhe familja e saj patën megjithatë fat. Shtëpia e tyre ndodhej më në lartësi, uji nuk mbërriti deri aty. Brenda një kohe të shkurtër ajo e ktheu katin e poshtëm të shtëpisë në librari. Një gjë ishte e qartë. "Duhej shikuar përpara."

E këtij mendimi është edhe Marietta Thien. Drejtuesja e shtëpisë botuese, Velbrück në Metternich, pranë Bonnit, e kujton mirë natën e katastrofës. Në 03:45 ajo u zgjua nga zhaurima e ujit. Të dukej si ujëvara e Niagaras, kujton ajo. Për të penguar shpërthimin e digës së dheut të liqenit artificial Steinbachtal, autoritetet kishin lejuar derdhje ujërash pa paralajmërim. Por vala e përmbytjes e përfshiu fshatin dhe i përmbyti hapësirat e shtëpisë botuese. "30.000 libra, kompjutera, mobilje, gjithçka u shkatërrua", thotë ajo.

Pas gjendjes së shokut filluan punimet e pastrimit, si kudo në zonën e katastrofës. Miq, fqinjë, njerëz që as nuk i njihnim erdhën për ndihmë. "Gatishmëria për ndihmë vitin e kaluar ishte e jashtëzakonshme", kujton Thien.

1 year after the flood disaster in Germany
Marietta Thien

Ndihmat e rindërtimit vijnë me vonesë

Federata dhe landet premtuan ndihmë të menjëhershme, kudo në Gjermani njerëzit dhanë donacione, por pagesat sot mbërrijnë me vonesë tek qytetarët. "Ndihmat e para të menjëhershme vërtet u dhanë menjëherë, një ose dy javë pas katastrofës", thotë Thien. "Problemet shpesh qëndrojnë tek shoqëritë e sigurimit, në vlerësimet e dëmeve. Kurse tek formularët për marrjen e ndihmës së rindërtimit, dëgjoj gjithmonë: ky është proces i komplikuar, saqë mendoj, a ia vlen ta marrë në konsideratë."

Një problem tjetër është edhe mungesa e zanatçinjve. Kjo ngadalëson procesin e rindërtimit. Një vit pas katastrofës në shumë shtëpi të shkatërruara ende nuk kanë filluar punimet, shumë rrugë janë të parikonstruktuara, shumë ura apo shina treni janë jashtë funksionit.

Trauma ende prezent

Këtyre i shtohet edhe trauma e mbetur, që riaktivizohet sa herë që bie shi me rrëmbim. Atëkohë shifrat e telefonatave në shërbimin hotline shënojnë rritje. Edhe Jessica Bälz nuk e ka kaluar ende traumën e katastrofës. "Po, në një farë mënyre është prezente. Ti vërtet mendon, po nuk kam të bëj më me këtë. Por nuk është diçka që fshihet nga kujtesa me sot e nesër."

1 year after the flood disaster in Germany

Në ditët para 1-vjetorit të katastrofës së përmbytjes, shumë vetë rrëfejnë atë që përjetuan dhe kjo i rizgjon kujtimet. Në ditët pas katastrofës Jessica Bälz erdhi në Bonn, ku jeta vazhdonte normalisht. "Ishte si një botë paralele", kujton ajo dhe rrëfen se ndjehej vërtet më mirë atje, në zonën e katastrofës. "Aty të gjithë e dinin, përse bëhej fjalë, e dinin çfarë kishte ndodhur", thotë librashitësja.

Lugina Ahr është ende sot një kantier ndërtimi, por tek tuk njerëzit kanë mbjellë edhe lulishte të vogla sërish. Ecet përpara. "Ajo që nuk e përcaktojmë dot është dimensioni kohor. Bëjmë fjalë për muaj, një vit, pesë apo dhjetë vite", thote Bälz.

1 year after the flood disaster in Germany
Shinat e trenit të shkatërruara mes Mayshos dhe Rech

People in this area cannot wait that long, because their economic existence depends on reconstruction. The region affected by the flood disaster lives largely from tourism. 90% of tourism-related businesses will start again with tourism in the area. "This is a very positive signal," says Dorothee Dickmanns, spokeswoman for the tourism office, Ahrtal. Tourist numbers are slowly increasing, says Dickmanns, who hopes that the reconstruction process will bring something positive. "Politics has promised to make Ahrtal a model region."/DW





Lajmet e fundit nga