web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The battle for the protection of the rivers of the Balkans

2022-07-12 20:51:00, Kosova & Bota CNA
The battle for the protection of the rivers of the Balkans
Illustrative photo

A new law banning the construction of small hydropower plants is a victory for environmental activists in Bosnia and Herzegovina.

They say the infrastructure damages fragile river ecosystems, while they plan to continue fighting for the protection of special waterways across the Balkans.

The Neretva River in Bosnia and Herzegovina is a picturesque paradise and an ideal place for water sports lovers.

Finally, Balkan activists scored an important victory in the conservation of it and other rivers in the country.

Një ligj i ri për energjinë elektrike, ndalon ndërtimin e mëtejshëm të hidrocentraleve të vegjël në pjesën më të madhe të Bosnjes.

Fitorja për aktivistët erdhi pas një dekade betejash gjyqësore dhe protestash në rrugë.

"I gjithë biznesi me hidrocentralet e vegjël filloi para rreth 15 vitesh, kur investitorët nisën të vizitonin fshatrat me premtime për banorët lokalë. Ata premtonin se lumenjtë do të zbukuroheshin, do të prodhohej sasi e konsiderueshme e energjisë së pastër elektrkike, ndërsa komuniteteve lokale iu premtuan përfitime të mëdha”, thotë Lejla Kusturica, aktiviste për mbrojtjen e lumenjve.

Ajo thotë se investitorët përdornin tubacione për të devijuar rrjedhën, duke penguar qasjen tek uji të banorëve vendas dhe kafshëve të egra, si dhe duke gërryer e degraduar pyjet.

The battle for the protection of the rivers of the Balkans

"Ndikimi i hidrocentraleve ishte shumë i dëmshëm. Dëmet nga humbja e ujit që njerëzit e përdornin për bujqësi, dëmi ppërtafshët dhe erozioni i pyjeve u bë i dukshëm, sa mund të dallohej me sy”, thotë ajo.

Autoritetet u ofronin investitorëve subvencione publike dhe përcaktuan çmimet për kontrata afatgjate, duke argumentuar se kjo do ta ndihmonte Bosnjen të ulte varësinë e saj nga qymyri dhe të përshpejtonte kalimin tek energjia e rinovueshme.

Lehtësirat u pasuan me ndërtimin e 110 hidrocentraleve në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, të mbledhura me mundin e aktivistëve, pronarët e hidrocentraleve të vegjël në Bosnje, gjatë dekadës së fundit përfituan miliona euro subvencione, ndërsa paguajnë tarifa të vogla koncesioni, zakonisht midis 1 deri 3 për qind të të ardhurave të tyre.

Tranzicioni i premtuar drejt energjisë së rionvueshme nuk ndodhi kurrë.

Më 2021, këta hidrocentralë kontribuan vetëm pak mbi 2.5 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Bosnje.

Banorët e fshatrave dhe qyteteve buzë lumenjve të Bosnjës, filluan në mënyrë spontane të organizohen kundër hidrocentraleve, duke dokumentuar shkatërrimet e mjedisit dhe sfiduar në gjyq autoritetet që lejonin vazhdimin e projekteve të reja.

Rezistenca bëhej edhe me protesta paqësore në rrugë dhe ura, për të penguar punimet dhe dërgimin e makinerive tek lumenjtë

The battle for the protection of the rivers of the Balkans

Ndonjëherë, autoritetet lokale përdornin dhunën për shpërndarjen e aktivistëve.

Gradualisht lëvizja fitoi mbështetje të gjerë popullore në Bosnje dhe jashtë saj, veçanërisht kur u zbulua se kontrata të shumta për shfrytëzimin eclumenjve u ishin dhënë personave të afërt me politikën.

“Njerëzit në Ballkan u ngritën në këmbë kundër investitorëve në lumenjtë e tyre. Ata nuk kishin njohuri, nuk ishin ekspertë ekologjikë apo shkencëtarë. Ishin njerëz të thjeshtë që jetonin pranë lumit, që nuk donin t’u vidhej lumi. Prandaj u ngritën në këmbë”, thotë Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Shpëto Syrin e Kaltër të Evropës”, që ka për qëllim mbrojtjen e të gjithë lumenjve të egër të Ballkanit.

Sipas tij, Ballkani ka mbi 28 kilometra rrugë ujore pothuajse natyrale, me brigje të gjera, rrethuar nga pyje të paprekura, gryka të thella, ujëvara spektakolare dhe madje edhe lumenj nëntokësorë karstikë.

Beteja ishte e ashpër veçanërisht përgjatë lumit Neretva, që përshkon dy zonat administrative të Bosnjes.

Në fillim, ndalimi i shfrytëzimit tregtar të Neretvës dhe degëve të saj, ku ishin planifikuar 67 termocentrale të reja të vogla, dukej i pamundur.

Problemi kërkonte njohuri të thella të ligjeve të ndryshme dhe ndonjëherë kontradiktore në dy pjesët adiministrative të Bosnjes.

Por ndryshe nga çdo çështje tjetër, mbrojtja e lumenjve bashkoi banorë të etnive të ndryshme.

Deri tani, aktivistët ndaluan, ose vonuan ndërtimin e 56 hidrocentraleve në pellgjet e lumit Neretva.

“Në vende si ky, është e rëndësishme që të bashkohen forcat, jo vetëm në nivel lokal por edhe ndërkombëtar, sepse bashkëpunimi me ekspertë të tjerë mundëson analizimin e informacioneve në mënyrë më të detajuar dhe arritjen e rezultateve më të mëdha. Një bashkëpunim i tillë të bën të ndihesh mirë”, thotë hidrobiologu Stefan Andius.

Megjithatë, fitorja e fundit e aktivistëve ka kufijtë e saj.

Ligji i ri i energjisë elektrike u jep koncesionarëve ekzistues tre vite kohë për marrjen e lejes së nevojshme dhe miratimin nga komunitetet lokale për vazhdimin e projekteve të tyre.

Kjo ka ngjallur frikën se investitorët dhe autoritetet lokale do të gjejnë përsëri mënyra për të shmangur rregullat.

Në përgjithësi, mbi 2 mijë e 700 hidrocentrale, të mëdhenj e të vegjël, parashikohet të ndërtohen në lumenjtë e Ballkanit, përfshirë disa që ndodhen brenda parqeve kombëtare.

The battle for the protection of the rivers of the Balkans

Vetëm Bosnja që ka 244 lumenj, kishte plane për ndërtimin e mbi 350 hidrocentraleve.

“Ne do të përdorim rrugët ligjore sa më shumë që mundemi, por nëse kjo dështon, jemi gati të mbrojmë këtë zonë duke bllokuar hyrjen e investitorëve dhe makinerive të tyre me trupat tanë”, thotë Oliver Arapoviç, aktivist për mjedisin.

In some cases, Bosnian courts said authorities had failed to meet local communities' demands for consultation and environmental impact studies of investments before giving their consent.

However, the authorities had allowed construction to continue despite successful legal challenges.

Lawmakers in the other semi-autonomous part of Bosnia, Republika Srpska, after public pressure cut subsidies for new power plants above 150 kW, rather than a complete ban.

At the same time, several municipalities in Republika Srpska distanced themselves from small hydropower projects.

Activists say they have a long way to go, but they will not stop in their battle to protect the rivers from degradation, diversion and commercialization by people who are close to the corrupt political elite. VOA





Lajmet e fundit nga