web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzoi të dëshmonte për sulmin e 6 janarit/ Ish-këshilltari i Trump dënohet me katër muaj burg

2022-10-21 20:23:46, Kosova & Bota CNA
Refuzoi të dëshmonte për sulmin e 6 janarit/ Ish-këshilltari
Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trump

Steve Bannon, një aleat i ish-presidentit Donald Trump, u dënua të premten me katër muaj heqje lirie pasi sfidoi një thirrje për dëshmi nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kongresin amerikan.

Gjykatësi e lejoi zotin Bannon të qëndrojë i lirë në pritje të apelit dhe gjithashtu vendosi një gjobë prej 6,500 dollarësh si pjesë e dënimit. Zoti Bannon u dënua në korrik për dy akuza për mosrespektim të Kongresit: një për refuzimin e dhënies së një dëshmie dhe tjetrën për refuzimin e dhënies së dokumenteve.

Gjykatësi i qarkut, Carl Nichols dha dënimin pasi tha se ligji ishte i qartë se shpërfillja e Kongresit i nënshtrohet një dënimi minimal të detyrueshëm prej të paktën një muaji në burg. Avokatët e zotit Bannon kishin argumentuar se gjyqtari mund ta kishte dënuar atë me kusht. Prokurorët kishin kërkuar që zoti Bannon të dërgohej në burg për gjashtë muaj.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve kishte kërkuar dëshminë e zotit Bannon për përfshirjen e tij në përpjekjet e ish-presidentit Trump për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Zoti Bannon ende nuk ka dëshmuar apo dhënë ndonjë dokument në komision,thanë prokurorët.

Prosecutors argued that Mr. Bannon, 68, deserved the longer sentence because he had pursued a "malicious strategy" and his public statements defying the commission itself made it clear he wanted to undermine their efforts to analyze the violent attack and to ensure that something like this does not happen again./ VOA





Lajmet e fundit nga