British Defense Chief / Putin's Nuclear Rhetoric Deeply Irresponsible
Britain's Chief of Defense Staff, Admiral Tony Radakin...

Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë u dëmtua nga një shpërthim i fuqishëm, Vladimir Putin u hakmor kundër Ukrainës. Më 10 dhe 11 tetor, Rusia lëshoi gati 100 raketa mbi një sërë qytetesh të Ukrainës. Ato goditën një sërë ndërtesash, përfshirë apartamente banimi dhe shkolla, duke vrarë të paktën 19 civilë dhe plagosur më shumë se 100 të tjerë.
Më 17 tetor, Rusia kreu sulme të reja ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, me dronë kamikazë iranianë. Raportet e para folën për të paktën 3 të vdekur dhe rreth 18 të plagosur. Ndërsa sulmet e javës së kaluar shkatërruan rrjetet energjetike dhe ato të ujësjellësave në qytetet më të mëdha të Ukrainës, vlera ushtarake e këtyre sulmeve ishte në rastin më të mirë e dyshimtë.
Infrastruktura civile ka qenë objektivi kryesor. Popullsia e Ukrainës duket gjithnjë e më e vendosur për t’i rezistuar Rusisë. Ekspertët thonë se Rusia ka tashmë një numër të pakët raketash që godasin me saktësi, ndaj u duk si një humbje përdorimi i tyre mbi këto lloj objektivash.
Nga ana tjetër, këto sulmet mund ta nxisin NATO-n ta pajisë Ukrainën me një mbrojtje ajrore më të mirë. Pastaj është edhe shkelja e hapur e ligjeve të luftës. Edhe India dhe Kina po përpiqen të gjenerojnë njëfarë ndarje nga Rusia. Por pse i ndërmori këto sulme Rusia? Arsyet janë kryesisht 3: ndërkombëtare, vendase dhe psikologjike.

Skena ndërkombëtare
Perceptimi i fuqisë ruse ka qenë në rënie që kur Moska dështoi në zbatimin e planit të saj fillestar për ta pushtuar Kievin në javën e parë. Tetë muaj pas nisjes së luftës, Ukraina është tashmë në kundërsulm. Forcat e saj duken më të armatosura, më të trajnuara dhe më të motivuara, dhe shumica e analistëve ushtarakë po parashikojnë rimarrje të mëtejshme të territoreve të pushtuara përpara fillimit të dimrit.
Mobilizimi i pjesshëm i Rusisë duket si një kaos logjistike. Vetëm 4 vende mbështetën Rusinë në votimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që dënoi tentativën e saj për aneksimin e territorit ukrainas. Duke përfituar nga situata, edhe shtetet më të varura nga Rusia kanë filluar të tregojnë njëfarë pavarësie.
Kështu, Kazakistani ka refuzuar kategorikisht ligjshmërinë e aneksimit të territorit të Ukrainës nga referendumet, ndërsa Kirgistani anuloi në minutën e fundit stërvitjet ushtarake të drejtuara nga Rusia që do të mbaheshin në territorin e tij. Sulmi në Urën e Kerçit ishte thjesht goditja e fundit simbolike ndaj pushtetit rus.
Në këtë kontekst, Rusia ndjeu nevojën të përshkallëzojë përdorimin e dhunës në mënyrën më të egër të mundshme. Ajo dëshiron shumë t’u kujtojë miqve dhe armiqve se zotëron ende një fuqi shkatërruese. Dhe ndërsa bombardimi i civilëve duket se ka vlerë minimale ushtarake, Rusia mund të besojë se është një sinjal efektiv që forcon kërcënimet e saj bërthamore.
Në Rusi mendojnë se nëse sillen sikur nuk shqetësohen fare për normat dhe ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës konvencionale, kjo dërgon një mesazh se nuk shqetësohen më pas për normat dhe ligjet që rregullojnë përdorimin e armëve bërthamore.

Një shfaqje force për konsum të brendshëm
Sukseset e Ukrainës gjatë kundërsulmit të fundit kanë sjellë rënien e mbështetjes në mesin e elektoratit të tij. Sipas “Washington Post”, një anëtar i rrethit të brendshëm të Vladimir Putin ka shprehur drejtpërdrejt kritika ndaj presidentit rus në javët e fundit mbi drejtimin e luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peshkov, tha për gazetën amerikane se kjo ishte “absolutisht jo e vërtetë”, edhe pse pranoi se “ka mosmarrëveshje mbi momente të tilla, por e gjithë kjo është pjesë e procesit të zakonshëm të punës”. Kjo lidhet me kritikat e fundit publike nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov dhe kreu i Grupit Vagner, Jevgeni Prigozhin.
Pakënaqësi të ngjashme janë shfaqur nga nacionalistët dhe blogerët ushtarakë dhe ato po e dobësojnë pozicionin e Putinit. Ndaj goditja e civilëve ukrainas me raketa ka kuptim për Putinin brenda këtij konteksti të brendshëm. Pas sulmit në Urën e Kerçit, nga nacionalistët pati thirrje për të përshkallëzuar konfliktin. Dhe sulmet me raketa kundër qyteteve ukrainase do të qetësojnë për momentin mbështetësit nacionalistë të Putinit, dhe do t’u lejojnë vartësve dhe zëvendësve të tij të thonë në televizion se ata po reagojnë ndaj sukseseve të armikut në terren.
Goditja psikologjike
Gjatë fundit të pranverës dhe fillimit verës, ndërsa Rusia po shënonte një përparim të ndjeshëm në fushën e betejës, Putin ishte i kënaqur të përdorte kombinimin midis mercenarëve të Grupit Vagner dhe rekrutëve nga Donjeck dhe Luhansk, rajonet lindore të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, për të plotësuar radhët e ushtrisë ruse.
Por kur Ukraina nisi të çlirojë shumë territore në lindje dhe jug, Putin zgjodhi të ndërmarrë veprime politike më të rrezikshme. Ai njoftoi një mobilizim të pjesshëm, aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, dhe i forcoi kërcënimet e tij bërthamore.
Por asnjë nga këto lëvizje nuk e ndali përparimin e forcave ukrainase në terren. Në ditët pas aneksimit, Rusia humbi kontrollin e qytetit kyç logjistik Lyman në Donjeck. Më pas erdhi sulmin në Urën e Kerçit. Në këtë kontekst, sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës në fillim të këtij muaji mund të shihen si përpjekje e Putinit për të tentuar rikthimin e iniciativës ruse në fushën e betejës.
Majkëll Kofman, një analist mbi ushtrisë ruse në CNA, një organizatë kërkimore dhe analizuese, thotë se Putin është një “mjeshtër i zvarritjes së vendimeve”. Ai e vonon marrjen e vendimeve të mëdha deri në minutën e fundit, prandaj gjendet shpesh në një qoshe.
Ose i zvarrit vendimet derisa opsionet të shkojnë nga e keqja tek më e keqja.
Sipas të gjitha gjasave, Putin nuk donte të shpenzonte ato pak municione që i kanë mbetur për të bombarduar qytetet e Ukrainës. Por përballë një situate të përkeqësuar ushtarake dhe politike, Putini ndoshta u ndje sikur nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të sulmonte.
Shënim:Daniel W.Drezner, profesor i politikës ndërkombëtare dhe bashkë-drejtor i programit të Rusisë dhe Euroazisë në Shkollën për Drejtësi dhe Diplomaci në Universitetin Tafts, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Britain's Chief of Defense Staff, Admiral Tony Radakin...
Lack of physical activity has disastrous consequences....
Russian President Vladimir Putin said today that he wa...
The President of the USA, Joe Biden, is expected to an...
A court in Pristina sentenced on Thursday the former m...
Being a parent means always being hypervigilant when it co...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një infermie...
Washington's special envoy for the Western Balkans, Ga...
A PRISON nurse cried as she was jailed for engaging in "fl...
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se kishte rë...
GLOBAL relations are "more dangerous and unpredictable" th...
Russian President Vladimir Putin will hold a virtual meeti...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
The use of Iranian drones by Russian military forces to at...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha par...
Jens Stoltenberg referred within the activity organize...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
To understand the conventional wisdom as to why Vladimir P...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
German Chancellor Olaf Scholz has ordered preparations...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...