Why the risk of a US-Russia nuclear war is being overestimated
To understand the conventional wisdom as to why Vladimir P...

Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm në historinë evropiane qënga Lufta e Dytë Botërore. Rëndësia e fitores së Ukrainës dhe e humbjes së Rusisë - ose anasjelltas - është ekzistenciale jo “vetëm” për Ukrainën dhe Rusinë, por ka të ngjarë për të gjithë kontinentin, dhe do të përcaktojë të ardhmen e Evropës për dekadat e ardhshme.
Evropa po e kupton rëndësinë e saj. E megjithatë nuk po bën ende mjaftueshëm. Muajt ??e fundit kemi parë fjalime plot pasion dhe vizita në Ukrainë nga udhëheqësit e vendeve të BE.
Evropianët kanë vendosur ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit të Ukrainës rreth shtëpive të tyre, godinave publike apo në veshjet e tyre. Po ashtu shumë prej tyre kanë hapur kufijtë dhe shtëpitë e tyre për miliona refugjatë ukrainas të luftës, duke shënuar një ndryshim radikal nga mbylljet e kufijve në panik e sipër dhe neglizhencën e së kaluarës.
Udhëheqësit dhe qytetarët janë të tronditur nga kjo luftë e pakuptimtë dhe padrejtësia e saj, duke shënuar një shkëputje të qartë nga indiferenca e treguar ndaj shumë konflikteve të së kaluarës në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Kaukaz.
Përmes 8 paketave, Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Rusisë, të cilat ka të ngjarë të forcohen më tej, për shkak se Moska vazhdon të përdorë si armë energjinë e saj, e vazhdon luftën hibride kundër infrastrukturës kritike evropiane, dhe e kërcënon Perëndimin me një Apokalips bërthamor.
Po ashtu evropianët kanë dërguar në Kiev armë dhe ndihmë ushtarake. Krahas ndihmës dypalëshe të ofruar nga vendet anëtare, BE - që dikur e konsideronte “mbrojtjen” një fjalë të ndyrë - ka dhënë miliarda euro mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Dhe në sfondin e përshkallëzimit të luftës nga Rusia, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ka njoftuar një rritje të ndihmës nga 2.5 miliardë në 3 miliardë euro, si dhe fillimin e një misioni të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase. Gjithsesi, kjo shumë mbetet në hije në krahasim me mbi 50 miliardë dollarë ndihmë të miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara që nga pranvera e këtij viti.
Sigurisht, kjo nuk e zbeh faktin se veprimet e BE-së janë historike, por gjithsesi Evropa ka mbetur prapa Uashingtonit. Kur i krahasojmë të dyja, fokusi më i madh deri më tani ka qenë tek mbrojtja. Ne e dimë se ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën, e tejkalon atë të të gjitha vendeve evropiane së bashku, përfshirë Britaninë e Madha.
Dhe ndërsa vetë vendet anëtare po përpiqen të forcojnë mbrojtjen e tyre, mbrojtja evropiane është shumë më pak e aftë për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Meqë i mungojnë kapacitetet e nevojshme ushtarake - pjesa më e madhe e të cilave është ende në përgatitje - vetë blloku ka bërë mjaft blerje në SHBA kohët e fundit.
Pra dhe pse është për të ardhur keq, mbrojtja e Ukrainës është kryesisht një çështje amerikane. Pa mbështetjen e SHBA-së, Kievi do të drejtohej ndoshta sot nga një qeveri kukull pro-ruse. Megjithatë, më befasuese sesa ndihma ushtarake është mbështetja ekonomike.
Edhe këtu, evropianët janë prapa SHBA-së, madje nuk po i përmbushin as premtimet e dhëna. SHBA-ja ka dhënë 52 miliardë euro në ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Ndërsa, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, Evropa ka dhënë kolektivisht 29 miliardë euro që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Edhe duke zbritur kapacitetin më të lartë të SHBA-së për të ofruar mbështetje ushtarake, dhe duke pasur parasysh madhësinë e krahasueshme të dy ekonomive, ky hendek është i konsiderueshëm. Evropianët mendonin se ndërsa amerikanët “gatuanin”– në mënyra që e pëlqenin, si në Ballkan, apo nuk i pëlqenin, si në Irak - ata do të ishin përgjegjës për “larjen e enëve”, nëpërmjet ndihmës ekonomike dhe humanitare.
Ukraina na tregon një histori tjetër. Evropianët po dështojnë edhe në premtimet e tyre. BE-ja kishte rënë dakord të jepte 5 miliardë euro kredi afatgjata deri në mes të tetorit. Por deri tani, më pak se gjysma e kësaj shume ka arritur në Ukrainë. Dhe Kievit i duhen rreth 5 miliardë euro në muaj.
Ndërkohë, Uashingtoni ka njoftuar së fundmi se tani do t’i japë Ukrainës 1.5 miliardë dollarë në muaj, dhe pret që Evropa të bëjë të njëjtën gjë. Në këtë kuadër, gjatë samitit të javës së kaluar në Pragë, Këshilli Evropian ra dakord të sigurojë 2 miliardë eurot e mbetura që ishin premtuar, por që nuk janë dorëzuar ende, dhe zotohet t’i japë Ukrainës 1.5 miliardë euro në muaj gjatë vitit 2023.
Por ndoshta BE duhet të bënte më shumë. Megjithatë, as këto shifra nuk e rrokin plotësisht të gjithë historinë. BE-ja po paguan një kosto shumë më të madhe, duke përballuar kostot e miliona refugjatëve ukrainas, të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme brenda bllokut të paktën deri në vitin 2024.
Për më tepër, ajo ka bërë lëvizjen historike për ta pranuar Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE. Ndërkohë, evropianët po mbajnë gjithashtu peshën kryesore të hakmarrjes energjetike të Rusisë si pasojë e sanksioneve perëndimore, pa pasur të njëjtin kapacitet fiskal për të emetuar borxhin që ka Uashingtoni.
Nëse SHBA-të do të vuante të njëjtat pasoja energjetike dhe ekonomike të luftës si ato në Evropë, është e dyshimtë nëse do t’i qëndronte aq pranë Ukrainës. E gjithë kjo është tepër e rëndësishme që të mbahet parasysh. Por ende nuk mjafton.
Ndërsa SHBA-ja mund të sigurojë që Rusia ta humbasë këtë luftë, dhe për këtë po jep një mbështetje të madhe ushtarake dhe materiale, është vetëm BE-ja, ajo që mund të sigurojë fitoren e Ukrainës. Rivendosja e sovranitetit dhe integritetit territorial, është një kusht i domosdoshëm për fitoren e Ukrainës, dhe kjo do të përcaktohet kryesisht në fushën e betejës.
Por as këto kushte nuk do të jenë të mjaftueshme. Një Ukrainë fitimtare në aspektin ushtarak, mund të bëhet lehtësisht një demokraci e hiper-militarizuar dhe një “vrimë e zezë” në aspektin ekonomik, gjë që do të ishte një tragjedi për Ukrainën dhe Evropën. Prandaj është përgjegjësi e BE-së, dhe jo e Uashingtonit, të sigurojë që të mos ndodhë kjo gjë.
Shënim:Nathalie Tocci, drejtoreshë e “Istituto Affari Internazionali”, dhe anëtare e bordit të ENI.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
To understand the conventional wisdom as to why Vladimir P...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
German Chancellor Olaf Scholz has ordered preparations...
A photo of naked migrants along the border between Gre...
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Cultural associations, foundations and non-governmenta...
The war in Ukraine has provoked an economic crisis in ...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
A well-known Czech expert on disinformation and "hybrid th...
Nuclear energy is a sensitive political topic in Germa...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraine said it had carried out another "large-scale" ...
Bird flu measures are in place across the UK. Poultry...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
According to Iranian authorities, the number of victim...
Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërt...
Para fillimit të luftës në Ukrainë, Denys Minin punont...
Four Russian nationals, three men and one woman, were ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...