web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes shqiptarëve në Itali/ Plagosen dy gra

2022-10-18 11:25:00, Kosova & Bota CNA

Sherr mes shqiptarëve në Itali/ Plagosen dy gra

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 tetor, rreth orës 22:30 në via Antonello da Serravalle në Vittorio Veneto (Tv) në itali, mes dy grupeve  shqiptare, raporton Ilgazzettino.

Mësohet se grupiet ishin të pajisura me shkopinj bejsbolli, sfurk. Pas sherrit, disa u larguan me një makinë, por gjatë garës përgjatë Alemagna-s ata goditën një makinë tjetër, duke plagosur dy gra në bord, pasi kishin hedhur semaforin e kuq. 

Më pas makina është bllokuar nga karabinierët. Në përleshje janë 3 të plagosur (dy vëllezër shqiptarë) të shtruar në spitalin Conegliano  me prognozë 15-ditore dhe të ruajtur nga karabinierët. Gjatë gjithë natës karabinierët e Vittorio Veneto dhe Conegliano mblodhën dëshmi dhe kërkonin pjesëmarrësit e tjerë në përleshje. 

Në këtë sherr mbetën të plagosura dy gra./CNA.al





Lajmet e fundit nga