Tre arsyet pse Putin po i shton sulmet ndaj popullatës civile në Ukrainë
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...

Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen të ashtuquajturat zgjedhje të mesit të mandatit, në të cilat, 2 vjet pas fillimit të mandatit të presidentit të rinovohen të gjitha vendet në Kongres dhe një e treta e atyre në Senat.
Po atë ditë do të mbahen zgjedhjet lokale, si votimi për të zgjedhur guvernatorin në 36 shtete dhe gati të gjitha parlamentet e shteteve. Por zgjedhjet më të ndjekura do të jenë ato që përfshijnë Kongresin dhe Senatin e SHBA-së. Pasi rezultati i tyre do të ndikojë shumë tek
2 vitet e fundit të mandatit të presidentit aktual Xho Bajden, i zgjedhur në vitin 2020 si kandidat i demokratëve.
Për momentin, ekspertët e sondazheve thonë se demokratët do të jenë të gjendje të ruajnë shumicën në Senat, por do të humbasin shumicën në Kongres, gjë që do të kufizonte ndjeshëm veprimtarinë e Bajden gjatë gjysmës së dytë të mandatit të tij.

Por votimet duan edhe 3 javë që të mbahen, dhe disa analistë bien dakord se rezultati përfundimtar nuk është aspak një përfundim i sigurt. Historikisht, zgjedhjet e mesit të mandatit priren që të shpërblejnë partinë opozitare ndaj presidentit në detyrë, për t’i dhënë metaforikisht një “shuplakë presidentit” thotë Laura Smith, studiuese e Universitetit të Oksfordit, që merret me studimin e punës së presidentëve amerikanë.
Aktualisht Bajden është shumë jopopullor për një president që ka mbërritur vetëm në gjysmën e mandatit të tij të parë. Shkalla e popullaritetit të tij, është pak më shumë se 40 për qind.
Megjithatë demokratët shpresojnë ende se mund të korin një rezultat të mirë, duke shfrytëzuar vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e një ligji federal për të drejtën e abortit, i promovuar kryesisht nga gjyqtarët konservatorë, për dukurinë e ekstremizmit, dhe për mungesën e kandidatëve të zgjedhur nga republikanët në disa kolegje të rëndësishme.

“Këto janë zgjedhjet e mesit të mandatit më të çuditshme që kam parë ndonjëherë”- tha për gazetën amerikane “New York Times” Gai Sesil, një strateg i shquar i demokratëve. Sipas një modeli statistikor të zhvilluar nga faqja e internetit ‘FiveThirtyEight’, bazuar në sondazhet e disponueshme, republikanët kanë një shans prej 34 për qind për të fituar shumicën si në Kongres ashtu edhe në Senat, gjë që do të konsiderohej një fitore e qartë.
Paradoksalisht, gjasat që kjo t’u ndodhë demokratëve është disi e vogël:28 për qind. Por demokratët po e nisin garën e këtij viti nga një disavantazh. Në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, republikanët kanë përfituar nga nevoja e fundit për të ndryshuar kolegjet elektorale, një proces që duhet të bëhet çdo dhjetë vjet, duke ndryshuar përbërjen e tyre në favor të tyre, një praktikë kjo e njohur si “gerrymandering”.
Përveç kësaj, në një sondazh të kohëve të fundit, 85 për qind e votuesve shpjeguan se situata ekonomike do të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi që do të ndikojë tek vota e amerikanëve. Të dhënat nuk janë inkurajuese, teksa jemi në një periudhë krize ekonomike globale, në të cilën kostoja e jetesës në Shtetet e Bashkuara po arrin nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.
Por njëkohësisht demokratët mund të përfitojnë nga fakti se në të njëjtin sondazh, të kryer në mes të shtatorit nga Washington Post dhe ABC News, ndërprerja e shtatzënisë konsiderohet e rëndësishme ose shumë e rëndësishme nga 62 për qind e të anketuarve.
“Në thelb, demokratët dhe gratë që i votojnë ata, ndihen të përfshirë tek ideja se për 50 vjet kanë pasur të drejtën e abortit, dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë kjo e drejtë është e rrezikuar”- thotë Lara Braun për “Financial Times”, drejtuese e një instituti të pavarur me seli në Uashington.
“Dhe shumë gra jetojnë në shtetet, ku sot nuk e kanë më atë të drejtë”- shton ajo. Pra nëse do të shkojnë për të votuar, shumë votues të pavendosur por edhe të pakënaqur nga demokratët, mund të votojnë sërish për ta për të ndëshkuar republikanët, për ndikimin e tyre në vendimin e Gjykatës së Lartë për kufizimin e të drejtës për abort.
Po ashtu demokratët kanë edhe një avantazh tjetër:nga 35 vende në Senatit që do të duhet të rinovohen, 21 kontrollohen nga republikanët, nga të cilët disa në shtetet që konsiderohen si shumë në ekuilibër. Mbi të gjitha Uiskonsin, Pensilvania dhe Karolina e Veriut.
Demokratët kontrollojnë 14 vende, nga të cilët Xhorxhia dhe Arizona janë në rrezik (por kur gjithsesi demokratët kanë sipas sondazheve një avantazh shumë të vogël). Edhe ndryshimi më i vogël mund të ketë pasoja të mëdha:sot republikanët dhe demokratët kontrollojnë secili nga 50 vende në Senat. Por demokratët kanë shumicën, sepse në rastin e një barazimi, mund të votojë zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Në disa shtete, shanset e republikanëve janë reduktuar ndjeshëm për shkak të kandidatëve jo shumë efektivë. Edhe senatori republikan me shumë ndikim Miç Mekonell, udhëheqës i partisë së tij në Senat, foli në muajin gusht për një problem të përgjithshëm të “cilësisë së kandidatëve”.
Për shembull në Xhorxhia, ku në vitin 2020 Bajden mori vetëm 16.000 vota më shumë se Donald Trump, republikanët kanë caktuar si kandidat një ish-lojtar të futbollit amerikan që mban pozicione shumë konservatore. Por gjatë fushatës elektorale, u zbulua se ai i kishte kërkuar dy herë ish-partneres së tij gjatë lidhjes së tyre që të abortonte për të ndërprerë shtatzëninë e paplanifikuar.
Nga ana tjetër në Pensilvani, kandidati republikan është Mehmet Oz, një mjek shumë i njohur me origjinë turke që drejton një emision shumë të ndjekur televiziv. Ai është shumë i afërt me Trump, por pak i dashur nga baza e Partisë Republikane, në një shtet ku në vitin 2020 Bajden e mposhti Trumpin me vetëm 81 mijë vota.

Pra në përgjithësi, në këto zgjedhje partia ka zgjedhur shumë kandidatë radikalë, të cilët mund të mos dalin mirë në zgjedhje, pikërisht në një periudhë në të cilën po flasim mbi të gjitha për çështje konkrete si ekonomia dhe ndërprerja e shtatzënisë.
Washington Post ka llogaritur se 291 kandidatë republikanë në nivel shtetëror ose federal, nuk e njohën si legjitim rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dhe mbështesin ende teorinë e konspiracionit, sipas së cilës Donald Trump humbi pasi iu vodhën zgjedhjet.
Për momentin rezultati më i mundshëm mbetet një fitore përgjysmë për të dyja palët. Sipas ‘FiveThirtyEight’, demokratët kanë një shans prej 65 për qind për të ruajtur shumicën në Senat, ndërsa republikanët kanë një shans prej 71 për qind për të fituar kontrollin e Kongresit. Nëse do të ndodhë kështu, Bajden do ta kishte shumë problem të miratonte reformat e tij ambicioze në dy vitet e fundit të mandatit të tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Britain's Chief of Defense Staff, Admiral Tony Radakin...
Lack of physical activity has disastrous consequences....
Russian President Vladimir Putin said today that he wa...
The President of the USA, Joe Biden, is expected to an...
A court in Pristina sentenced on Thursday the former m...
Being a parent means always being hypervigilant when it co...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një infermie...
Washington's special envoy for the Western Balkans, Ga...
A PRISON nurse cried as she was jailed for engaging in "fl...
Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se kishte rë...
GLOBAL relations are "more dangerous and unpredictable" th...
Russian President Vladimir Putin will hold a virtual meeti...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
The use of Iranian drones by Russian military forces to at...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha par...
Jens Stoltenberg referred within the activity organize...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
To understand the conventional wisdom as to why Vladimir P...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...