Plani i targave “rrezikon” ta zmbrapsë integrimin e veriut
Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e ve...

The lack of any serious attempt to end the conflict between Russia and Ukraine through negotiations is quite impressive. The withdrawal of Russian forces, the neutrality of Ukraine, the end of economic sanctions, and most importantly the achievement of a ceasefire and the holding of legal referendums monitored by the UN in the disputed areas, are all negotiable.
Por kjo është e vështirë të thuhet nëse bazohemi tek retorika aktuale e Rusisë apo Perëndimit. Por përpara se të refuzohen përpjekje të tilla, është e rëndësishme të pyesim veten: “Sa gjëra dimë vërtet për Ukrainën? Për shumicën e amerikanëve, përgjigja është “jo dhe aq”. Një vit më parë, pak nga ne mund ta gjenin vendndodhjen e Krimesë në një hartë.
Historia e Ukrainës është komplekse dhe situata aktuale shumë dinamike. Përcaktimi i kufijve të Rusisë është vetëm një pjesë e problemit. A jemi duke folur për Perandorinë Cariste që përfshinte gjysmën e Polonisë, Bashkimin Sovjetik të Stalinit që mbulonte pjesën më të madhe të Azisë Qendrore, apo Federatën Ruse të sotme shumë më të reduktuar dhe tejet të pakënaqur?
Në asnjë nga këto konfigurime Rusia nuk ka kufij të qartë. Përgjatë historisë, ajo është pushtuar nga mongolët, suedezët, francezët dhe 2 herë nga gjermanët. Çlirimi nga nazistët i kushtoi Rusisë 22 milionë jetë njerëzish. Sa për krahasim, humbjet e SHBA-së gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore ishin vetëm 400.000 nga një popullsi me një madhësi afërsisht të ngjashme.
Për shkak se kufijtë e sigurt janë një shqetësim kaq jetik për Rusinë, zgjerimi i NATO-s drejt lindjes do të ishte gjithmonë problematik. Xhorxh Kenan ishte eksperti më i shquar i Amerikës mbi Bashkimin Sovjetik, dhe autori i politikës sonë të kontrollit gjatë Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1997 ai shkroi: “Zgjerimi i NATO-s do të ishte gabimi më fatal i politikës amerikane në të gjithë epokën e pas Luftës së Ftohtë... Një vendim i tillë mund të nxisë tendencat nacionaliste, anti-perëndimore dhe militariste në opinionin rus, të cilat do të kishin një efekt negativ në zhvillimin e demokracisë ruse. Ai do të rikthente atmosferën e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, dhe do ta orientojë politikën e jashtme ruse në drejtime që nuk do të na pëlqejnë”.
Parashikimet e tij ishin plotësisht të sakta, por këshilla e tij u shpërfill. NATO u zgjerua, duke u shtuar me 14 anëtarë të rinj, që ose kishin qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik ose qenë të dominuar prej tij. Ukraina nuk ishte në mesin e atyre anëtarëve të rinj, pjesërisht sepse Rusia e bëri shumë të qartë kundërshtimin e saj.
Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse Ukraina do të ishte “më e spikatura nga të gjitha vijat e kuqe” të Moskës. Çelësi është Gadishulli i Krimesë dhe qasja tokësore në të. Pavarësisht se është një vend me 11 zona kohore, Sevastopoli ka qenë baza e vetme detare e Rusisë me ujë të ngrohtë për gati 250 vjet.
Ai u bë pjesë e Rusisë në vitin 1783. Në vitin 1853, Cari zhvilloi një luftë kundër Francës dhe Britanisë për ta mbajtur gadishullin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhjetëra mijëra trupa sovjetike vdiqën duke mbrojtur dhe çliruar përfundimisht Sevastopolin nga Vehrmahti gjerman.
Kushdo që kontrollon Krimenë dominon Detin e Zi, dhe mund të kërcënojë krahun jugor të Rusisë. Ideja se Sevastopoli mund të bëhet një bazë detare e NATO-s, ka qenë gjithmonë po aq e papranueshme në Moskë sa ishte për Uashingtonin vendosja e raketave bërthamore sovjetike në Kubë.
Disa analistë thonë që ne po luftojmë për demokraci dhe duhet ta mposhtim Putinin, pavarësisht sesa kohë do të duhet. Por ata anashkalojnë qartazi jo vetëm se sa të papëlqyeshme janë bërë luftërat e kushtueshme për publikun amerikan, por edhe përvojën tonë negative me ndryshimin e regjimeve.
Madje ekspertë të tjerë po bëjnë thirrje për dëmshpërblime apo për gjyqe për krimet e luftës, sikur të ishim në Versajë apo Nuremberg. Por ata harrojnë se si Traktati i Versajës, ashtu si gjyqet e Nurembergut për krimet e luftës, ishin tërësisht të bazuara në disfata të tmerrshme të Gjermanisë.
Dhe me përjashtimin e një lufte bërthamore, kjo gjë nuk ka për t’i ndodhur Rusisë. Ukraina ka pasur kufij historikisht të ndryshueshëm. Deri në vitin 1918 qyteti i Lviv (asokohe Limburg) ishte austriak. Midis dy luftërave botërore, Ukraina Perëndimore ishte polake. Krimea u transferua nga Republika Socialiste Sovjetike Ruse në atë ukrainase vetëm në vitin 1954, kryesisht për të rritur numrin e rusishtfolësve në Ukrainë. Pa llogaritur Krimenë, Ukraina post-sovjetike tani ka humbur gati 20 për qind të territorit të saj të paraluftës dhe është bërë gati tërësisht e varur nga armët e huaja dhe ndihma financiare, 3/4 e së cilës është amerikane.
Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë ose janë larguar nga vendi. Inflacioni është rritur dhe infrastruktura është shkatërruar sistematikisht. Pavarësisht arritjeve të fundit, nuk është aspak e qartë nëse Ukraina po e fiton luftën. Nga ana tjetër, ky vend është i vështirë për t’u ndihmuar. Pasi ka qenë shumë e korruptuar, dhe nuk mund t’i jepen para pafund një njeriu xhepshpuar.
Ndërkohë Rusia është kryesisht e vetë-mjaftueshme në ushqim, energji dhe armatime. Rubla është sot më e fortë se sa ishte një vit më parë. Sanksionet perëndimore kanë shkaktuar më shumë dëme ekonomike në Evropë sesa në Rusi. Ndoshta ia vlen të kujtohet se prindërit e Putinit jetuan gjatë Rrethimit të Leningradit, ku 600.000 rusë zgjodhën të vdisnin nga uria në vend se të dorëzoheshin.
Duket e pamundur që ai të kapitullojë sot, sepse nuk mund të blejë më një Big Mac.
Ne jetojmë në fakt në një rend botëror të bazuar në rregulla, dhe një nga rregullat kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare është se fuqitë e mëdha presin të kontrollojnë një sferë ndikimi, për të cilën ata do të luftojnë për ta mbrojtur, siç jemi të përgatitur të bëjmë ne në Tajvan.
Një nga funksionet kryesore të diplomacisë është shmangia ose përfundimi i kasaphanës që shkaktojnë konfliktet ushtarake. Dhe më shpesh, kjo përfshin negociatat me njerëz me pikëpamje të kundërta, të cilët as ju pëlqejnë dhe as u besoni. Po si do të ishte një zgjidhje e negociuar?
Ajo duhet të fillojë me një vlerësim të sinqertë të asaj që dëshiron popullsia lokale. Mbështetja për vetëvendosjen ka qenë një element qendror i politikës së jashtme amerikane që kur presidenti Udrou Uillson shkoi në Versajë. Ne mbetemi të bindur se pëlqimi i të qeverisurve është forma më themelore e legjitimitetit.
Çekët dhe sllovakët zgjidhën në mënyrë paqësore të ecin përpara të ndarë. Qytetarët e Kebekut u lejuan të votonin për të mbetur kanadezë. Popullit në Skoci iu dha shansi për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Britanikët për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian.
Don't the people of Crimea and Donbas deserve this chance? If we trusted the UN to monitor Iran's nuclear activities, we can certainly trust it to organize and monitor fair elections. The sufferings of the Ukrainian population are increasing day by day, as winter approaches. So it is time for creative thinking and effective diplomacy to end this war, before it spirals further out of control.
Note: David H. Rundell, former chief of diplomatic mission at the US Embassy in Saudi Arabia. Michael Gfoeller, former political adviser to US Central Command. He served for 15 years in Eastern Europe and the countries of the former Soviet Union.
Translated and adapted by CNA.al
Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e ve...
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha të premt...
Bie erë buke e sapopjekur, strudeleje me arra, ëmbëlsirash...
Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish siguri...
Ditën e zgjedhjeve, më shumë se 80 milionë amerikanë d...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë t...
Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bar...
Zyrtarë të lartë amerikanë, që merren me sigurinë e zg...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Russian President Vladimir Putin has signed a law allo...
Nationwide protests have been held in Pakistan by supp...
Fake social media accounts by foreign and domestic users a...
Russian President Vladimir Putin has signed a law allowing...
The Polish government will install a fence along the borde...
FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besues...
According to British intelligence, it is likely that Russi...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...