web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

It is proposed to establish a High Court for War Crimes in Ukraine

2022-07-25 17:48:22, Kosova & Bota CNA
It is proposed to establish a High Court for War Crimes in Ukraine
Illustrative photo

The establishment of a special court with international involvement that would try war crimes in Ukraine is possible if Kiev were to use the model of the Supreme Court against Corruption. Other forms would conflict with the Constitution of Ukraine and it cannot be changed in time of war. This suggestion was made by the Public International Policy and Law Group, an organization based in Washington. In this case, the International Criminal Court would try the higher level cases, while the Ukrainian Supreme Court would try the middle and lower level cases.

Më 27 qershor, Rusia sulmoi një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qëndrore, duke vrarë së paku 20 persona, të gjithë civilë.

Të njejtën ditë, Rusia e vazhdoi bombardimin e qytetit verilindor ukrainas të Kharkivit. Sulmi vrau 5 persona dhe plagosi 22 të tjerë, pesë prej të cilëve fëmijë.

Forcat ruse nuk kanë kursyer objektet e banimit. Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, tani është shndërruar pothuajse i tëri në një gërmadhë. Sipas autoriteteve vendore, Ukraina po përballet me vrasje, tortura, zhdukje, deportime e përdhunime, që kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin shkurt. Të gjitha këto përbëjnë krime lufte, përfshirë edhe shkatërrimet që po konsiderohen si më të rëndat prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se janë dokumentuar mbi 10 mijë vrasje dhe lëndime të civilëve.

355 prej tyre janë fëmijë. Shumica e viktimave civile, sipas njoftimit, janë si pasojë e përdorimit të municioneve shpërthyese në zona të banuara.

Ndërsa, kryeprokuroria e Ukrainës thotë të ketë dokumentuar së paku mbi 20 mijë raste të krimeve të luftës.

“Ka një mal me dëshmi që përfshin fotografi, video, përgjime telefonike, intervista me dëshmitarë, pra nuk do ketë mungesë të dokumentimit për të verifikuar rastet e krimeve të luftës. Megjithatë ka një hendek të krijuar kur është fjala për llogaridhënie”, thotë Michael Scharf, i Grupit të Politikave dhe të Drejtës Ndërkombëtare Publike, (PILPG) me seli në Uashington , i cili këto ditë paraqiti një propozim për krijimin e një gjykate për krimet e luftës në Ukrainë.

“Ukraina po përballet me rezultatet e sulmit rus duke përfshirë vrasje, tortura, zhdukje, deportime, përdhunime e të tjera”, thotë ekspertja ukrainase, Kateryna Kyrychenko e grupit PILPG.

Janë një mori shtetesh që krahas Ukrainës janë duke mbledhur dëshmi për krime të luftës, por nxjerrja para drejtësisë e autorëve është një çështje e komplikuar. Gjykata Penale Ndëkombëtare është njëra prej tyre e cila tani po bashkëpunon me autoritet e Ukrainës, por ekspertët thonë se kjo nuk e ofron zgjidhjen e duhur.

“Shoqëria ukrainase ka pritje të mëdha nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Megjithatë, përgjegjësia kryesore për hetimet dhe ndjekjen e kriminelëve ndërkombëtarë qëndron mbi autoritetet vendore”, thotë aktivisti ukrainas, Ievgenii Iaroshenko, që monitoron zhvillimet në zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Prokurori i Gjykates Penale Ndërkombëtare, Karim Khan tanimë e ka vizituar Ukrainën disa herë, por kapaciteti i kësaj gjykate premton pak.

“Gjykata Penale Ndërkombëtare asnjëherë nuk ka gjykuar më shumë se 6 persona të nivelit të lartë nëpër botë, jo rrallë herë numri i të gjykuarve ka qenë edhe më i vogël”, tha gjatë debatit Ambasadori Stephen Rap, i cili ka qenë Kryeprokuror i Gjykatës Speciale për Sierra Leonen.

Themelimi i një gjykate me gjyqtarë ndërkombëtarë nuk lejohet nga Kushtetuta e Ukrainës. Ajo që e komplikon çështjen edhe më shumë është se Ukraina nuk e lejon ndryshimin e Kushtetutës së saj në kohë lufte. Zgjidhja e ofruar sipas ekspertëve amerikanë dhe ukrainas është shfrytëzimi i modelit të Gjykatës së Lartë kundër Korrupsionit, e themeluar në vitin 2019. Propozimi i Grupit për Politika dhe të Drejtën Ndëkombëtare sugjeron që kjo gjykatë e re do të kishte mandat fillestar 10 vjeçar që do të funksiononte me personel vendor, por me mbështetje dhe vëzhgim ndërkombëtar.

“Unë besoj që ky model i një Gjykate të Lartë për krime lufte do t’i shërbejë mjaft mirë qëllimit për hetimin e krimeve të luftës”, tha gjatë debatit Rasim Babanly, Shefi i Departamentit të Punës Analitike dhe Juridike të Gjykatës së Lartë të Ukrainës.

The way internationals would be involved in this court without contradicting the Constitution of Ukraine will be through the establishment of the "Public Council of International Experts". Ukraine would accept candidates proposed by international organizations with which the country cooperates in the fields of international humanitarian law, human rights and international peace.

The other important issue of such a court would be the work of financing. So far, according to the discussion, the only country that has offered financial support for the investigation of war crimes by a special court is Great Britain, which has offered over 2 million euros. This amount, according to the experts who participated in this debate, should be about 50 times higher, for it to function as a court for war crimes. VOA





Lajmet e fundit nga