Mes spekulimesh për një rikthim të tij si kryeministër/ Johnson kthehet nga pushimet
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...

Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evropa e Lirë, 18 muaj më parë u ndalua nga rusët në Krime. Ai u arrestua nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, të cilën ai e ka mohuar. Në shkurt, ai u dënua me gjashtë vjet burg nga Rusia. Disa organizata të të drejtave të njeriut thonë se ai është një i burgosur politik.
Gazetari ukrainas Vladyslav Yesypenko është burgosur në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia, nën akuzën për posedim armësh, të cilën ai e ka mohuar. Në mes të gushtit, Gjykata e Lartë e Krimesë e shqyrtoi apelimin e zotit Yesypenko dhe uli dënimin e tij nga gjashtë në pesë vjet burg në një rajon të izoluar rural.
Bashkëshortja e tij, Kateryna Yesypenko, thotë se ajo u përpoq, por nuk mundi t'i dërgonte atij një pako me gjëra të nevojshme më 1 shtator. Në dy javët pasuese ajo dhe avokati mbrojtës nuk e dinin vendndodhjen e tij. Më 16 shtator, Vladyslav Yesypenko e telefonoi nga një burg në Kerch.
“Burgu në Kerch ka avantazhet e veta. Para së gjithash, ka një klimë më të butë, nuk është si Siberia. Duke marrë parasysh që ai është në Kerch, avokati i tij në Simferopol do të jetë në gjendje ta kontaktojë atë”, thotë Volodymyr Prytula, producent i portalit Krym.Realii, të krijuar nga Radio Evropa e Lirë në Ukrainë.
Kateryna Yesypenko thotë se bashkëshorti i saj ndihej më mirë që u dërgua në burgun rural, pas përvojës së rëndë në paraburgim.
“Ai ka qenë në një qeli të vogël për 18 muaj, që ishte psikologjikisht dhe emocionalisht rraskapitëse për të”, thotë ajo.
Tetiana Pechonchyk, kryetare e bordit në qendrën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Zmina”, e quan rastin e gazetarit Yesypenko një shembull tipik të taktikave ruse të falsifikimit të provave.
“Vladislav Yesypenko fillimisht u rrëmbye nga njerëzit e FSB-së (Agjencisë ruse të Sigurisë), më pas ata vendosën armë në makinën e tij që ta akuzonin për armëmbajtje pa leje dhe e torturuan për ta detyruar të pranonte fajësinë. Ne besojmë se është një rast i sajuar që lidhet me punën e tij si gazetar. Ai vazhdoi të shkonte në Krimenë e pushtuar dhe përgatiste materiale për Radion Evropa e Lirë. Dënimi i tij duhet të anulohet dhe zoti Yesypenko duhet të lirohet”, thotë ajo.
Avokatët, kolegët dhe familja e gazetarit Yesypenko shpresonin se do të kishte një shans për lirimin e tij në një shkëmbim të burgosurish, por më pas filloi lufta në Ukrainë.
“Zyra e Avokatit të Popullit nuk organizon shkëmbime të të burgosurve, tani ato bëhen kryesisht nga agjencitë ushtarake të zbulimit. Mund të ketë përparim, por askush nuk mund të premtojë asgjë”, thotë bashkëshortja e gazetarit Vladyslav Yesypenko.
Avokati i Popullit në Ukrainë, Dmytro Lubinets tha se zyra e tij i kërkoi Rusisë që t'i kalojë të gjithë të burgosurit në duart e autoriteteve ukrainase, por nuk është bërë asnjë përparim lidhur me këtë.
“Ne e kemi ngritur këtë çështje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por ata mërziten për çdo gjë që lidhet me Krimenë. Është çështje parimi për ne që t'i kthejmë të gjithë. Forcat e Armatosura të Ukrainës po bëjnë maksimumin për t'u siguruar që qytetarët tanë të kthehen në shtëpi”, thotë ai.
Zonja Pechonchyk thotë se që nga fillimi i luftës, asnjë i burgosur politik nuk është liruar, përkundrazi, numri i tyre është rritur, pasi gazetarët që u përpoqën të raportonin për Krimenë u arrestuan.
“Është e rëndësishme për ne që të përqendrohemi tek çështja e të burgosurve politikë”, thotë ajo.
Edhe kolegët e gazetarit Yesypenkos po luftojnë për lirimin e tij.
“Presidenti i Radios Evropa e Lirë vazhdon ta ngrejë këtë çështje gjatë takimeve me autoritetet ukrainase, si dhe me politikanë amerikanë dhe organizata ndërkombëtare. Do të shohim nëse kjo do të sjellë rezultate", producenti Volodymyr Prytula.
Sipas tij, rasti i gazetarit Yesypenko e ka bërë më të vështirë punën e gazetarëve të pavarur në Krime dhe disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin aktivitetin e tyre atje./ VOA
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...
Local elections in 14 municipalities in Montenegro, in...
Ajo ishte një festë e madhe për një rrugë të shkurtër:...
Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës pë...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
The President of the United States, Joe Biden, has con...
Greece has been shocked by the murder of a 36-year-old...
"I've been to three camps. One of them was Auschwitz...
Është liruar nga krimet një i dënuar që kreu gabimisht 21 ...
The special envoy of the European Union for the Kosovo-Ser...
China's Communist Party ended its congress, which is h...
Russian-appointed authorities have ordered all residen...
The Parliament of Montenegro has voted for the dismiss...
The Chinese Communist Party endorsed Xi Jinping for th...
Gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video ...
After the resignation of Liz Truss, from the post of P...
Charges were dropped Friday against one of 20 people a...
Meloni's far-right "Brothers of Italy" party won parli...
A Pennsylvania man was sentenced Friday to nearly thre...
General Sergei Surovikin, who implements President Vla...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...