Diplomat Petritsch: The EU should do more for the Kosovo-Serbia dialogue
Diplomat Wolfgang Petritsch has said that the officials in...

Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të përparuar në qytetet Kriviy Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, tha këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, derisa Moska goditi rajonin e Dnipropetrovskut me raketa dhe SHBA-të njoftuan për ndihmë të re ushtarake për Kievin.
Arestovych tha se forcat sulmuese ruse numëronin rreth 22.000 ushtarë dhe se një kontigjent "mjaft i madh" ukrainas po qëndronte në pritë.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, raportoi se trupat ruse qëlluan me raketahedhës dhe artileri në rrethet e qyteteve Sinelnykivsky dhe Kryvorizky të rajonit Dnipropetrovsk.
"Armiku goditi Synelnykovskiy me një raketë kundërajrore. Në Pokrovska hromada ka shkatërrim të banesave e makina të dëmtuara", shkroi ai në Telegram.
Mëngjesin e 2 gushtit shpërthime të fuqishme sërish synuan qytetin-port të Mykolayvit në Detin e Zi dhe një person u plagos, tha kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Sienkovych.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se 5.327 civilë u vranë dhe 7.257 u plagosën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht se do të ofrojnë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS.
Zyrtarët ukrainas thanë se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t'i zmbrapsur forcat ruse dhe për t'i sulmuar linjat e tyre të furnizimit.
“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, kjo e çon vlerën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë.
HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.
Kjo ndihmë erdhi pas telefonatës së Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov më 29 korrik, në të cilën ai parashikoi planet për të ardhmen të ndihmës për sigurinë.
Serkretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Rusia po përdorte termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhya si një "mburojë bërthamore" duke vendosur trupa atje dhe kështu duke parandaluar forcat ukrainase të kthenin zjarrin do të mundt të rrezikonin një aksident të tmerrshëm bërthamor.
Blinken tha se Uashingtoni ishte "thellësisht i shqetësuar" që uzina e Zaporizhzhya, ndaj të cilës Rusia u akuzua për gjuajtje me predha në mënyrë të rrezikshme në mars, ishte tani një bazë ushtarake ruse e përdorur për të qëlluar mbi forcat ukrainase aty pranë./REL
Diplomat Wolfgang Petritsch has said that the officials in...
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e al-Kaedës, Ay...
An unusual moment has been recorded on the Spanish coast, ...
The United States on August 1 announced new military a...
Czech activists today protested in front of the Serbian Em...
Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baç...
The tensions in the north of Kosovo have created a str...
House Speaker Nancy Pelosi will visit Taiwan on Tuesda...
Ukraine's Defense Minister Oleksiy Reznikov announced ...
Two people have been found dead amid a huge wildfire t...
The Minister of Internal Affairs of Kosovo, Xhelal Sve...
Ukrainian MP Oleksiy Goncharenko says that Russia stan...
Bulgarian President Rumen Radev on Monday decreed the ...
European Commission President Ursula von der Leyen has...
The former special emissary for the Kosovo-Serbia dial...
Former minister Genc Pollo has commented on Prime Mini...
Russia today announced sanctions against 39 British po...
The spokesperson of the European Union, Peter Stano...
Forcat e KFOR-it të vendosura në Kosovë, kanë monitoru...
Në Beograd më 1 gusht u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë. ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have finalized an operation to crack down on a crim...
A person has been arrested in connection with the assassin...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
Ukrainian drones struck a Moscow oil refinery for the seco...
Archaeologists believe they have discovered an earlier and...
Apple plans to raise the prices of its products as the cos...
The presidents of the US and Iran have signed an initial p...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
Net electricity production in the country reached 4.4 mill...
Albanian consumers have individual consumption per capita ...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...