web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Izraeli thotë se ndaloi sulmet ndaj Iranit pasi bisedës me Trumpin

2025-06-24 15:01:00, Kosova & Bota CNA

Izraeli thotë se ndaloi sulmet ndaj Iranit pasi bisedës me Trumpin

Zyra e Benjamin Netanyahut ka konfirmuar se Izraeli goditi një rrjet radarësh pranë Teheranit në përgjigje të "shkeljeve" të armëpushimit nga Irani.

Thuhet se Irani qëlloi një raketë drejt Izraelit në orën 7:06 të mëngjesit sipas orës lokale dhe dy të tjera në orën 10:25 të mëngjesit, pasi armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Zyra e kryeministrit të Izraelit thotë se pas një telefonate me Donald Trump, ushtria izraelite "u përmbajt nga sulme të mëtejshme".

Në telefonatë, Trump "shprehu vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm për Izraelin", i cili kishte "arritur të gjitha qëllimet e tij të luftës".

Ai shprehu gjithashtu besimin e tij në stabilitetin e armëpushimit./ CNA





Lajmet e fundit nga