web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biden nuk i ndahet incidenteve/ Çfarë i ndodhi Presidentit në samitin e G7, video që po bën xhiron në media

2023-05-22 13:46:00, Kosova & Bota CNA

Biden nuk i ndahet incidenteve/ Çfarë i ndodhi Presidentit në

Presidenti Joe Biden duket se nuk iu ndahet incidenteve. Gjatë samitit të G7 në Hiroshima, teksa zbriste nga foltorja për tu bashkuar me liderët e tjerë botërorë, Biden për pak sa nuk është rrëzuar nga shkallët.

Ai dhe Kishida vazhduan takimin sikur incidenti të mos kishte ndodhur, duke u bashkuar kështu edhe me pjesën tjetër të krerëve të shtetit.

Pas samitit, liderët botërorë krerët e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Kanadasë , Italisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian patën një darkë private në ishull.

Por Biden u largua më herët nga darka. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se arsyeja ishte që presidenti të merrte një përditësim nga ekipi i tij negociues për tavanin e borxhit në Uashington./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga