web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autoritetet e Hamasit ekzekutojnë 5 palestinezë në Gaza

2022-09-04 18:21:18, Kosova & Bota CNA
Autoritetet e Hamasit ekzekutojnë 5 palestinezë në Gaza
Foto ilustruese

Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë palestinezë të dielën, dy prej tyre nën akuzat për spiunazh për llogari të Izraelit, veprimtari që sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme datonin në vitin 2009 dhe 2015.

Ekzekutimet e kryera në agim, me varje apo pushkatim, janë të parat të kryera në territoret palestineze që nga viti 2017.

Në deklaratën e ministrisë nuk jepeshin emrat e plotë për asnjë nga personat e ekzekutuar, por thuhej se tre prej tyre ishin dënuar për vrasje.

Për dy personat e dënuar për spiunazh, të moshës 44 dhe 54 vjeç, në deklaratë thuhej se i kishin dhënë Izraelit informacione që kishin çuar në vrasjen e palestinezëve.

Zyra e kryeministrit izraelit, e cila mbikëqyr shërbimet e zbulimit të vendit, nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë zhvillim.

"Ekzekutimet janë kryer pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore. Aktvendimet kanë qenë përfundimtare, të detyrueshme për t'u zbatuar, dhe janë kryer pasi të gjithë të dënuarve iu janë dhënë të drejta të plota për t'u mbrojtur", thuhej në deklaratën e ministrisë. Agjencia ‘Reuters’ nuk ka mundur ende të verifikojë pretendimet e deklaratës.

Palestinian and international human rights groups have criticized the death sentences and called on Hamas and the Palestinian Authority, which enjoys limited self-government in the Israeli-occupied West Bank, to end the practice.

President Mahmoud Abbas says the final word on whether executions can be carried out rests with Palestinian law. But he has no real power in Gaza.

According to human rights groups, since the Islamic Hamas took control of Gaza in 2007, the courts have sentenced dozens of Palestinians to death and have so far executed 27 verdicts./ VOA





Lajmet e fundit nga