Turkey and Egypt: Are rivals turning into partners?
Relations between the two countries have not been good...

Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pagjumësia mbrëmjeve që kalon në bunkerin e tij. Së pari, në vitet 2020-2021, Bjellorusët dolën në rrugë për të bërë thirrje për liri. Iranianët e ndoqën shembullin në vjeshtën e këtij viti, dhe ende nuk janë dorëzuar pavarësisht një kundërpërgjigje brutale nga regjimi teokratik.
Tani është radha e kinezëve. Fjala nuk është për qytetarët e Hong-Kongut, të cilët njihen mirë si “ngatërrestarë” për regjimin e Pekinit. Jo, këtë herë janë kinezët e pjesës kontinentale të Kinës, të cilët po protestojnë me mijëra në shumë qytete, për të vënë në dyshim qeverisjen e Partisë Komuniste dhe udhëheqësin e saj suprem, Xi Jinping. Kush janë të tjerët në listë? Koreanët e Veriut ? Apo më keq akoma, rusët?
Një sistem autoritar i paqëndrueshëm
Aleatët autoritarë të Vladimir Putinit po përballen me një shkallë të jashtëzakonshme destabiliteti. Kjo nuk supozohej që të ndodhte. Në fund të fundit, lideri suprem i Rusisë e di se sundimi autoritar e mund çdo herë demokracinë.
Atëherë pse po ndodhin këto protestat? Pse këto kërkesa të çuditshme për liri, dhe për shumë gjëra të tjera? Në këndvështrimin e Kremlinit, revolucionet ukrainase të vitit 2004 dhe 2014, ishin padyshim një vepër e “Perëndimit të poshtër” dhe udhëheqësit të tij, Shteteve të Bashkuara.
Por, ndërsa është krejtësisht e mundur që Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, të “mashtrojë” ata “ukrainasit budallenj”, një popull të cilit i mungon logjika për të kuptuar se vendi i tyre në fakt nuk ekziston, a mund të shtrihet vërtet dora e CIA-s edhe në protestat që po shihet këto kohë në Iran dhe Kinë?
Çfarë e pret botën?
Ajo që e shqetëson më shumë Putinin është mundësia që një rebelimi i rusëve në këtë moment kundër tij, mund të jetë po aq i mundshëm sa edhe kryengritjet aktuale në Iran dhe Kinë. Rasti kinez është veçanërisht shqetësues për të.
Në fund të fundit, në dallim nga elitat ruse, komunistët kinezë kanë ofruar një standard të lartë jetese për shumë nga qytetarët e tyre. Po ashtu, ata kanë luajtur jashtëzakonisht mirë edhe kartën e nacionalizmit, duke bindur në dukje një pjesë të madhe të popullsisë, se demokracia nuk ishte as e nevojshme dhe as e dëshirueshme.
Kthesa e mundshme e Rusisë
Tani kinezët “mosmirënjohës” nuk po protestojnë vetëm kundër politikës së Partisë Komuniste ndaj Covid-19. Ata po kërkojnë edhe liri dhe demokraci. Deri dje kinezët dukeshin të begatë, pasivë dhe paqësorë.
Nëse edhe njerëz të tillë mund të jenë aq të pakënaqur sa të rrezikojnë jetën e tyre, duke e sfiduar sundimin me grusht të hekurt të Xi, atëherë pse të mos e bëjnë këtë edhe rusët?
Djemtë dhe burrat rusë po vdesin me mijëra në Ukrainë. Ekonomia ruse po tkurret ndjeshëm, dhe gjithçka që Vladimir Putini dhe miqtë e tij mund t’u thonë qytetarëve për situatën, është se akoma më shumë rusë duhet të dërgohen në frontin e luftës, për t’u sakrifikuar si mish për top.
Rebelimi aktual i qytetarëve ndaj regjimit në Kinës mund të shuhet, ose mund të çojë në një ndryshim. Por lëvizja, së bashku me kryengritjet e ngjashme në Bjellorusi dhe Iran, tregon
se regjimet autoritare të botës janë në telashe serioze.
Në të treja rastet, demonstratat u nxitën nga ngjarje të rastësishme, të cilat i zemëruan shumë njerëzit. Radha e Rusisë për t’u rebeluar ndaj Putinit do të vijë me siguri kur disfata e pritshme e ushtrisë ruse në Ukrainë të krijojë shkëndijën që do të ndezë zjarrin e revoltës.
Shënim:Alexander Motyl, është profesor i shkencave politike në Univesitetin Ratxhers-Njuark. Ai është eskpert për Ukrainën, Rusinë dhe BRSS-në, dhe për nacionalizmin, revolucionet dhe perandoritë.
Relations between the two countries have not been good...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragedy in the Flanders region of Belgium. A 33-year-o...
The Prime Minister of Albin Kurti has accused the Prosecut...
To the Iranian Attorney General, it has been stated that t...
Prime Minister Albin Kurti said that the agreement between...
Albanians should be banned from seeking asylum in Grea...
Russian Defense Minister Sergei Shoigu traveled to Min...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has crit...
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lid...
The head of the National Council of Albanians in Monte...
Russia will not accept a price cap on its oil exports ...
Një shkencëtar ka bërë rrëfimin tronditës në lidhje me për...
A "rich Russian businessman" was arrested in London th...
Some of the members of the Serbian community from the nort...
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Russian troops resumed shelling of the southern Ukrainian ...
The government of Bulgaria has criticized the decision of ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
A new cap on the price of Russian oil would "immediately c...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
A call center where computer fraud was carried out has bee...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Explosions have been heard near the Iranian city of Sirik,...
The Basic Court in Pristina has lifted the one-month deten...
US President Donald Trump has warned that the US will hit ...
The European Central Bank has raised interest rates for th...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...