The Ukraine/Russia war will not accept the oil price cap
Russia will not accept a price cap on its oil exports ...

The head of the National Council of Albanians in Montenegro, Faik Nika, says that early elections are the only solution to the political crisis in Montenegro and that Albanians should come out united in a single list. Mr. Nika said in an interview for Voice of America that the level of proportional representation of Albanians in public institutions and in parliament continues to be insufficient. Mr. Nika said that there have been some improvements in this direction recently, but they remain insufficient.
Zëri i Amerikës: Zoti Nika, çfarë përpjekjesh po bëhen për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në qeverisjen e vendit?
Faik Nika: Shqiptarët në Mal të Zi ndodhen në një sfidë të përhershme për përfaqësimin proporcional në institucionet publike në Mal të Zi. Duke u ditur se me statistika zyrtare, shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës së përgjithshme të Malit të Zi, ndërsa sipas të dhënave të bëra nga studime të ndryshme, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike nuk e kalon shifrën 1.5 për qind, duke llogaritur këtu edhe të punësuarit në fushat e arsimit që medoemos duhet të jenë shqiptarë, pasi mësimi atje zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Sfidë tjetër po ashtu është edhe përfaqësimi në parlamentin e Malit të Zi. Duhet ditur që shqiptarët deri në vitin 2009 kishin mundësi të përfaqësoheshin me vende të garantuara në parlamentin e Malit të Zi, duke qenë në fuqi ligji për zonat e veçanta zgjedhore, aty ku banojnë shqiptarët. Në vitin 2009 është hequr kjo mundësi dhe edhe shqiptarët në Mal të Zi si të gjitha subjektet e tjera, hyjnë si të barabarta në garat zgjedhore, duke sjellë kështu përfaqësim më të ulët të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, jo më shumë se dy, maksimalisht tre deputetë, vitet e fundit.
Zëri i Amerikës: Çfarë po bën Këshilli për ta ndryshuar këtë situatë?
Faik Nika: Ne kemi bërë kërkime dhe kemi denoncuar rastet e përfaqësimit joproporcional në institucionet publike në Mal të Zi dhe situatat më të vështira janë në ato komuna ku shqiptarët janë me të vërtetë pakicë, siç janë komunat veriore në Mal të Zi, Plava, Gucija dhe Rrozhaja, sepse aty kemi bërë disa kërkime dhe sondazhe vite më parë dhe rezultatet ishin dëshpëruese pasi kishte institucione ku kishte për shembull 140 të punësuar, e cila ishte konkretisht policia kufitare që kontrollon kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë dhe Kosovën dhe aty s’kishte përveçse 1 ose 2 shqiptarë, domethënë që deklaroheshin si të tillë. Për të mos përmendur institucione të tjera si enti për punë sociale, gjykatat, administrata publike ku shqiptarët ishin me të vërtetë të papërfaqësuar dhe duhet t’i gjenim me pikatore se ku janë ata. Kështuqë situata nuk është e mirë edhe në institucione të tjera në përgjithësi në nivelet e shtetit, në administrata e aq më pak në ndërmarrje tek të cilat deri vonë kishte kontroll shteti siç janë ndërmarrjet gjigante, aeroportet, portet, infrastruktura e telekomunikacionit, ku shqiptarët në poste drejtuese pothuajse nuk ishin fare. Ka pasur disa përmirësime me këtë qeverinë e fundit, domethënë disa hapa drejt avancimit, mirëpo përsëri jemi larg asaj që presim.
Zëri i Amerikës: Po përsa i përket gjuhës shqipe në institucionet si edhe informimit në gjuhën shqipe, si mund të ndreqen mangësitë në këtë drejtim?
Faik Nika: Ne kemi një shprehje që ligjet (në Mal të Zi) janë shumë të mira dhe në përputhje me standardet evropiane të vendeve perëndimore, mirëpo zbatimi i tyre lë për të dëshiruar. Përsa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në institucione, ajo nuk zbatohet ashtu sa ç’duhet edhe për faktin se një pjesë e përgjegjësisë mbetet tek shqiptarët. Për shembull në komunën e Ulqinit dhe komuna të tjera ku ligji e mundëson përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo vetë punonjësit në administrate nuk e zbatojnë atë. Por duhet pasur parasysh se edhe administrate qendrore nuk e mundëson punësimin ose përfshirjen e kuadrove profesionalë që ta kryejnë një detyrë të tillë, megjithëse siç thashë me ligjin aktual, në ato komuna apo zona ku shqiptarët përbëjnë mbi 5 për qind të popullatës, u lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet.
Zëri i Amerikës: Zoti Nika le të kalojmë pak tek çështja e krizës politike në vend. Sigurisht që ajo prek edhe komunitetin shqiptar. Si e shihni ju zgjidhjen dhe çfarë roli mund të luajnë shqiptarët në këtë drejtim?
Faik Nika: Absolutisht zgjidhja e vetme është zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që besoj se duhet të mbahen nga fillimi i vitit që vjen. Situata nuk është aspak e qëndrueshme sepse kemi pothuajse mosfunksionim të disa insitucioneve kyçe në Mal të Zi, siç është Gjykata Kushtetuese, e cila jep verdiktin final për mbajtjen e zgjedhjeve. Në këtë ngërç institucional, në këtë mosdakordim mes faktorëve politikë që janë në Mal të Zi, në parlament dhe institucione të tjera, rrugëdalja e vetme mbetet zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të përgjithshme, por derisa nuk ka një kompromis të përgjithshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, edhe zgjedhjet mund të jenë një ngërç akoma më i madh në të ardhmen. Përsa u përket shqiptarëve në këtë pozitë, unë besoj se shqiptarët duhet të unifikohen në një listë të vetme në zgjedhjet që do të mbahen dhe kursi i shqiptarëve dihet që është drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe këtë politikë duhet ta ndjekin shqiptarët dhe nuk kanë asnjë alternativë tjetër, megjithëse në Mal të Zi ka edhe rryma të tjera të cilat e shtyjnë Malin e Zi në drejtime të gabuara./ Voa
Russia will not accept a price cap on its oil exports ...
Një shkencëtar ka bërë rrëfimin tronditës në lidhje me për...
A "rich Russian businessman" was arrested in London th...
Some of the members of the Serbian community from the nort...
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Russian troops resumed shelling of the southern Ukrainian ...
The government of Bulgaria has criticized the decision of ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
A new cap on the price of Russian oil would "immediately c...
Nga masakrat dhe shkatërrimi në Ukrainë, deri te konflikti...
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
The former vice-president of the Organization of Kosov...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Indonesia's parliament is expected to pass a new crimi...
The International Association for Human Rights (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Iran has sentenced four people to death, whom it has a...
The head of the European Union Office in Kosovo, Tomas...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
A call center where computer fraud was carried out has bee...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Explosions have been heard near the Iranian city of Sirik,...
The Basic Court in Pristina has lifted the one-month deten...
US President Donald Trump has warned that the US will hit ...
The European Central Bank has raised interest rates for th...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...