Movement resumes after suspension / Vehicle flow at Kapshtica customs
After the end of the movement suspension interval, the pas...
After the end of the movement suspension interval, the pas...

Zoran Gjingjiq kishte virtyte që vështirë të gjenden në politikën botërore. Ai i kuptoi lojërat e pushtetit, por në fund edhe vet ishte viktimë e këtyre lojërave. Një vështrim për rolin e tij 20 vjet pas vrasjes.
Kur ai u vra pas gati dy vjetësh në postin e kryeministrit të Serbisë, shumë gazetarë e përshkruan kryeministrin serb Zoran Gjingjiq si një "politikan të jashtëzakonshëm" në nekrologjitë e tyre.
Por Gjingjiqi nuk donte të ishte i jashtëzakonshëm. Atributi i dyshimtë i një personi përjashtues dhe i jashtëzakonshëm i shkonte më shumë kundërshtarit të tij politik të asaj kohe, Slobodan Millosheviqit.
Gjingjiq, përkundrazi, donte të ishte një njeri normal, një njeri i Serbisë që nuk noton mbi valët e miteve nacionale, por merret me probleme ekonomike dhe sociale. Një njeri që kërkon modele që mund t'i zbatojë në jetën e përditshme, në vend që të nxisë trazira. Por Gjingjiq mbeti një përjashtim, për fat të keq. Në vend që ta ndjekë atë në një rrugë të vendosur drejt Evropës, Serbia ishte një vend i rraskapitur në lëvizjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Një kurs i tillë në kohë lufte kërkon më shumë shkathtësi sesa kishte edhe vetë Gjingjiqi.
Farkëtari i 5 tetorit
Si personalitet, kreu i atëhershëm i Partisë Demokratike ishte vërtet një fenomen i jashtëzakonshëm. Shumë i shkolluar, depërtues dhe i bekuar me një energji të madhe politike, si dhe një njeri me integritet, i sjellshëm, i pashëm dhe simpatik. Gjingjiqi kishte një sërë virtytesh që nuk janë të lehta për t'u gjetur në politikën botërore.
Kryevepra e tij ishte revolucioni që orkestroi ai kundër Millosheviqit, i cili kaloi pothuajse pa një pikë gjaku. Autokrati Millosheviq pa dyshim u dobësua pas luftës së fundit të humbur, luftës në Kosovë. Por ai ende kishte një aparat efektiv pushteti pas vete. Reputacioni i Millosheviqit tek populli ishte i lartë, por Gjingjiqi në qetësi krijoi një koalicion të gjërë.
Gjingjiq madje u takua me njeriun i cili më vonë u bë xhelati i tij (Milorad Ulemek), për të siguruar që njësia famëkeqe e Operacioneve Speciale të Millosheviqit ("Crvene Beretke" / Beretat e Kuqe) të mos shkaktonte gjakderdhje më 5 tetor.
Qeveria që ai formoi pas përmbysjes së Millosheviqit nuk kishte aparatin e duhur të forcës. Ushtria, policia dhe pjesë të burokracisë nuk ishin besnike ndaj shtetit por ndaj ish-presidentit Millosheviq, e kur ai u largua nga skena, këto struktura iu përkushtuan vetëm interesave të tyre personale.
Opozita demokratike e Serbisë ishte një tufë e polarizuar disidentësh, nga e djathta ekstreme deri tek e majta ekstreme, e cila kurrë më parë nuk ishte paraqitur para votuesve në atë përbërje. Vetëm Gjingjiqi me karizmën e tij arriti të farkëtojë një unazë rreth këtij grupi.
Ai diktonte parullat. Gjithçka investoi në kartën evropiane. Vendimi i tij më i vështirë ishte ekstradimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Për Gjingjiqin ishte ky thjesht një çmim që Serbia duhej të paguante për afrim me Bashkimin Evropian.
Lufta për pushtet
Politikisht Gjingjiqi u rrit si një pesëmbëdhjetëvjeçar në protestat e studentëve në vitin 1968. Si student në Beograd, ai përvetësoi veprat e anarkistëve rusë dhe kundërshtoi brezin e thinjur të partizanëve të udhëhequr nga Tito, i cili e ka drejtuar ish-Jugosllavinë për dekada të tëra.
Me një bursë, ai mori doktoraturën në filozofi në vitin 1978 në Konstanz të Gjermanisë dhe më pas shkoi të punonte me Jürgen Habermas, një ikonë e Shkollës së Frankfurtit. Në qarqet intelektuale, ai merrte pjesë me lehtësi në debatet teorike në gjermanisht.
Kur u kthye në Beograd në fund të viteve tetëdhjetë, ai nuk ishte më një utopist social, por një pragmatist liberal. Por Gjingjiqi kurrë nuk e fshehu se sa shumë ishte i përcaktuar nga skena universitare gjermane e viteve shtatëdhjetë.
Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2000, Gjingjiqi insistoi se çështja e pushtetit duhet të jetë mbi të gjitha ? përfshirë edhe Kushtetutën, e cila për të ishte vetëm një mbetje e epokës së Millosheviqit. Gjingjiq besonte se në Serbi kishte ndodhur një revolucion i vërtetë.
Por për presidentin e ri Vojislav Koshtunica, një legalist anglofil, protestat në rrugë nuk ishin asgjë tjetër veçse një korrigjim i zgjedhjeve të vjedhura më parë. Në pak javë, dy liderët e Serbisë së re u bënë rivalë të ashpër. As pas vrasjes, Koshtunica nuk ka ka shkuar të nderojë Gjingjiqin.
Viktima e politikës së vetë të denjë
Në Serbi nuk kanë munguar kurrë ofendimet ndaj tij duke e quajtur si "Shvaba? - gjermani), duke e karakterizuar ate si gjoja të manipuluar nga Gjermania dhe si të padenjë. Kur ai solli një fabrikë amerikane duhani në një vend të deindustrializuar si Serbia, kontrabandistët e cigareve e akuzuan atë për - kontrabandë cigaresh.
Menjëherë u shtruan dilemat, a thua nuk iku ai në kohën e bombardimeve të NATO-s në vatrën e krimit - në Mal të Zi? Në prag të 5 tetorit, a nuk bëri një "marrëveshje? të ndyrë me liderin e skuadrës së vdekjeve si Beretat e Kuqe dhe a thua nuk iu afrua Radovan Karaxhiqit gjatë luftës, vetëm për të dëmtuar Millosheviqin?
Gjingjiqi si opozitar, realisht nuk hezitonte të mbante kontakte edhe me kriminelët e luftës dhe bosët e krimit. Por, kur mori pushtetin, Gjingjiqi nuk u tërhoq asnjë milimetër në luftën kundër këtyre strukturave. Kjo qëndrueshmëri i kushtoi atij edhe me jetë. Plumbi i snajperit erdhi pikërisht nga pjesëtarët e njësisë "Beretat e Kuqe"
Pas vdekjes së "politikanit të jashtëzakonshëm?, në Serbi u rikthye dalëngadalë një normalitet paralizues, që vazhdon edhe sot e kësaj dite./ DW
Pagat minimale në shumë vende të BE janë ulur për shka...
Thanks to a mild winter energy-intensive industries we...
Autoritetet greke kanë evakuuar zonën rreth stacionit ...
Hundreds of thousands of Israelis have taken part in w...
EU US subsidies as a serious threat to European indust...
BBC-ja u detyrua të heqë pjesën më të madhe të program...
In 2013, China increased its spending following President ...
The routes of the Central Mediterranean and the Western Ba...
Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet...
Today marks the seventh day of protests in France against...
Tehran has reached an agreement to buy technologically adv...
Britain's Ministry of Defense said the Wagner paramili...
Kanadaja ndaloi të premten importin e të gjitha produkteve...
The Serbian President, Aleksandar Vučić, said at the meeti...
Media in Finland have reported that Prime Minister Sanna M...
The man named as China's next prime minister by President ...
Despite a volatile relationship with China, the White Hous...
ROMË – Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta ...
US President Joe Biden and European Commission President U...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...