Horoscope of the day, Monday November 7, 2022/ Discover the surprises the stars have in store for you
Aries You will feel in pretty good health. Your romantic ...

Dashi
Ka rrezik që gjatë ditës së sotme të përballeni me disa të papritura që do ju stresojnë pafund. Asgjë nuk do ju ec ashtu si keni dashur. Nëse jeni në një lidhje dhe keni planifikuar çdo gjë ka mundësi që gjithçka të rrëzohet dhe të fillojnë problemet mes jush dhe partnerit. Shpesh do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët do preferoni një marrëdhënie harmonike dhe pa të meta, çka nuk do mund t?iu realizohet sot. Në punë mund të acaroheni me disa kolegë të cilët i keni pasur gjithmonë inat. Për çdo gjë ata do ju shkojnë kundër. Me financat duhet të bëni më shumë ekonomi dhe të merrni masa.
Demi
Për kënaqësitë tuaj më të madhe Venusi do ua bëjë ditën të jashtëzakonshme sot. Marrëdhënia me të tjerët do jetë e ngrohtë dhe ju do ndiheni mjaft optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje do arrini t?i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe d ndiheni në çdo moment shumë të lumtur. Buzëqeshja do jetë mbizotëruese dhe do ju zbukurojë akoma më shumë. Ju beqarët do jeni ende të paqartë në mendime dhe nuk do besoni plotësisht tek dashuria. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në punë më në fund do ju aprovohet një projekt i rëndësishëm. Edhe financat do mbeten të mira.
Binjakët
Si në planin sentimental ashtu edhe në atë miqësor sot do përballeni me luftëra egosh që do ua prishin marrëdhëniet Nëse keni një lidhje nuk do merrni aq dashuri e ngrohtësi sa keni menduar kështu që shumicën e kohës do ndiheni të brengosur. Do keni edhe më shumë dyshim nëse do doni të hidhni hapa më tej apo jo. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtarë prandaj duhet të mendohen mirë nëse do hedhin hapa apo jo. Në punë nuk do e keni shumë të lehtë të vazhdoni përpjekjet ndërkohë që të tjerët rrinë, por ky është fati juaj. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të shpenzoni.
Gaforrja
Sot do keni ide shumë të mira, por nuk do arrini dot t?i vini në zbatim sidomos në punë. Në mbrëmje priten edhe konflikte me njerëzit që keni pranë. Nëse keni një lidhje sugjeroni sa më shumë që të mundeni sepse partneri ka mundësi t?ua plotësojë shumicën prej tyre. Bëni vetëm kujdes mos tregoni sekretet tuaja tek të tjerët sepse kjo do ju sjellë debate të forta. Ju beqarët nuk do lini mundësi t?iu ikë nga duart dhe ka gjasa ta plotësojnë zemrën. Në punë mund të keni goxha debate e kontradikta me eprorët dhe do shpërqendroheni tërësisht. Me paratë tregohuni sa më vigjilentë dhe nuk do keni probleme.
Luani
Venusi do ua turbullojë disi ditën sot. Duhet ta pranoni më në fund se në dashuri asgjë nuk mund të matet dhe duhet të keni më shumë besim tek ai që keni në krah. Jeta juaj në çift do fillojnë të zbukurohet dhe të ecë drejt gjërave akoma më serioze. Do keni ide brilante edhe si ta surprizoni tjetrin. Nëse jeni beqarë përdorni algoritmin që njihni për të gjetur dashurinë sepse ai nuk do gabojë. Në punë do jeni shumë të paqartë në mëngjes, por në fakt është dita kur duhet te merrni disa vendime.
Virgjëresha
Sot do e urreni që dikush t?iu drejtojë dhe t?iu thotë çfarë të bëni. Më mirë shpreheni hapur këtë gjë dhe nuk do keni probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni me partnerin sepse ai do kërkojë t?iu mbajë gjithë kohës pas vetes. Pavarësisht se ai do e bëjë nga dashuria konfliktet kanë për të qenë të forta. Ju beqarët nuk do mendoni se është momenti për të ndryshuar statusin dhe do qëndroni në qetësi. Në punë mos ja hidhni gjithë fajin vetes për problemet që do ju dalin sepse nuk do jetë ashtu. Buxhetin duhet ta mbani akoma më shumë nën kontroll për të mos pasur vështirësi.
Peshorja
Mërkuri do ju bëjë shumë të matur gjatë kësaj dite dhe gjithashtu mjaft reflektues. Nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur për rezultatet. Nëse keni një lidhje flisni sa më qartë me partnerin dhe pyeteni për disa çështje që nuk jeni të qartë. Vetëm kështu do shmangen problemet dhe mosmarrëveshjet. Ju beqarët nuk do keni dëshirë të bëni gabimet e së shkuarës dhe do jeni shume të matur me hapat. Për çdo propozim do mendoheni gjatë para se të thoni fjalën e fundit. Në punë çdo gjë ka për t?iu ecur mirë dhe në qetësi të plotë. Financat mundet edhe të tronditen pak, por ju do merrni menjëherë masat e duhura.
Akrepi
Sot do jeni luftarakë dhe do përballeni me këdo që do ju dalë përpara. Në fakt ashtu si do veproni keni për të pasur edhe probleme. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të harroni data të rëndësishme sepse partneri do mërzitet tej mase. Kuptojini sinjalet që do iu japë ai. Nëse ende jeni vetëm nuk do keni as sot fat për ta gjetur dashurinë, por kohën e lirë më mirë kalojeni duke lexuar. Në punë do keni temperament të fortë dhe nuk do ndaleni përballë problemeve apo sfidave. Meqë buxheti do jetë më i mirë bëhuni gati të shlyeni disa fatura.
Shigjetari
Sot gjërat do ju ecin goxha mirë dhe do merrni aprovimin për të filluar një projekt të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje do merrni ftesa interesante nga partneri dhe në mbrëmje do kaloni momente shumë te bukura. Një darkë e menduar me kujdes, muzikë në sfond dhe zemra do rrahë shumë fort. Ju beqarët do mbështeteni shumë nga miqtë dhe do mund ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Sytë do ju shkëlqejnë sapo ta shihni atë, ndërkohë që zemra d e dijë se është ai i duhuri. Në punë do ndiheni paksa të lodhur, por nuk do e lëshoni veten. Kjo është gjeja më e mirë që do bëni. Financat vështirë se do i mbani të stabilizuara.
Bricjapi
Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t?i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t?u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.
Ujori
Dita e sotme duket goxha e mirë që në orët e para të mëngjesit. Ju do ndiheni më optimistë për të ardhmen dhe nuk do mendoni aspak gjëra të këqija. Nëse keni një lidhje si ju ashtu edhe partneri do bëni të pamundurën për të arritur lumturinë. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe durim të paimagjinueshëm. Ju beqarëve do ju plotësohen disa nga ëndrrat më të bukura dhe zemra do ju rrahë akoma më fort. Në punë do reagoni atëherë kur askush nuk do e presë dhe do arrini majat në gjithçka. As financat nuk do jenë të këqija, pavarësisht se mund të bëni shpenzime më tepër.
Peshqit
Mërkuri dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite prandaj do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Do ndiheni rehat dhe do i rregulloni edhe mosmarrëveshjet familjare. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t?i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje partnerit tuaj pasi në të kundërt ai do fillojë të largohet dhe do ndiheni akoma më keq nga më parë. Për ju beqarët, disa pjesëtarë të familjes do kenë ndikim shumë të madh dhe do ju krijojnë kushtet e duhura për të filluar një lidhje. Në punë do i bëni gjërat me përtesë, por deri në fund të ditës do i realizoni objektivat. Në planin financiar do bëni të pamundurën ta përmirësoni situatën.
Aries You will feel in pretty good health. Your romantic ...
Aries In love, the sky smiles on you and the closer w...
Aries You may miss friends and family who live far aw...
Dashi Hëna do forcoje elokuencën tuaj gjatë kësaj dite dh...
Dashi Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gja...
Aries You may get irritated over small issues. You can sp...
When it comes to the differences in a relationship with ea...
Dashi Dëgjojeni zemrën gjatë kësaj dite sepse ajo nuk do ...
Aries Today you will not feel sure about anything and you...
Aries You enjoy the acceptance of others, which you real...
Aries You will have a phase of economic cleansing. Yo...
November, with the transformation of nature and shorter da...
Aries Since the Moon is in Sagittarius, you will remain...
Aries Today you may be in a reflective and meditative...
Dashi Besimi juaj do të rritet. Shanset janë për përparim...
Dashi Do të jeni të gatshëm të përballeni me një mikut tu...
Dashi Çështjet e zemrës do ecin me se miri gjate gjithë k...
DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë këto ditë, sepse kohë...
Aries Be careful not to eat any stale or bad food today. A...
LOVE Aries Heaven smiles at you, after a critical pe...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke lëv...
A serious incident occurred this Monday afternoon in Kamëz...
At noon this Monday, gunshots were recorded in Kamëz. Acc...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...