Nuk lëvizin monedhat e huaja/ Sa këmbehen sot euro, paundi dhe dollari?
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...

Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët.
Një vendim i fundit i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje të jetë i rishikuar dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2025.
Aktualisht, qytetarët e njësisë së Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 pra gati 12% më shumë.
Kategoria e vetme ku është rishikuar në rritje çmimi është ajo e familjarëve ndërkohë që për insitucionet publike dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat ekzistuese prej 135 lekë/m3 dhe 145 lekë /m3 edhe pse nga ana e ndërmarrjes në aplikimin për çmimet ishte kërkuar rishikim i këtyre çmimeve.
Më shumë do të paguajnë edhe familjet e Kurbinit që nga 5 prill çdo m3 ujë do ta paguajnë 45 lekë. Tarifa aktuale në fakt është 30 lekë/m3 për familjarët çka tregon se rritja është thuajse me 50 për qind. Për klientët publikë pra institucionet dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat aktuale prej 80 dhe 120 lekë/m3.
Për Mirditën, ku përfshihen Rubiku dhe Rrësheni, ERRU ka vendosur që familjarët të paguajnë çdo metër kub ujë me një tarifë 45 lekë teksa tarifa aktuale është 30 lekë, pra 50 për qind më shumë.
Shërbimi i kanalizimeve të ujërave të ndotura
Teksa për furnizimin me ujë ka rritje vetëm për familjaret, vendimi i ERRU për ndërmarrjen e Lezhës sjell rishikim në rritje për të tre kategoritë sa i takon shërbimit të kanalizimeve të ujit të ndotur.
Konkretisht për Lezhën për familjarët tarifa bëhet 19 lekë/m3 ujë nga 18 që është aktualisht, për bizneset 29 lekë dhe për insitucionet 25 lekë teksa më herët për këta dy të fundit ishte 27 lekë dhe 22 lekë.
Për Kurbinin, Rubikun dhe Rrëshenin tarifat e miratuara janë 15 lekë m3 për familjarët dhe 25 lekë për bizneset dhe insitucionet.
Më herët ERRU miratoi një tjetër vendim që rishikonte çmimin për Vlorën dhe ku familjet nga shkurti paguajnë 33 për qind më shumë sesa më parë. (Link: Nis rritja e tarifave të ujit, e para Vlora, familjarët do paguajnë 33% më shtrenjtë)./ Revista Monitor
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
The lack of market and the selling price of wheat below co...
After double-digit growth in 2022, the pace of volume sale...
Employment indicators in the last 3 months of 2023 reveale...
Today, on March 26, 2024, in the foreign exchange market, ...
The net income of the Albanian economy from tourism last y...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
The cycle of rising interest rates has improved pension fu...
Today, on March 25, 2024, in the foreign exchange mark...
Today, March 24, 2024, in the foreign exchange market, the...
The credit rating agency "Standard & Poors", (S&P), on...
Today, on March 23, 2024, in the foreign exchange mark...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
In 2023, imports of clothing and footwear in volume marked...
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Italians and Poles have continued to be interested in Alba...
In Tirana, the average selling price of apartments per squ...
The cost of implementing the national social protection st...
The Minister of Finance, Ervin Mete, in his speech in ...
Budget revenues have increased significantly in recent yea...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...