Bad weather in the country/ Electrician loses his life
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...

Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje si në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por edhe në vlerë neto. Por nga ana tjetër, shpenzimet për interesat kanë shënuar rritje të fortë në fillim të vitit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në periudhën janar-shkurt 2024, shpenzimet për interesat e borxhit arritën në 11,8 miliardë lekë (112 milionë euro) me rritje 55% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritjen më të fortë e patën shpenzimet për interesat e borxhit të brendshëm, të cilat arritën mbi 10 miliardë lekë në dymujorin 2024, ose 75% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Shpenzimet për interesat e borxhit zunë 14% të totalit të shpenzimeve buxhetore në janar-shkurt 2024, nga 10% në dymujorin e parë të vitit të kaluar.
Gjithashtu shpenzimet për interesat e borxhit ishin 12 herë më të larta se fondi i investimeve kapitale në të njëjtën periudhë.
Shpenzimet u shtuan prej shtrëngimit të politikës monetare, ku normat e interesit u rritën ndjeshëm pas luftës në Ukrainë.
Në fund të dhjetorit 2023, interesi mesatar i letrave me vlerë të qeverisë në tregun e brendshëm arriti në 4% nga rreth 3.3 % që ishte ne dhjetor të vitit 2022. Me fillimin e luftës në shkurt të vitit 2022, interesat e borxhit te brendshëm u rriten ndjeshëm.
Projeksionet e Ministrisë së Financave tregojnë se kostot e shërbimit të borxhit do të rriten në dy vitet në vijim.
Sipas rishikimit të fundit të buxhetit 2024, në vitin 2026 shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit do të arrijnë mbi 75,1miliardë lekë, me rritje 58% nga fakti i vitit 2023.
Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet për interesat e borxhit ishin 47 miliardë lekë me një kursim prej 8 miliardë lekësh. Qeveria kurseu një pjesë të interesave pasi para-bleu 250 milionë euro nga Eurobondi që maturohej në vitin 2025.
Në vitet në vijim shpenzimet për interesin e borxhit publik janë në rritje të shpejtë. Këtë vit planifikohen të shlyhen 60,8 miliardë lekë ose rreth 580 milionë euro. Në raport me faktin e 2023 shpenzimet për interesat e borxhit rriten me 27% më 2024. Këto shpenzime do të rriten më tej në vitet 2025 dhe 2026 .
Pjesën më të madhe të shpenzimeve për interesat e ka borxhi i brendshëm. Për periudhën 2014-2026, shlyerjet e interesave të brendshme zënë rreth 60% të shpenzimeve gjithsej për interesa.
Rritja e ekonomisë dy vitet e fundit me ritme më të larta se dekadën e fundit ka ndikuar në uljen e treguesit të borxhit në krahasim me PBB-në. Qeveria vitin e kaluar ndihmoi në frenimin e borxhit të ri pasi nuk ka realizuar pjesën më të madhe të deficitit të programuar për 2023./Monitor
The cycle of rising interest rates has improved pension fu...
Today, on March 25, 2024, in the foreign exchange mark...
Today, March 24, 2024, in the foreign exchange market, the...
The credit rating agency "Standard & Poors", (S&P), on...
Today, on March 23, 2024, in the foreign exchange mark...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
In 2023, imports of clothing and footwear in volume marked...
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Italians and Poles have continued to be interested in Alba...
In Tirana, the average selling price of apartments per squ...
The cost of implementing the national social protection st...
The Minister of Finance, Ervin Mete, in his speech in ...
Budget revenues have increased significantly in recent yea...
Today, on March 21, 2024, in the foreign exchange market, ...
The governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, is holdin...
Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka b...
Alternative investment funds grew for the second year in a...
Euroization of the insurance market suffered a slight decl...
Today, on March 20, 2024, in the foreign exchange market, ...
In 2022, foreign direct investments reached 1.4 billion eu...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...