Erion Veliaj's shadows in protest
Veliaj through Arta Dade rejects Edi Rama'...
Veliaj through Arta Dade rejects Edi Rama'...

Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipëri po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën një rekord të ri prej 1.1 miliardë eurosh në 2025-n, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë dhe të katërt, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës dhe më pas në fund vit. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, dhe në tre muajt e fundit të vitit edhe 302 milionë euro.
Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 202a-n për herë të parë prurjet kaluan kufirin e një miliard eurove.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.
Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.
Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.
Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.
Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).
Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.
Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi. /Monitor
Although the pace of entry of foreign nationals slowed sig...
Tourism has not managed to catch up with the positive grow...
The increase in fuel prices in Albania has increased the m...
Today, a liter of diesel in the retail market is traded at...
This Wednesday, one US dollar is bought for 82.1 lek and s...
As in Tirana, the 8% level for the infrastructure impact t...
Short-term statistics for the last quarter of 2025 show a ...
A mother and daughter from Denmark chose to visit Albania ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 82.6 lek and sol...
The situation in the fuel market in Albania is alarming fo...
Today in the foreign exchange market, the euro will be exc...
In a world that is increasingly volatile, the economies th...
The economy is showing the first signs of fatigue, while t...
This Sunday, one US dollar is bought for 82.4 lek and sold...
Economic experts warn that domestic production, due to wea...
In these first 12 or so days of the war in the Middle East...
This Saturday, one US dollar is bought for 82.4 lek and so...
The government has taken two decisions to stabilize the pr...
In addition to cigarettes, imports of other excise goods h...
Does money buy happiness?! This is a big debate around the...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...