web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed light on the misery of Albanians

2023-01-03 09:22:00, Ekonomi CNA

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

INSTAT has published the results of the 2021 Income and Standard of Living Survey (IALS), which measures the standard of living, relative poverty and material deprivation in Albanian families.

CNA.al is bringing the official state figures regarding poverty in Šiperia, also recalling the statement of the Minister of Finance Delina Ibrahimaj, in March 2022.

The Minister of Finance and Economy, Delina Ibrahimaj, in the show "Opinion", on 17 Nars 2022, spoke about the increase in prices.

Pasi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, ministrja tha se për të mos u konsideruar i varfër, sot një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj në Shqipëri.

“Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person”, ka thënë Ibrahimaj.

Shifrat e varfërisë sipas INSTAT

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2021 është 22,0 %, duke pësuar një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Treguesit e varfërisë në anketën e të ardhurave dhe nivelit të jetesës, bazohen në konceptin relativ të  varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2021 është vlerësuar me 191.791 lekë, në krahasim me 186.242 Lekë që ishte në vitin 2020.

Në vitin 2021 janë vlerësuar rreth 622.705 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër, kundrejt rreth 621.504 individë të vlerësuar në vitin 2020. Numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është rritur me rreth 0.2 %.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.

Ky tregues është vlerësuar 35,2 % në vitin 2021, kundrejt 34,7 % vlerësuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %.

 Individët e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2021 sipas vlerësimeve përbëjnë 12,4 %, kundrejt 11,6 % rezultuar në vitin 2020, duke pasqyruar një rritje prej 0,8 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Në vitin 2021, ky tregues është vlerësuar 43,9 %, kundrejt 43,4 % vlerësuar në vitin 2020.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 25,2 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rritje vihet re në të tre grupmoshat, por një rritje më të madhe kanë grupmoshat 18-64 vjeç dhe 65 vjeç e lartë, ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021, në krahasim me vitin 2020, është rritur respektivisht me 0,2 pikë përqindje në të dy grupmoshat.

Grupmosha 0–17 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2021 me 0.1pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2021 ka shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rritje prej 1,1 pikë përqindje ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje.

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2021, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 12,8 % dhe 25,9 % e individëve.

Familje me fëmijë në varsësi konsiderohen ato familje që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç si dhe persona të moshës 18 deri 24 vjeç që jetojnë të paktën me një prind dhe janë ekonomikisht inaktiv. Një vit më parë këto përqindje ishin përkatësisht 13,1 % dhe 25,9 %.

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koeficentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20).

Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat. Në vitin 2021, Gini është vlerësuar 33,0 %, duke pësuar rënie me 0,2 pikë përqindje nga viti 2020.

Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë).

Ai paraqet raportin ndërmjet të ardhurave gjithsej të ekuivalentuara të 20 % të popullsisë me të ardhura më të larta dhe të 20 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta. Në vitin 2021 raporti S80/S20 është vlerësuar 5,7 kundrejt raportit 5,9 që u vlerësua në vitin 2020. Për popullsinë 65 vjeç e lart ky raport në vitin 2021 është vlerësuar me 3,9 kundrejt 4,0 që ishte në vitin 2020. Për personat nën 65 vjeç ky raport u vlerësua 6,1 në vitin 2021 kundrejt raportit 6,2 që ishte në vitin 2020.

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Rritja apo ulja e kufirit të rrezikut për të qenë i varfër ndikon në nivelin e rrezikut për të qenë i varfër. Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në rastet kur kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në 50 % të medianës së të ardhurave të ekuivalentuara për frymë është vlerësuar 15,0 % në vitin 2021, krahasuar me 14,4 % të vlerësuar në vitin 2020.

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Në vitin 2021, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje të lehtë me 2,6 %, krahasuar me vitin 2020.

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed

Krahasimi me shtetet e tjera

Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2021, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Letoni (23,4%), Rumani (22,6%), Bullgaria (22,1%) ndjekur nga Shqipëria (22%).

The lowest poverty rates are recorded in the Czech Republic (8.6%), Finland (10.8%), Slovenia (11.7%), Slovakia (12.3%) and Denmark (12.3%). The average of the countries of the European Union (27 countries) is 16.8%. /CNA.al

Is 140 euros per month enough to not be considered poor?/ Official figures shed





Lajmet e fundit nga