“Po më vdes mamaja”/ Dentisti turk ‘masakron’ pacienten e zhduket
Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problem...

Emisioni “Stop” në Tv Klan u gjend në Durrës me qytetarin Festim Biba, të cilit i është bllokuar për 15 ditë patenta në Itali nga policia italiane. Më pas autoritetet italiane e kanë çuar patentën në konsullatën shqiptare të Milanos, ku ka mbetur prej dy muajsh. Ndërkohë qytetari është pa punë dhe i bllokuar, në një kohë, që është shofer kamioni dhe me këtë punë jeton.
Gazetarja: Zoti Biba, çfarë ju lidh juve me konsullatën tonë në Milano?
Festim Biba: Historia ime është kjo: më ndalon policia e Rovigos dhe më bllokojnë patentën. Patentën ma bllokojnë për 15 ditë. pas 15 ditësh, prefektura e Rovigos e nis në konsullatën në Milano. Por në Milano nuk më përgjigjen për patentën, asnjë datë, asnjë farë caktimi kur do ma bien. Unë jam i papunë.
Gazetarja: Cili është profesioni juaj?
Festim Biba: Profesioni im është shofer kamioni. Punoj prej 22 vjetësh vetëm me Italinë. Më 18 Tetor, policia italiane ma çon patentën në konsullatën shqiptare dhe deri më sot nuk më ka ardhur asnjë lloj përgjigjeje. I kemi çuar dhe një email 3 herë, nuk na kthejnë përgjigje.
Gazetarja: Ndërkohë çfarë po ndodh me punën? Ju punoni si privat apo jeni me ndonjë kompani?
Festim Biba: Jo, jam me një kompani. Nga kompania ime janë duke më pritur mua tani që të rifilloj punën prapë.
Gazetarja: Ndërkohë po paguhesh gjatë kësaj kohe?
Festim Biba: Jo, jam pa pagesë.
Gazetarja: Dy muaj domethënë…
Festim Biba: Jam 0 se ne i kemi me rrugë.
Gazetarja: Dhe e gjitha për kartonin e patentës.
Festim Biba: Po. Vetëm për ato.
Në një komunikim me zyrën e shtypit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, na thanë që dokumentet grumbullohen dhe nisen një herë në muaj drejt Shqipërisë. Por qytetarit Biba i është vonuar dy muaj dhe autoritetet shqiptare nuk japin shpjegim, por thonë, se ai nuk duhet të bënte shkelje.

Zyra e Shtypit: Fola me Zyrën Konsullore dhe po e verifikojnë ata kanë ardhur materialet nga Milano apo jo. Që ta kuptosh edhe ti dhe zotëria, nuk është se vjen patenta dhe niset se ato nisen me avion, priten të bëhen grupe dokumentash dhe nisen. Deri sot nuk kanë ardhur akoma dërgesat nga konsullata, kjo që bëhet njëherë në muaj me gjithë dokumentacionin përfshirë pasaporta të skaduara, pasaporta të gjetura e me radhë që nga Milano vijnë me avion, me postë të posaçme.
Gazetarja: Po si ka mundësi që nuk kanë ardhur? Dëgjo, ti thua njëherë në muaj vijnë këto?
Zyra e Shtypit: Tani, varet nga sasia e dokumentave që nuk është se ka një rregull fiks që bëhen 1 herë në ditë, 1 herë në javë. Deri sot nuk kanë ardhur akoma dërgesat nga konsullata, kjo që bëhet njëherë në muaj me gjithë dokumentacionin. Do shkoj një vrap te konsullorja dhe po i them si është kjo procedura.
Gazetarja: Problemi është që zotëria ka 2 muaj që i është bllokuar tashmë, më kupton?
Zyra e Shtypit: Epo tashi, zotëria të mos e bënte atë që bëri andej, kaq!
Gazetarja: Nuk ka bërë asgjë andej ai se për atë punë 15 ditë ia kanë mbajtur ata. Më kupton?
Gazetarja: Doli polici e kaluar policisë konsullata.
Pas interesimit të “Stop” brenda 24 orësh erdhën nga Milano 70 patenta, përfshirë atë të zotit Festim Biba./tvklan.al
Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problem...
Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5...
Regarding the problem of Mrs. Liljana Mato, who has been s...
The show "Stop" on TV Klan went to Karroq, Godolesh, about...
The driver of the Tropoja Local Health Care Unit, Murat Gj...
The auditor's profession is quite important, as it deals w...
A few days ago, the show "Stop" on TV Klan broadcasted the...
Flora lives in the Kombinat area, Tirana, with her husband...
Leo Hasanllari is 14 years old and suffers from a bone dis...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Byshek të Elbasanit pë...
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
The show "Stop" dealt with the case of Sokol Gazulli t...
A citizen complained to Fiks Fare that Customs has set...
The investigative show "Stop" traveled to Shkodra for the ...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...