After 7 years of effort / "Stop" removes the fence of the occupier from the property
Regarding the problem of Mrs. Liljana Mato, who has been s...

Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5 mijë lekë për mbi 695 mijë pensionistë! 11 mijë për të gjithë ata që marrin pension invaliditeti.
Por, qindra mijëra persona të tjerë enden çdo ditë në dyert e institucioneve të marrin paketat që ju takojnë për ndihmë. Një 46 vjeçar nga Elbasani, në karrocë me rrota prej 20 vitesh, i është hequr paketa higjeno-sanitare. Ndërkohë, një tjetër në Kuçovë, që dergjet në shtrat prej 4 vitesh, pas një ishemie, nuk merr kujdestarë pasi “s’e përcakton ligji”.
Pas 20 vitesh, të gjymtuarit i heqin paketën higjeno sanitare
Fiksi bisedoi me z. Andrea Qosja nga Elbasani. 46 vjeçari është prej 20 vitesh është në karrocë me rrota, pasi ka humbur të dyja këmbët. Jeton në Mjekës, është babai i dy fëmijëve.
“I jam drejtuar Fiks Fare se pas 20 vitesh që marr KEMP dhe jam me status të përhershëm të përfituesit të Statusit të Invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik. E kam marrë kempin përherë, pa asnjë problem. Librezën e kam marrë në vitin 2017 dhe thotë ‘përgjithmonë’, ku përfitoj edhe paketën higjieno-sanitare. Nuk mund të bëj punë të tjera, duhet të kujdeset gjithmonë një person“, thotë ai.
Më tej pohon se pas shumë vitesh, e kontaktojnë nga Njësia Administrative se i është hequr paketa higjieno-sanitare.
“Më thanë se ‘s’të takon’. Tani u kujtuan këta të ma hiqnin, unë e kam pasur gjithmonë. Të dyja këmbët nuk i kam, me sëmundje të tjera po e po. Kam shkuar në Tiranë. As më panë, vetëm më bënë disa pyetje. Më pyetën vuan nga ndonjë gjë, u thashë nëse ‘s’ke këmbët, të gjitha i ke’. Çfarë mund të bëj unë?” pohon Andrea, i cili u largua dhe i thanë se përgjigjen do e dërgojnë te Njësia Administrative. “Pas disa ditësh më merr punonjësja e Njësisë dhe më thotë të është hequr. E pyes a ka ardhur vendimi, më thonë jo. Vetëm në telefon. Merrja 160 mijë lekë paketë, tani ma hoqën. Marr vetëm kempin, 110 mijë lekë, asnjë gjë tjetër. Me çfarë të jetoj”, thotë ai.
Gazetarët e Fiksit telefonojnë punonjësen e Njësisë, ku e pyesin për rastin e Andreas. Ajo thotë se është në shtëpi për problemet e veta. Më tej pohon se “ende s’ka ardhur vendimi nga Shërbimi Social”.
Gazetarët e pyesin nëse i është hequr paketa higjeno-sanitare, ndërsa ajo përgjigjet se po, pasi “e kanë lajmëruar vetëm në telefon”.

Fiksi denoncoi edhe rastin e z.Leonard Lluka, i cili dergjet në shtrat prej 4 vitesh. Bashkëshortja e tij apelon që të marrë një pagesë kujdestarie. Leonardi ka punuar gjithë jetën mekanik në Uzinën e Kuçovës, ndërsa para 4 vitesh pësoi një ishemi.
Nga ishemia nuk lëviz këmbën dhe dorën e majtë. Ndërkohë, ka probleme edhe në kokë, pasi nuk bën dot as nevojat e tij personale. Personi që kujdeset për të është bashkëshortja, Liljana. Edhe ajo në moshë pensioni, por nuk e merr “pasi s’kam kontribute”.

“Kam kërkuar të marr pagesë kujdestarie, ia kam bërë të gjitha analizat në Kuçovë, Berat dhe Tiranë. Në Tiranë e kam çuar me autoambulancë. As e kanë parë fare. Ky është me bebelina, do kujdes gjithmonë. Të paktën të marr ato që më takojnë, s’kërkoj më shumë”, thotë ajo.
“Pasi e çova në Tiranë na vjen përgjigjja se ‘s’të takon’. Ky në shtrat i paralizuar edhe s’më takon?! S’po kërkoj asnjë gjë, vetëm ato që më takojnë, ta nxjerrin me status. Nuk di kujt t’i drejtohem, prandaj iu drejtova Fiks Fare”, thotë Liljana.

Bashkë me Liljanën, gazetarët shkojnë te Shërbimi Social në Kuçovë. Përgjegjësja e SHSSH-së, Dorina Veshi, thotë se e di problemin e zonjës Liljana dhe të bashkëshortit të saj Leonardit.
Pohon se vendimi është marrë nga Shërbimi Social në Tiranë dhe ata janë vetëm zbatuesit. Sipas saj, zotëria merr kempin dhe një ndihmë 3 mijë lekë në muaj nga pushteti lokal, por për statusin duhet ta vendoste Tirana. “E di që i takon, por ne jemi vetëm zbatuesit” thotë përgjegjësja e Shërbimit Social./ tch

Regarding the problem of Mrs. Liljana Mato, who has been s...
The show "Stop" on TV Klan went to Karroq, Godolesh, about...
The driver of the Tropoja Local Health Care Unit, Murat Gj...
The auditor's profession is quite important, as it deals w...
A few days ago, the show "Stop" on TV Klan broadcasted the...
Flora lives in the Kombinat area, Tirana, with her husband...
Leo Hasanllari is 14 years old and suffers from a bone dis...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Byshek të Elbasanit pë...
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
The show "Stop" dealt with the case of Sokol Gazulli t...
A citizen complained to Fiks Fare that Customs has set...
The investigative show "Stop" traveled to Shkodra for the ...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...