Një kilometër rrugë e lënë në mëshirë të fatit/ Banorët: Rregullojeni, ndryshe bojkotojmë zgjedhjet!
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Byshek të Elbasanit për një konflikt prone. Nazif Myrta, 72 vjeç, është goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj, duke pretenduar, se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë, që ai e quan pronë të vetën, e rreh dhe e godet më kosore ferrash, si dhe me grushta, duke i çarë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët protezë.
Nazif: Më rrahu, më dërrmoi nga duart, nga nofulla që më theu dhëmbët dhe nga këmba që s’mund të eci më.
Gazetari: Të ka gjuajtur me mjete të forta, apo jo?
Nazif: Me dru, kurse dorën këtu ma ka çarë me kosën time. Më solli këtu ai, më mori kosën mua atje, më cacu dorën, kur më ra këtu në nofull dhe këtu në këmbë, unë u përmbysa.
Gazetari: Ke rënë pa ndjenja apo jo?
Gazetari: I gjithë shkaku, për ta kuptuar ka qenë ajo parcela atje që është me jonxhë apo jo? Dhe ju, më 2 Dhjetor kishit çuar bagëtitë për të kullotur. Dhe ky personi vjen..
Nazif: Ky personi vjen nga pylli me një dajak të madh dhe më bie me dhunë, bam këtu…

Gazetari: E mban mend se çfarë të ka thënë në ato momente?
Nazif: Nuk tha gjë fare, vetëm më shau dhe bam, nuk foli më asgjë ai, bam këtu, bam këtu, bam në këmbë, më përmbysi atje dhe iku.
Gazetari: Sot fqinji ndodhet i lirë apo jo? në gjendje të lirë, ju e shikoni sepse e keni dhe afër.
Gazetari: Përballë banesës tuaj.
Nazif: Po, ai është i liruar. Se kush e ka liruar, nuk e di.
Gazetari: Që nga ajo ditë e deri më sot, bagëtitë ti i mban mbyllur apo jo se nuk je më në gjendje të…
Nazif: Jo ore vëlla ku dal unë për bagëtitë? Ku mund të dal unë? Brenda.

Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor, si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.
Kunata e tij, në një lidhje telefonike me gazetarin e “Stop” tregon qartazi dhunën e përjetuar prej Hamitit.
Kunata e dhunuesit: Edhe burrin ma ka rrahur, edhe mua më ka rrahur. Dokumentat te shtëpia, m’i ka vjedhur. Qentë që kam pasur m’i ka helmuar me arsye që të më vjedhë dokumentat që kur të hyjë brenda të mos lehë qeni dhe të më vjedhë. Kam 27 vjet aty te burri edhe gjithmonë sherre e debate. Gjithmonë jemi ulur si e si të mos krijojmë sherre e debate, si e si për fëmijët e për çdo gjë. Ai akoma. Gjithmonë.

Gazetari: Ky është një person i dhunshëm, si e njihni juve, duke qenë se aq më tepër që e keni kunat, keni lidhje familjare?
Kunata e dhunuesit: Po, kemi lidhje familjare, por unë kam 27 vjet me atë dhe ky gjithmonë… edhe burrin ma rrahu. Unë për vete e kam frikë.
Gazetari: Ku ju ka goditur zonjë herën e fundit se unë shoh një fotografi që ju ka goditur në gjymtyrën e poshtme?
Kunata e dhunuesit: Më ka goditur dhe më ka shpëtuar i vëllai.

Vetë vëllai i dhunuesit mbështet këtë deklaratë pasi tregon se Hamiti e ka rrahur një natë teksa kthehej në shtëpi. Arsyeja pse ai i bën këto veprime është se ka mbështetjen e pushtetit lokal, i cili gjithnjë rrëzon poshtë akuzat e njerëzve që ankohen për dhunën.
Dhunuesi Hamit Mehmetaj: Përshëndetje!
Dhunuesi Hamit Mehmetaj: Unë jam në Elbasan. Kam nja dhjetë minuta punë, ose të pres në Elbasan, ose takohemi në Shushicë.
Emisioni “Stop” e pret në fshat.
Gazetari: Pra, merr formë të prerë vendimi, për çfarë?
Dhunuesi: Që ky të marrë tokën, pa shikuar që ka mbivendosje. Aq më tepër që nuk e diktova që më grisi xhupin me atë kosore.
Gazetari: Se po ta diktoje, çfarë do të ndodhte?
Dhunuesi: Tani, gjaknxehtësia, se nuk u nisa për atë punë.
Gazetari: Po në qoftë se ti do ta kishe kapur se ai të ka goditur, çfarë do bëje ti?
Dhunuesi: Po mund t’i kisha sjellë edhe më rëndë.
Gazetari: Po nuk jeni ju në gjendje, ju jeni një person madhor, tani, jeni në një fshat, jeni në një komunitet të vogël këtu, t’i zgjidhni problemet në rrugët e duhura ligjore?

Dhunuesi: Unë, faktikisht, nuk vajta për ta dhunuar.
Dhunuesi: E dhunova se më goditi me kosore. Atje ndejta 72 orë, megjithëse kaloi për arsye të seancave gjyqësore dhe jam i dënuar me detyrim paraqitje.
Gazetari: “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 12 te oficeri i Policisë Gjyqësore. Hamit Mehmetaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e lehtë” dhe “Vetëgjyqësi”.
Gazetari: Po me fqinjët e tjerë çfarë problemi ke? Ti ke dhunuar edhe kunatën, apo jo?
Gazetari: Ti ke dhunuar fqinjin se të vete me bagëti te prona që ti thua se është imja. Ti dhunon kunatën se thua se ajo më hapi vijën e ujit. Ti dhunon tjetrin e tjetrin. Të paktën ke nja 6 persona, 7 persona, këtu në fshat, që ti, zotëri, unë kam dëshmitë e tyre, ti i dhunon, zotëri.
Bashkëshortja: Ai të drejtën e vet do, jo se…
Gazetari: Zotëri, kthjellohu dhe bindju ligjit. Mos bëj vepra penale, se do dënohesh. Ke shpëtuar deri më sot, nuk e di se si ke shpëtuar. I bie që ti, nesër, të vrasësh një njeri dhe ti prapë të jesh i lirë, se kështu i bie logjika jote, mesa po kuptoj.
Bashkëshortja: Jo për të vrarë, jo.
Gazetari: Zonjë, ti je bashkëshortja, por ti nuk duhet t’i bëhesh krahë veprimeve që bën yt shoq.

Bashkëshortja: Jo, nuk i bëj krahë veprimeve.
Dhunuesi: Qëlloi punë momenti, se vajta e pyeta se përse i mban bagëtitë.
Gazetari: Edhe nesër mund të gjesh një moment, ti zotëri dhe thua se hajd’ më erdhi momenti dhe vrave e plagose një tjetër. Hiq dorë, zotëri, se ka ligj sot. Zgjidhini gjërat me gjakftohtësi dhe në rrugë ligjore!
Djali i Nazifit, thotë se është ankuar në prokurori dhe i ka thënë se babai i tij është lënduar aq rëndë fizikisht sa i janë thyer dhe dhëmbët. Përgjigja e marrë nga prokurori është tejet cinike.
“Çfarë dhëmbësh? Dhëmbë kauçuku? Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës”, është shprehur prokurori i cili më pas e ka përzënë nga zyra dhe ka refuzuar t’i japë informacione mbi dokumentacionin./tvklan.al
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
The show "Stop" dealt with the case of Sokol Gazulli t...
A citizen complained to Fiks Fare that Customs has set...
The investigative show "Stop" traveled to Shkodra for the ...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura and Mateo Zyfi asked for the help of Fiksi, since wi...
The show "Stop" on TV Klan went to Kombinat where the citi...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
"Stop" was on the Kamëz-Shkodër national axis near Val...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...