web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habia në Shkodër/ Kadastra i legalizon qytetarit gjysmën e shtëpisë

2022-12-07 22:10:11, Denoncim CNA

Habia në Shkodër/ Kadastra i legalizon qytetarit gjysmën e

Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, sepse ka ndërtuar shtëpinë që në vitin 2000 dhe ka aplikuar për legalizimin e saj në vitin 2006.

Ngjitur ka shtëpinë vajza e tij. Në momentin e legalizimit, mori certifikatën vetëm për gjysmën e shtëpisë, ku përfshihej dhe ballkoni i së bijës. Pjerini thotë, se vetëdeklarimin e ka bërë në të njëjtën kohë për të gjithë shtëpinë.

"I'm Pierin Pashkja, I live in Italy. I built a house in 2000, where not all of it was legalized, only half of it. Next to my house is my daughter's house, where they legalized the annex of my daughter's house to my house. They haven't legalized half of my house and the shop that is a bakery downstairs."

He turned to the Local Directorate of ASHK Shkodër, where they told him that an error had been made in the system.

"They didn't legalize me, they told me that we made a mistake, it got into the computer, into the system and we can't withdraw it anymore. They have done it. Why? This is their job", said the whistleblower.

Pjerini lives in Italy, after undergoing chemotherapy there for a tumor.

“Është legalizuar gjysma. Unë kam bërë deklarimin e të gjithës. Vij vetëm për këtë punë. Çfarë më ka bërë Kadastra e Shkodrës, nuk ma ka bërë sëmundja ime tash e 10 vjet me kimioterapi me operacione. Kërkoj nga “Stop” thjesht drejtësinë me e vënë në vend”, u shpreh ai.

Pas Pjerinit, ASHK-së Shkodër iu drejtua gazetarja e “Stop”. Zv/drejtori Enderson Memcaj tha se do të çojë grup në terren për të zgjidhur problemin.

“Problemi qëndron sepse pranë ASHK Shkodër ka pasur disa ndryshime, duke filluar nga drejtuesi i institucionit, zv/drejtuesi si dhe përgjegjësat e sektorëve përkatës, në rastin konkret përgjegjësi i legalizimeve. Ankesa e zotërisë në fjalë do të shikohet me përparësinë më të madhe dhe njëkohësisht do të ngrihet grupi, maksimumi ditën e nesërme, për verifikimin në terren në mënyrë që t’i japim një zgjidhje ligjore për ato problematike që ekzistojnë. Nga vetëdeklarimi është i 2006, certifikata në 2021. Duke qenë se jemi staf i ri do i japim zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur me përparësinë maksimale, gjithmonë në rrugën ligjore, në maksimumin e mundshëm”, tha Memcaj.

Pas këtij momenti, ky institucion na ktheu përgjigjen me hapat, që do të ndiqen deri në zgjidhjen e plotë të legalizimit të shtëpisë së tij.

Gazetarja: Mua m’u tha që sot doli leja e legalizimit për gjysmën e shtëpisë.

Denoncuesi: Faleminderit, faleminderit, dëgjo këtu, unë nuk di si t’ju përgëzoj ju për tërë këtë kurajo ë. Hajde ju boft shëndet o Zot ishalla./tvklan.al





Lajmet e fundit nga