Massive brawl in Saranda, 6 people escorted to the police
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...

Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes së tubave gjenitalë pa dijeninë e saj të Albina Terollit. Denoncuesja u ballafaqua me mjekun Refki Pere.
Ky i fundit i tha se dikush ia ka kërkuar ta bëjë këtë ndërhyrje, por nuk mban mend dhe nuk mban përgjegjësi.
Qytetarja: Mora një vërtetim, ka nja 3 ditë dhe thoshte vetëm të dhënat e çupkave. Tashi, kartela ime nuk ekziston?
Mjeku Refki Pere: Ne s’mbajmë kartela! Ne mbajmë vetëm regjistra. Pse të duhet tashi ajo?
Qytetarja: Po më duhet kartela, ngaqë tubektomia është bërë, por nuk po e rezultoj dot!
Mjeku Refki Pere: A ke thënë për të mbyllur tubat?
Mjeku Refki Pere: Në qoftë se se ke thënë, i ke tubat hapur. Mund të jenë mbyllur pas asaj (operacionit çezarian).
Qytetarja: Si mund të jenë mbyllur pas asaj?
Mjeku Refki Pere: Po, mbyllen ato pas operacionit.
Mjeku Refki Pere: Ohoooo, me dhjetëra herë janë mbyllur.
Qytetarja: Po mirë, ti doktor nuk je i vetëdijshëm çfarë ke bërë në trupin tim?
Mjeku Refki Pere: Po ku mbaj mend unë, çfarë kam bërë?
Qytetarja: Po si nuk mban mend? Ai është operacion.
Mjeku Refki Pere: Po unë nuk mbaj mend 4 mijë operacione. Mbaj mend unë tashi, para 10 vjetësh?
Qytetarja: Po ke dokumentin doktor, mund ta gjesh!
Mjeku Refki Pere: Dokumentin nuk e ke, bre!
Qytetarja: Pse nuk e kam dokumentin? Ti do mbash përgjegjësi për këtë?
Mjeku Refki Pere: Çfarë përgjegjësie do të mbaj unë, se ti më thua mua më mbyll tubat, e kujtohesh pastaj pas 10 , m’i hap tubat..?
Qytetarja: Po më gjej firmën, që unë të kam thënë, që t’i mbyllësh? Pse m’i ke prerë tubat?
Mjeku Refki Pere: Tubat i kam prerë, se më ke thënë ti.
Qytetarja: Ma nxirr, që te kam thënë ty! Ti më nxirr dokumentin, që unë të kam thënë!
Mjeku Refki Pere: Po ku mbaj dokument unë, moj grua?!
Qytetarja: Këto janë gjëra të rëndësishme, o doktor!
Mjeku Refki Pere: Dhjetë vjet, ti je kujtuar pas dhjetë vitesh.
Qytetarja: Doktor, janë gjëra të rëndësishme këto, që ke bërë. Si mund të asistosh në trupin e dikujt, pa i dhënë autorizim?
Mjeku Refki Pere: Ke thënë ti! Ka thënë edhe jot ëmë!
Qytetarja: Ç’lidhje ka?! Jam unë kryesorja. Ç’është kjo? Ma nxirr, atëherë!
Qytetarja: Ma nxirr dokumentin, që unë të kam thënë ty! Jam e shkatërruar ekonomikisht.
Mjeku Refki Pere: Po mos e bëje atë punë! (in vitro”) Ti i ke 4 fëmijë.
Qytetarja: Pse mos e bëj? Do të jap llogari ty? Doktor, më ke prerë të drejtën e të qenurit nënë sërish.
Pas qytetares u interesua gazetarja e “Stop” dhe mjeku sërish këmbënguli se kjo gjë është kërkuar nga familjarët, por dokumente para 10 vjetësh nuk ka. Madje në mënyrë të çuditshme ai thotë se Albina nuk ka pse të dojë fëmijë pasi ka 4 pasardhës.
Gazetarja: Qytetarja është një ish-pacientja juaj që quhet Albina Terolli. Në vitin 2013 ka sjellë në jetë binjakë nëpërmjet një lindjeje cezariane. Nga ajo ndërhyrje ju keni qenë gjinekologu. Pas kësaj ndërhyrje ju i keni thënë është me tubektomi.
Gazetarja: Ju i keni thënë në momentin që zonja ka tentuar të ribëjë sërish fëmijë dhe nuk ka mundur.
Mjeku: Mundet që firma ime është.
Gazetarja: Firmën tënde nuk e njeh dot?
Mjeku: Nuk mund të mohoj të vërtetat që janë. Edhe firma ime mund të jetë. Firma ime është.
Gazetarja: Duke qenë se këtu e keni pranuar që zonja ka tubektomi pse ka ndodhur kjo gjëja.
Mjeku: Kjo e ka kërkuar vetë tubektominë.
Zonja: Ma nxirr firmën që ta kam kërkuar.
Gazetarja: E ke kërkuar tubektominë?
Gazetarja: Në momentin që një pacient të kërkon që unë dua të bëj tubektomi firmos një dokument?
Mjeku: Në 2013 i thonë 10 vjet përpara.
Gazetarja: Nuk po flasim për epokën e gurit, para 10 vjetësh jemi.
Mjeku: Dokumenti këtu nuk figuron për momentin.
Gazetarja: Që tregon se ajo nuk e ka kërkuar.
Mjeku: Ajo e ka kërkuar dhe familjarët e saj e kanë kërkuar.
Gazetarja: Ç’punë kanë familjarët me tubat e kësaj. Pse tuba aspirimi janë ato?
Mjeku: Pse kujtohet tani kjo, martohet për herë të dytë dhe kujtohet tashi që të zhbllokojë tubat. Pse nuk e kërkoi para se të martohej?
Gazetarja: Ajo kërkon fëmijë mor zotëri?
Mjeku: Katër fëmijë i ka ajo.
Gazetarja: Gjyshja ime ka bërë dhjetë mër.
Gazetarja: Le të ketë bërë 10. Ti ia ve kufirin asaj. Ajo do të bëjë 10. Sa do të bësh ti?
Zonja: 10, 15 është e drejta ime si mua.
Mjeku: Është dëshira familjare që ka ndodhur kjo punë.
Gazetarja: Më nxirr pak dokumentin?
Mjeku: Në atë kohë nuk kemi pasur konsensusin. Ti më thua mua tani çfarë ke bërë para 10 vitesh. Kur bëhet tubektomi nuk kthehet më. Nuk bën më fëmijë normalisht.
Gazetarja: Pse nuk u bë me dokument kjo dëshira?
Mjeku: Mund të jetë kjo një lajthitje kur i thonë./ tvklan.al
Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës A...
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...
Një tjetër denoncim është bërë për inceneratorin e Tir...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë nj...
Monika Kryemadhi has denounced today that the incinerator ...
Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...
Edhe pse kapen në kufi nga policia e shtetit dhe dërgohen ...
On September 29, 2022, the investigative show "Stop" on TV...
Several times the investigative show "Stop" on TV Klan has...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
A few weeks ago, the investigative show "Stop" was in Bysh...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
The show Stop on TV Klan follows the story of the sexual h...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekj...
Enver Bregasi, accompanied and arrested once for fraud in ...
Regarding the mysterious death and removal of the heart of...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e s...
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasan...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...