LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Batërdi dhe masakër në Sharrë/ Inceneratori i Tiranës nuk kryen proceset për të cilat paguhet”

2023-01-17 20:11:00, Denoncim CNA
“Batërdi dhe masakër në Sharrë/ Inceneratori i
Landfilli i Sharrës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë një denoncim për inceneratorin e Tiranës.

Duke marrë shkas nga monitorimi i Monika Kryemadhit, Vasili thotë se në Sharrë po bëhet batërdi dhe masakër.

Në një status në rrjetet sociale, ai thotë se nga monitorimi me dron dhe gjurmimi i qeses fosforeshente me mbeturina, të hedhura nga Kryemadhi, kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë nga proceset për të cilat paguhet, përveç peshimit dhe groposjes së mbetjeve.

“Edi Ramës i çirret mashtrimi, kur me paturpësi tha : "Trajtimi i mbeturinave është ekselent".

Shiheni me sytë tuaj baderdinë dhe masakrën që bëhet në Sharrë dhe ku Edi Rama dhe Erion Veliaj grijnë dhjetëra milionë euro të shqiptarëve.

Monika Kryemadhi hedh në kontenierët e mbeturinave një qese fosforeshente me mbeturina të riciklueshme për të gjurmuar procesin e trajtimit të mbetjeve.

Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që  zotohet kryeminstri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë.

Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton”, shkruan ai./ B.A. – CNA.al

21:36 DENOUNCEMENT

Absurdi në

Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...

Lajmet e fundit nga