When will SPAK investigate "NOA" scandals with the Government?
In recent days, Rilindja is holding a so-called "anti-...

Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asnjë prej institucioneve, duke filluar nga Burgu i Rrogozhinës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij rasti, duke sorollatur ish-të dënuarin.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Xhelo Kumri, nga Fieri, i cili ka qëndruar në Burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015, ku ka pasur në arkën e këtij institucioni një shumë prej 540 mijë lekësh të vjetra. Në momentin që u lirua, ai ka marrë një vërtetim për këtë shumë, por i kanë thënë se ia kanë vjedhur.
Xhelua tregon se ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vuajtjen e dënimit e ka bërë në Rrogozhinë. “Gjatë kohës që kam qëndruar në burg më kanë sjellë të afërmit shuma të vogla parash, të cilat i kam grumbulluar dhe i kam vendosur në arkën e Burgut të Rrogozhinës. Sa herë që vinin të afërmit me linin para. Këto para unë i lashë në arkë për siguri”, - thotë ai.
Në datën 11 qershor 2015, Xheloja ka dalë nga burgu dhe ka shkuar tek arka për të kërkuar këtë shumë. Punonjësit fillimisht i kanë thënë që të firmoste një letër që s’ka pasur sende apo vlera monetare për të marrë, por ai ka këmbëngulur dhe ka kërkuar paratë. Pas disa minutash, punonjësit i kanë thënë se arka është vjedhur nga punonjës të burgut. Ata i kanë firmosur një vërtetim, që mban datën 11 qershor 2015, ditën kur është liruar nga burgu, që vërteton se Xhelo Kumria ka pasur në arkë 54.045 lekë të rinj. Por, ai s’e ka marrë se s’ka pasur lekë në arkë! Ndërkohë, prej 7 vitesh, ish-i dënuari ka trokitur në të gjitha institucionet për të marrë paratë.
Xhelo thotë se, deri më sot, megjithëse është ankuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në Ministrinë e Drejtësisë apo edhe në institucione të tjera, nuk e ka marrë këtë shumë. Të gjithë ia pranojnë se ka pasur lekë në burgun e Rrogozhinës, por askush nuk ia jep, pasi i thonë se “kanë kallëzuar punonjësit që i kanë marrë këto lekë”. Denoncuesi shkoi dhe u interesua te Burgu i Rrogozhinës, teksa një punonjës i thotë se duhet të kthehet për disa minuta. Ai shkon sërish dhe merr informacion se paratë ia kanë marrë në burg, por burgu nuk ia ka marrë atyre që i vodhën!
“Është çështja në proces gjyqësor. E dimë që t’i kanë vjedhur paratë por institucioni s’ka para. Duhet t’ua marrë atyre që i kanë vjedhur. Ti e di si vepron shteti”, i thanë punonjësit.
Pas këtyre përgjigjeve, "Fiks Fare", i dërgoi një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas tyre, problemi i ish-të dënuarit Xhelo Kumria “është një problem i njohur, i konstatuar që në vitin 2013″. Sipas tyre, për 3 punonjësit e financës është bërë kallëzim penal dhe nga burgjet është kërkuar me padi regresi kthimi i shumës, por çështja është ende në gjyq.
Ndërkohë, këtë përgjigje, qytetari e ka marrë prej vitesh me radhë. Në vitin 2016, sipas një shkrese, Burgjet i kanë kthyer përgjigje se janë kallëzuar në prokurori ish-punonjësit Ibrahim Xibraku, Servet Kasa dhe Lime Xani. Prokuroria i ka marrë të pandehur dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Madje, edhe në këtë shkresë të 2016-ës, burgjet citojnë se “janë zhvilluar 2 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë”.
Meanwhile, even after 6 years, the citizen received the same answer that "the case is in court". But, in no year or in any document, these institutions have acted, not returning the amount that was stolen from them inside the prison.
In recent days, Rilindja is holding a so-called "anti-...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
With the justification that Albania is in an environmental...
Activist Evi Kokalari, who came from the US to Albania...
Elio Laze, the so-called journalist, in addition to being ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...