Esi Dunbar, the woman who lived another 40 years after being mistakenly buried alive
The most valuable thing we have as humans is our life and ...

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e partneritetit transatlantik bie gjithnjë në sy. NATO është një organizatë më e moshuar se unë, dhe unë nuk jam më i ri. Ajo është më e vjetër sesa mbretërimi i Mbretëreshës Elizabeta II në Britani.
Kauza e tij origjinale - të mbante Bashkimin Sovjetik jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë - është më pak e rëndësishme se sa dikur (pavarësisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë). Gjithsesi aleanca shihet me respekt në të dy anët e Atlantikut. Por Pakti i Varshavës është zhdukur, dhe Bashkimi Sovjetik është shembur.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 20 vjet në luftëra të kushtueshme dhe të pasuksesshme në Lindjen e Mesme. Kina është shndërruar nga një vend i madh i varfër me shumë pak ndikim global, në vendin e dytë më të fuqishëm në botë, dhe liderët e saj synojnë një rol edhe më të madh global në të ardhmen.
Vetë Evropa ka përjetuar ndryshime të mëdha:ndryshime demografike, kriza të përsëritura ekonomike, luftëra civile në Ballkan, dhe këtë vit një luftë shkatërruese, e cila duket se do të vazhdojë edh për ca kohë. Sigurisht, “partneriteti transatlantik” nuk ka qenë tërësisht statik.
NATO është shtuar me anëtarë të rinj gjatë gjithë historisë së saj, duke filluar me Greqinë dhe Turqinë në vitin 1952, të ndjekura nga Spanja në vitin 1982, më pas një mori ish-aleatësh sovjetikë duke filluar nga viti 1999, dhe së fundmi nga Suedia dhe Finlanda.
Edhe shpërndarja e shpenzimeve brenda aleancës ka pasur luhatje, teksa pas përfundimit të Luftës së Ftohtë shumica e vendeve Evropës i kanë reduktuar drastikisht kontributet e tyre në mbrojtje. Po ashtu, NATO ka përjetuar ndryshime të ndryshme doktrinore, disa prej tyre më të rëndësishme se të tjerat.
Prandaj ia vlen të pyesim se çfarë forme duhet të marrë partneriteti transatlantik në të ardhmen. Si duhet ta përcaktojë misionin dhe si t’i shpërndajë përgjegjësitë e saj? Unë mendoj se mund të evoluojë në të paktën njërin nga katër modele të ndryshme.
Modeli nr.1:Vazhdimi i veprimtarisë si zakonisht
Sipas këtij modeli, NATO do të mbetej e fokusuar kryesisht tek siguria e Evropës. SHBA-ja do të mbetet “ndihma e parë” e Evropës, dhe liderja e pakundërshtueshme e aleancës, siç ka qenë edhe gjatë luftës në më Ukrainë. Ndarja e barrës do të anonte sërish nga Uashigtoni. Aftësitë ushtarake të Amerikës, do të vazhdonin të linin në hije ato të ushtrive të Evropës, ndërsa “ombrella bërthamore” e SHBA do të mbronte ende anëtarët e tjerë të aleancës.
Por ky model ka disa dobësi serioze. Më e dukshme është kostoja e oportunitetit:nëse SHBA mbetet reaguesja kryesore për çdo gjë që ndodh në Evropë, Uashingtoni e ka të vështirë t’i kushtojë kohë, vëmendje dhe burime të mjaftueshme Azisë, ku kërcënimet ndaj ekuilibrit të fuqisë janë dukshëm më të mëdha, dhe ku mjedisi diplomatik është veçanërisht i ndërlikuar.
Modeli nr.2:Demokraci ndërkombëtare
Ky model e vë theksin tek karakteri i përbashkët demokratik i shumicës së anëtarëve të NATO-s, dhe tek ndarja në rritje midis demokracive dhe autokracive (sidomos të Rusisë dhe Kinës). Ky vizion qëndron prapa përpjekjeve të administratës Bajden për të theksuar vlerat e përbashkëta demokratike, dhe dëshirës së saj të deklaruar haptazi për të provuar se demokracia mund t’ia kalojë ende autokracinë në skenën globale.
Në dallim nga modeli i parë, që fokusohet kryesisht tek siguria evropiane, ky koncept i partneritetit transatlantik përfshin një axhendë më të gjerë globale. Ai e koncepton politikën bashkëkohore botërore si një garë ideologjike midis demokracisë dhe autokracisë, dhe beson se kjo luftë duhet të zhvillohet në një shkallë globale.
Prandaj, nëse Shtetet e Bashkuara po “orientohen” drejt Azisë, njëlloj duhet të veprojnë edhe partnerët e saj evropianë, por me synimin më të gjerë të mbrojtjes dhe promovimit të sistemeve demokratike. Ky vizion është i thjeshtë - demokracia është e mirë, autokracia e keqe - por të metat e tij janë shumë më të mëdha sesa virtytet.
Së pari, një kornizë e tillë do të ndërlikojë në mënyrë të pashmangshme tek marrëdhëniet me autokracitë që kanë zgjedhur të mbështetin SHBA-të ose Evropa (si Arabia Saudite ose monarkitë e tjera të Gjirit) dhe ta ekspozojë partneritetin ndaj akuzave për hipokrizi.
Së dyti, ndarja e botës në demokraci miqësore dhe diktatura armiqësore, do të përforcojë lidhjet mes këtyre të fundit, dhe do t’i dekurajojë të parët që të luajnë skemën “përça e sundo”. Së fundi, vënia në qendër e vlerave demokratike, rrezikon që ta kthejë partneritetin transatlantik në një organizatë ndëshkimore, që kërkon vendosjen e demokracisë kudo që është e mundur.
Modeli nr.3:Një qasje globale kundër Kinës
Ky model synon të bashkojë partnerët evropianë të Amerikës me marrëveshjet dypalëshe që ekzistojnë tashmë në Azi, dhe ta përdorë potencialin e Evropës për të përballuar të vetmin konkurrent serioz me të cilin SHBA-ja ka të ngjarë të përballet për shumë vite, Kinën.
Në pamje të parë, ky është një vizion tërheqës, dhe marrëveshja AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, mund të cilësohet si një shembull i hershëm. Por ky model ka dy probleme të dukshme. Së pari, Kina mund të jetë gjithnjë e më e fuqishme dhe ambicioze, por ushtria e saj nuk do të marshojë nëpër Azi për të goditur Evropën.
Prandaj, duhet pritur një sjellje balancuese më e butë nga ana e Evropës përkundrejt Kinës. Së dyti, anëtarët evropianë të NATO-s nuk kanë kapacitetin e duhur ushtarak për të ndikuar ndjeshëm në ekuilibrin e fuqisë në rajonin Indo-Paqësor, dhe s’kanë gjasa që ta fitojnë atë së shpejti.
Modeli nr.4:Një ndarje e re e punëve
Në këtë skenar, Evropa merr përgjegjësinë kryesore për sigurinë e vet, dhe Shtetet e Bashkuara i kushtojnë vëmendje shumë më të madhe rajonit të Indo-Paqësorit. Ajo do
të rikthehej në Evropë, vetëm nëse ekuilibri rajonal i pushtetit do të luhatej shumë. Ky model nuk mund të zbatohet brenda natës, dhe duhet të negociohet në një frymë bashkëpunuese.
Shënim:Stephen M.Walt, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The most valuable thing we have as humans is our life and ...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
The death of Queen Elizabeth II, and the end of the longes...
Today it has become a trend, even among Christians, that c...
In that moment, when Swan smelled the aroma of freshly bak...
A jellyfish that could practically live forever (as lo...
By Marc Wittmann "Psychology Today" When Britain's Qu...
By Alexander J. Motyl "The Hill" Vladimir Putin is he...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
The Russian army is rapidly retreating along the front in ...
The bitter news of the death of Queen Elizabeth II also ma...
The European Commissioner for the Economy, Paolo Xhent...
In early October 1993, I was walking through the streets o...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe Sindroma Turet, kanë ...
The best thing about the former China-Soviet split was tha...
Imagine such a scene: It is a hot summer day in July. ...
The Molotov cocktail has been a staple of many aspects...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
When Elizabeth II ascended the throne in 1952, the sun nev...
In Europe, the fear of the energy crisis is growing more a...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...