Territorial Reform/ Berisha warns Rama: We will get Albania back on its feet
DP leader Sali Berisha has spoken about extending the dead...
DP leader Sali Berisha has spoken about extending the dead...

Sot është përvjetori i 104-rt i çeljes së Kongresit të Lushnjes.
Për këtë ngjarje me rëndësi në historinë kombëtare është shkruar e do të shkruhet, por do të ndalem në një intervistë nga Gjoka Ndinka (Gusho), e cila ndodhet në Shtëpinë Muze të Kongresit.
ZGJEDHJA E DELEGATËVE
Populli i Pogradecit ishe i bashkuar dhe kërkonte lirinë e vet, donte qeverinë tonë. Kur erdhi letra nga Lushnja që duhen delegatë u mblodh kallaballëku i madh dhe më zgjodhën mua dhe Shaban Blloshmin delegatë që të venë në Kongres. Kur u nisëm mbajta një fjalë dhe u nisa bashkë me 5-6 vetë që më ruanin. Ndaluam në Bërzeshtë dhe fjetëm te Shaban Blloshmi. Të nesërmen u nisëm dhe fjetëm në Elbasan në shtëpinë e Aqif Pashës. Ditën tjetër u nisëm për në Lushnje. Kaluam nëpër Dumre dhe kur kalonim nëpër fshatra dilnin njerëzit dhe thërrisnin: Rroftë Aqif Pasha. Kur hymë në Lushnje na shoqëronin 134 njerëz mbi kuaj dhe të armatosur.
Në Lushnje populli na priti me nderime të mëdhaja, ishin ngritur flamurë në të katër anët, të tërë neve delegatët ishim caktuar në shtëpia dhe me kushte shumë të mira.
NË KONGRES
Zgjedhjet u bënë nga delegatët duke emëruar kryetar Aqif Pashën në n/kryetar Sotir Pecin. Salla e Kongresit ishte një tribunë me një flamur të madh ku qëndronte Aqif Pasha dhe Sotir Peci. Delegatët ishin të ulur në banka shkolle dhe ishin vendosur flamurë të vegjël.
Në çelje të Kongresit një nga delegatët mbajti ligjëratën e parë. Atë ditë nuk ishin delegatët e Shkodrës pasi nuk u lejuan të vinin. Nga Elbasani erdhi vetëm dr. Filip Papajani por duheshin dy delegatë. I dërguam një letër Shefqet Vërlacit dhe ai na dërgoi një delegat tjetër, i cili erdhi pas disa ditësh.
Te dera në hyrje të Kongresit qëndronte Vasil Tromara i cili nuk lejonte të hynte njeri po të mos kishte dekretin.
FORMA E REGJIMIT DHE FORUMET DREJTUESE
U disktua që të mos kishte republikë dhe as monarki, por të krijohej një komision me katër vetë dhe kur të krijohej Asambleja e Përgjithshme, ajo do të kishte të drejtën të caktonte formën e regjimit. Doli Eshref Frashëri që propozoi një komision prej katër vetësh që përbënin Këshillin e Lartë. U vendos të krijohej një senat me 37 vetë dhe çdo krahinë të kishte nga dy senatorë.
Në Pogradec u vendos të jetë një senator i krishterë dhe më propozuan mua, por nuk pranova dhe këtë ja lashë Sotir Pecit i cili vendosi një tjetër pe Korçe si senator i Pogradecit.
NISJA PËR NË POGRADEC PAS PUNIMEVE
Populli i Lushnjes na përcolli me duartrokitje. Vajtëm në Elbasan dhe kishim me vete telegrafët e duhet t’i nisnim nga ana e Jugosllavisë se nga Italia nuk i nisnim dot. Kur shkuam në Elbasan, te ura e Haxhi Beqarit ishin italianët e kishim frikë se mos na zenë dhe na merrnin dokumenet. Kështu pas Elbasanit kaluam një mal të lartë duke shkuar më këmbë me Shaban Blloshmin gjer në fshatin Dardhë. Fjetëm atë natë, shkuam ditën tjetër në Bërzeshtë dhe të tretën ditë ardhëm në Pogradec.
Populli i Pogradecit na priti shumë mirë, me këngë e valle, shkollat dualën përpara e me duartrokitje. Atje mbajtëm fjalën dhe treguam se ç’bëmë në Kongresin e Lushnjes. Treguam Traktatin e Fshehtë që kishin bërë Fuqitë e Mëdha. Atë e hodhëm poshtë e më qahet kur e kujtoj. Rrëzuam qeverinë e Durrësit. Me një shok tjetër Koçi Tushi, vajtëm në Shën Naum të hidhnim telegrafet në gazetat e Londrës e të Parisit.
Shënimi im
Prej disa kohësh është falsifikuar emri dhe fotografia e Shaban Blloshmit, duke e zëvendësuar me një tjetër, sikurse në një botim nga K. D., i cili ndonëse ka qasje në arkiva, nuk u është referuar atyre por justifikohet se është bazuar në ‘kujtime‘. Ta quash veten historian e të justifikohesh në këtë mënyrë është më shumë se fëminore.
Pjesëmarrja e Shaban Blloshmit në Kongres tashmë është e dokumentuar qartazi në Shtëpinë Muze, mbetet të zëvendësohet edhe fotoja. Në Procesverbalin origjinal të Kongresit, i cili ndodhet në fondin Sotir Peci, faqe 14 në Arkivin e Shtetit, lexohet qartë Sh. Blloshmi. Edhe shtypi i asaj kohe e ka shkruar qartë se Shaban Blloshmi ka qenë delegat. Intervista e Gjokë Gushos, e përforcon.
Falënderoj studiuesin Ilir Ikonomi i cili ma rikonfirmoi duke më dërguar koleksionin e Gazetës “Dielli“ në Boston, që shkruan për këtë ngjarje dhe rendit emrin e Shaban Blloshmit në numrin e saj të datës 31 mars 1920.
Të falsifikosh historinë është e moralisht dhe profesionalisht e dënueshme, por ta zëvendësosh me atë që organizoi vrasjen e Shaban Blloshmit, 9 vjet më pas, ditën kur po shkonte të paguante me paratë e tij punëtorët që po ndërtonin Internatin e Bërzeshtës, për të mësuar fëmijët e krahinës, është e turpshme, kriminale.
Shaban Blloshmi tashmë ka zënë vendin e tij në këtë ngjarje historike dhe vitin e ardhshëm në 105 vjetorin e Kongresit fotografia dhe të gjithë informacionet, përfshirë edhe ato në Internet, do të kenë këtë emër, duke e lënë përfundimisht të qetë atje ku prehen eshtrat e tij./CNA
Is it true that Big Brother is followed so much all ov...
In ancient mythology, Zeus was considered "Lord of the god...
Aleko sometimes drinks coffee alone in the morning. It...
Michal Majzner brought a can of gasoline to the Ministry o...
Memorie.al publishes the unknown story of Skënder Çela...
Heat stress. Lung damage from wildfire smoke. The spread o...
About 2,500 festive markets take place every year in G...
These festive days of November, with all the history a...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
The state of North Rhine-Westphalia (NRW) is steeped in hi...
When the first bullet hit the motorcade as it passed throu...
Al-Shifa Hospital, which was recently raided by Israel, is...
All wars are bad and destructive, although some conflicts ...
As calls for a cease-fire in the war between Israel and Ha...
On Sunday, a 35-year-old man turned himself in to police a...
The speech of the Secretary General of the UN, Antonio Gut...
The biggest challenges expected for the Israeli army's...
They train militarily to be fit even when they are not on ...
"This is the worst and most difficult conflict we have exp...
First, we must know that the war itself is not desired...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...