web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Darëzezë/ Peleshi jep detaje: Dy avionë “Canadair CL-415“ po punojnë për shuarjen e flakëve

2023-10-02 10:16:00, Aktualitet CNA
Zjarri në Darëzezë/ Peleshi jep detaje: Dy avionë
Avion dy avionë Canadair CL-415

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se dy avionë Canadair CL-415 po punojnë për shuarjen e zjarrit në Darëzezë.

Ministri bën me dije se në terren po punojnë 20 efektivë të MZHSH-së Fier, 40 forca të FA dhe mejtet të tjera janë përfshirë në aksion për yë izoluar vatrën e zjarrit.

“Dy avionë Canadair CL-415 po punojnë për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.

Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!”, shkruan Peleshi.

Nga ana tjetër vijon zjarri në pyllin e Pishë-Porosë. Prej 7 ditësh  është përfshirë nga falëkt dhe beteja për shuarjen e tyre vijon ende./ CNA





Lajmet e fundit nga