web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO- “U bëftë kryeministër”/ Biznesmeni, Gjergj Luca merr urimin e veçantë për ditëlindje në Beograd

2022-08-31 13:43:00, Aktualitet CNA
VIDEO- “U bëftë kryeministër”/ Biznesmeni, Gjergj
Biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa Fish City”

Biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa Fish City”, Gjergj Luca, feston 48 vjetorin e tij të linjdes.

Përmes një videoje, Luca shprehet se 48 vjetori i tij e gjeti në Beograd, ndërkohë që falenderon të gjithë ata që e kanë uruar.

Biznesmeni tregon në video se ka marrë një nga urimet më të bukura për ditëlindje.

Një grup muzikantësh, e kanë uruar të bëhet 100 vjeç dhe të bëhet kryeministër.

Ndër të tjera, biznesmeni ka dhe një kërkesë, që të rikthehen edhe njëherë qeveritë që na mbanin çdo natë në tallava.

Përshëndetje miq!

Me të thënë drejtën 48 pranvera më kapën këtë radhë në Beograd.

Edhe më kanë ardh një tufë me urime nga Shqipëria.

Unë me të thënë të drejtën do t’iu postoj një urim që është më i bukuri, më shpritërori edhe po ua çoj se është në vend të hudhrës.

Ia kam zili vetes sa i mirë jam.

Përshëndetje!”, shprehet biznesmeni në video.

"Aman, se na morën frymën këta, na ktheni qeveritë që na mbanin çdo natë në tallava", është kërkesa e Gjergj Lucës. 

“U bëftë Luca 100 vjeç dhe u bëftë kryeministër”, është urimi që ka marrë biznesmeni Luca./ CNA.al





Lajmet e fundit nga