web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Top Channel” sulmon Luiz Ejllin/ I zbulon sekretin

2023-01-22 21:09:00, Aktualitet CNA
“Top Channel” sulmon Luiz Ejllin/ I zbulon sekretin
Fotomontazh - Luiz Ejlli, në sfond "Top Channel"

Disa ditë më parë këngëtari Luiz Ejlli trazoi rrjetin me rrëfimin e tij në ?Big Brother VIP 2? për një sëmundje të pashërueshme, të cilën më pas e mohoi.

Pikërisht këtë temë ka trajtuar ?Top Channel? në ?Fan Club?-in e kësaj të diele. ?Top Channel? ka sulmuar këngëtarin dhe i ka zbuluar sekretin e heqjes së licensës së noterisë.

Në këtë program të drejtuar nga Megi Pojani, u publikuan reagimet e dy noterëve, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve.

Këta të dy pretendojnë se Luiz Ejlli ka përdorur sëmundjen edhe më herët dhe ka kërkuar me shkresë zyrtare lekë nga Dhoma e Noterisë.

Sipas tyre, këngëtari ka përfituar një fond prej 2 milionë lekësh të vjetra dhe për këtë i është hequr licenca e noterit në vitin 2021.

Ndërkohë, kujtojmë se në rrjet është aluduar se sëmundja e Luiz Ejllit ekziston dhe se ?Top Channel? po e detyron këngëtarin të mos thotë të vërtetën.

Gjithsesi, një përgjigje mbi këto aludime nuk ka pasur nga familja e Luiz Ejllit, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të japë shpjegime mbi deklaratat kontradiktore./ B.A. ? CNA.al

“Top Channel” sulmon Luiz Ejllin/ I zbulon sekretin





Lajmet e fundit nga