web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Telenovela me Presidencën/ Meta-Lame akuzojnë në distancë

2023-02-18 11:51:00, Aktualitet CNA

Telenovela me Presidencën/ Meta-Lame akuzojnë në distancë

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta dhe Artan Lame kanë nisur një debat në distancë në lidhej me regjistrimin e institucionit të Presidencës.

Asnjëri prej tyre nuk pranon se ka gënjyer.

Por, sipas Metës e gjitha kjo po bëhet për të krijuar ndjenjën e pasisgurisë së pronës të qytetarët.

“Del e deklaron as presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ca të marrësh janë këto. Deri në ‘90 edhe ato fishkët kanë qenë me inventar. Pse e thonë këtë, sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për çdo qytetar. ‘Ou po kur presidenca si paska në rregull po kush është që i ka në rregull, cili qytetar, cili sipërmarrës. Një lloj shteti me këta që kanë vjedhur e grabitur në mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët e tyre, kanë dobësuar kapacitete mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, është shprehur Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga