web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të rinjtë shqiptarë po largohen se në Gjermani po plaket popullsia”/ Lajthit ministrja Kushi

2022-09-12 10:50:00, Aktualitet CNA

“Të rinjtë shqiptarë po largohen se në Gjermani po

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ka justifikuar braktisjen e shkollave nga nxënësit dhe studentët me plakjen e popullsisë ne Gjermani,

Sipas saj, duke qenë se vende si Gjermania, i cili është edhe destinacioni kryesor i studentëve, kanë një popullsi në plakje, i “kanë hapur dyert” për të rinjtë shqiptarë.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës”, ka thënë Kushi./CNA.al





Lajmet e fundit nga