web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të huajt që do të  investojnë mbi 100 mijë dollarë do pajisen me leje unike/ Si aplikohet për viza

2023-01-06 10:25:00, Aktualitet CNA

Të huajt që do të  investojnë mbi 100 mijë

Të gjithë shtetasit e huaj që do të  investojnë mbi 100 mijë dollarë do pajisen me leje unike.

Thënë më qaartë ata që duan të qëndrojnë në vendin, dhe të bëjnë biznes me vlerë 100 mijë dollarë, do t’u njihet statusi i investitorit.

Pas kësaj ata do të pajisen me leje unike, dhe nuk do të kenë nevojë për leje qëndrimi dhe pune.

Kështu është përcaktuar në Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, i cili më pas është publikuar  në Fletoren zyrtare të 3 janarit 2023.

Si mund të pajisen me leje unike?

Të huajt që do të  investojnë mbi 100 mijë

Fillimisht shtetasit huaj do të bëjnë një kërkesë online për  vizë pullë ose elektronike në Përfaqësinë Diplomatike dhe Konsullore të RSH-së.

Të njëjtës kërkesës i bashkangjitet online edhe dokumentacioni përkatës.

Më pas bëhet verifikimi nga institucionet përkatëse që merren me çështjen e vizave dhe nëse ka dyshime, atëherë kalohet në intervistën onlinë që të bëhet verifikimi i fakteve të paraqitura në kërkesë.

Afati për marrjen e përgjigjes është 15 ditë pune nga data e pranimit të aplikimit, nëse nuk ka afate të tjera të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare.

Investitorët fillimisht do aplikojnë për vizë të tipit D dhe me këtë vizë ata mund të qëndrojnë në vendin tonë për më shumë se 90 ditë, për 180 ditë.

 Pas miratimit të vizës për rastet e aplikimit për leje unike, aplikimi kalon për shqyrtim dhe vlerësim pranë autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.

Në lojë futen të gjitha institucionet e sigurisë, deri te SHISH-i.

Brenda 5 ditëve pune, DKM-ja dhe SHISH-i japin mendimet e tyre në modulin eViza, nëse kërkesa duhet të miratohet ose refuzohet./CNA.al





Lajmet e fundit nga