web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali “McGonigal”/ Berisha: Parlamenti të hetojë Ramën

2023-02-13 13:14:00, Aktualitet CNA
Skandali “McGonigal”/ Berisha: Parlamenti të hetojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, para protestës para parlamentit, në deklaratë për mediat është shprehur se parlamenti shqiptar duhet të hetojë skandalin McGonigal-Rama.

Ish-kryeministri tha se për parlamentin nuk duhet të ketë detyrë më të rëndësishme se hetimin e superskandalit.

“Kongresi i SHBA po heton dhe ne kemi besim por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Edi Ramës në këtë superskandal. Paralamenti nuk ka pse të ketë asnjë agjendë tjetër përveçse hetimin e skandalit Rama-McGonigal”, tha Berisha.

Ndër të tjera iu bëri sërish thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e orës 17:00 para Kuvendit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga