The Qatar scandal shows that the EU has serious problems with corruption and lobbying
Whatever its final outcome, the corruption scandal engulfi...

American basketball player Britney Griner was released last Thursday after 9 months of imprisonment in Russia, thanks to the efforts of American President Joe Biden and Griner's partner, Sheryl Watson. The release was made possible only under conditions imposed by the Russians: that Griner be exchanged for Viktor But, a Russian arms dealer arrested and imprisoned in the United States since 2010.
Shkëmbimi ishte me leverdi për rusët, duke qenë se But po vuante një dënim prej 25 vite burg për krime të lidhura me trafikun e armëve, ndërsa Griner u dënua me 9 vjet për një vepër penale shumë më të lehtë: gjetjen e një pajisje që avullon vajin e hashashit gjatë një kontrolli rutinë në aeroport.
Por ky ç’ekuilibër tregon një rregull të vazhdueshëm në shkëmbimet e të burgosurve, dikur dhe sot: që nuk ka rregulla të përcaktuara. Pra nuk ka asnjë doktrinë që ndiqet në këtë fushë specifike. Tradicionalisht, gjërat shkojnë ndryshe në sferën ushtarake.
Gjatë shekujve është krijuar një praktikë e pashkruar, ku dy vende ndërluftuese mund të shkëmbejnë të burgosur të plagosur për arsye humanitare, apo personel ushtarak të të njëjtit nivel (një kolonel me një kolonel). Por në çështjet civile, ose kur të dy vendet nuk janë zyrtarisht në luftë, nuk ka asnjë kod të përcaktuar.
Vendet e përfshira në këtë shkëmbim vendosin kushtet sipas rasteve individuale, duke marrë parasysh avantazhet e tyre. Duke qenë se ndonjëherë të burgosurit janë njerëz që në një mënyrë apo tjetër kanë pasur lidhje me institucionet e vendit të tyre, ndodh që elementi vendimtar është sasia e informacionit që zotëron i burgosuri.
Është kjo është një nga arsyet pse pati shumë shkëmbime midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë. Pasi që të dyja kishin frikë se çfarë mund të zbulonte spiuni i tyre i kapur nga rivali. Në rastin e Griner, qeveria amerikane shpenzoi shumë para për shkak se ajo ishte një personazh i njohur sportiv në SHBA, por edhe për shkak të presionit publik.

Ndërkohë mbetet e paqartë pse Rusia e dëshironte aq shumë lirimin e But. Hipoteza më e përmendur këto ditë, është se gjatë veprimtarisë së tij ai ka pasur marrëdhënie me shërbimin sekret të ushtrisë ruse, GRU, ndaj zotëron informacione të ndjeshme për Moskën.
Fakti që Rusia donte në shkëmbim një të burgosur “me peshë” e nxiti qeverinë amerikane të kërkonte të përfshinte në këtë proces edhe Pol Uellan, ish-marinist nga Miçigani i arrestuar në Rusi që nga viti 2018 me akuzën e spiunazhin. Për muaj të tërë negociatat për të kishin mbetur të bllokuara, deri në pikën që në korrik Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, akuzoi publikisht homologun rus se kishte refuzuar një ofertë të mirë.
Një akt ky tejet i pazakontë, duke qenë se këto lloj negociatash zhvillohet shpesh në fshehtësi, pa asnjë mbulim nga mediat dhe pa njoftime publike derisa të ndodhë shkëmbimi.
Por nuk është gjithmonë kështu, dhe suksesi i negociatave mund të varet nga një qasje më e guximshëm publike e qeverive. Nikolas Danilof, gazetari amerikan që u burgos në Bashkimin Sovjetik në vitin 1986 me akuzat e rreme për spiunazh, tha se lirimi i tij ishte i kushtëzuar nga fakti se administrata e Ronald Regan vendosi ta ekspozonte menjëherë në publik rastin e tij, duke thënë se Danilof ishte “marrë peng” nga autoritetet sovjetike.
Kongresi miratoi një rezolutë që kërkoi lirimin e menjëhershëm të Danilof, gjë që ndodhi 2 javë më vonë. Më vonë u mësua se shërbimi sekret sovjetik e kishte arrestuar Danilof vetëm për ta përdorur atë si “monedhë” negociuese për të siguruar lirimin e spiunit sovjetik të arrestuar në SHBA, Genndi Zakarov.
Si sot ashtu po ashtu edhe dikur, shpeshherë pyetja vendimtare është se sa i gatshëm është një vend për të bërë kompromis. Një shembull është rasti i dy ushtarakëve italianë të ndaluar në Indi për vrasjen e dy peshkatarëve. Në vitin 2016, qeveria italiane arriti të rikthejë në vend njërin prej të dyve, Salvatore Xhirone, pas një negociate të gjatë që i acaroi marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.
Rezultati u arrit me një kusht: nëse gjykata në Hagë vendoste t’i jepte juridiksionin e çështjes Indisë, Xhirone duhej të rikthehej në Indi. Në vitin 2020, Haga vendosi që juridiksioni i takonte Italisë ndaj çështja e 2 ushtarakëve u pushua. Një tjetër rast ku një qeveri u detyrua të bënte lëshime të mëdha përfshiu Iranin dhe Britaninë e Madhe.
Në vitin 2016, Nazanin Zagari-Retkoif, një shtetase anglo-iraniane, u akuzua për spiunazh dhe u burgos në Iran në kohën që punonte një organizatë humanitar. Bashkëshorti i saj, Riçard Retfklif, bëri një fushatë të madhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me këtë çështje.
Ai hyri edhe në një grevë urie në përpjekje për të ushtruar presion ndaj qeverisë britanike për ta kthyer bashkëshorten e tij në Britani. Në këmbim të lirimit të saj dhe të një shtetaseje tjetër anglo-iraniane, Anosheh Ashori, Irani kërkoi anulimin e një borxhi të vjetër që i kishte Mbretërisë së Bashkuar, prej rreth 450 milionë eurosh.
Qeveria britanike ra dakord dhe të dyja gratë u liruan. Pagimi i parave është një praktikë që vendet demokratike nuk e përdorin normalisht, ose të paktën këtë e pretendojnë publikisht, sepse kjo mund t`i bëjë më të rrezikuar ndaj shantazheve, duke i nxitur vendet
më pak demokratike që t’i përdorin të burgosurit si të ishin pengje.
Për më tepër, në ndonjë rast lëshimi i njërës nga dyja palët mund të mos jetë ekonomik,
por politik. Një rast i tillë përfshiu Italinë midis shtatorit dhe dhjetorit 2020, kur 18 peshkatarë italianë u kapën në Libi. Ata u burgosën për 108 ditë, derisa Ministria e Jashtme i garantoi marshallit rebel Kalifa Haftar një takim zyrtar diplomatik në këmbim të lirimit të tyre. Në takim morën pjesë Zhuzepe Konte, kryeministri i atëhershëm i Italisë, dhe Luixhi Di Maio, Ministri i tij i Jashtëm.
Gjatë Luftës së Ftohtë, shkëmbimi i të burgosurve, kryesisht i spiunëve, u bë një lloj rutine, por bazohej tek e njëjta logjikë si sot: përpjekja për të fituar diçka nga shkëmbimi, në aspektin e konsensusit të brendshëm apo mbrojtjes së informacionit të ndjeshëm.
Shkëmbimet ishin aq të shpeshta sa një avokat gjerman, Volfgang Vogel, ishte i specializuar enkas për të vepruar si ndërmjetës midis bllokut sovjetik dhe atij perëndimor. Vogel mori pjesë në rreth 150 shkëmbime të burgosurish, edhe në disa nga më të famshmit e asaj periudhe, përfshirë atë të pilotit amerikan Geri Pauers dhe spiunit Rudolf Abel, që u zhvillua në vitin 1962 në Urën Glienicke në Berlin.
Kjo histori rrëfehet në filmin e Steven Spielberg, Ura e Spiunëve. Në fakt, këtë emër mbante kjo urë sepse aty ndodhën disa shkëmbime të burgosurish midis sovjetikëve dhe amerikanëve. Një tjetër shkëmbim i famshëm i të burgosurve u zhvillua gjithashtu në Urën Glienicke.
Natan Sharanski dhe 4 spiunë perëndimorë u shkëmbyen me 4 spiunë të inteligjencës sovjetike në vitin 1986. Sharanski kishte qenë i burgosur politik dhe disident për vite me radhë, i dënuar me punë të rëndë në vitin 1977. Rezistenca e tij nuk pushoi as pa lirimit.
Në njërën anë të urës ndodheshin zyrtarët sovjetikë, ndërsa në anën tjetër ambasadori amerikan Riçard Burt.
Sovjetikët i thanë Sharanskit se ai ishte i lirë por duhet ecte në një vijë të drejtë deri ku ndodhej Burt. Në kundërpërgjigje, Sharanski eci në formë zigzage deri në skajin tjetërtë urës. Shkëmbimi midis Rudolf Abel dhe Geri Pauers u zhvillua me një dinamikë të ngjashme, por në një klimë edhe më të tensionuar, sepse ishte shkëmbimi i parë i të burgosurve në atë pikë, dhe ndodhte në një fazë më delikate të Luftës së Ftohtë.
Pikërisht për këto arsye organizohej në fshehtësi dhe në orët e para të mëngjesit. Sot shkëmbimet e të burgosurve janë bërë më të zakonshme. Gjithsesi ai mbetet ende një moment në të cilin ka një farë tensioni mes palëve, pavarësisht se negociatat zhvillohen zakonisht në një vend të tretë që ka marrëdhënie të mira diplomatike me të dyja palët.
So the exchange between Griner and Viktor But took place on the runway of an airport in Abu Dhabi, in the United Arab Emirates. Griner was accompanied by men in dark suits. She met briefly with But, who was then taken away by the same men. The dynamic of this exchange is almost entirely analogous to that of another that took place last April, between former Marine Trevor Reed and Russian pilot Konstantin Jaroshenko. It happened again on the runway of an airport in Turkey.
Whatever its final outcome, the corruption scandal engulfi...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, reacted after t...
Historian Paskal Milo says that despite the tense situ...
Ismail Uka është shpallur fituesi i “Primareve” për ba...
In Mirdita, the process of counting votes has been com...
The process of counting votes has also been completed ...
The winner of the primaries of the Democratic Party in...
Today, the primaries for the candidates for Mayor of t...
The head of the DP, Sali Berisha, at the ceremony of t...
The chairman of FRPD, Besart Xhaferri, in his speech d...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar sulmet...
According to the latest data from the Operational Cent...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has st...
The head of the Republican Party, Fatmir Mediu, reacte...
Journalist Dorontina Bylykbashi has described the mome...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
IKMT has continued its quest for the demolition of bui...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has go...
IKMT, as it had warned, demolished a five-story building i...
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar l...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...