web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e akuzoi si SHIK-s/ Sandër Kovaçi: Ndalo intimidimin ndaj drejtuesve të sindikatës

2022-10-24 11:32:00, Aktualitet CNA

Rama e akuzoi si SHIK-s/ Sandër Kovaçi: Ndalo intimidimin ndaj

Pedagogët kanë vijuar sërish sot me protesta para Korpusit Universitar për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Sot është dita e gjashtë e bojkotit të tyre, e pedagogët vijojnë të shprehen se nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovacci gjatë fjalës së tij, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos vijojë të intimidojë drejtuesit e sindikatës, pasi kjo protestë ka karakter financiar dhe jo ekonomik. Sipas tij zgjidhja e vetme është që ccështja të trajtohet me seriozitet.

“Mbështetja financiare e shtetit në arsim ndikon në zhvillimin bashkëkohor të shkencës, teknologjisë panoramës ekonomike dhe sociale të vendit. Megjithëse kërkesat e kësaj fushe janë të karakterit financiar dhe jo politik, qeveria i ka paraqitur. Kryeministrit të qverisë i kërkojmë të ndalojmë intimidimin e drejtuesve të sindikatës së pedagogëve dhe truoës akademike dhe të trajtohen me seriozitet kërkesat tona si e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet publike."- u shpreh sandër Kovaçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga