web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“2600 policë duan të largohen”/ Ish drejtuesi i lartë i uniformave blu jep alarmin

2022-10-24 08:47:00, Aktualitet CNA

“2600 policë duan të largohen”/ Ish drejtuesi i lartë

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti tha për “Revieë” në Euroneës Albania se janë rreth 2600 policë që duan të largohen nga radhët e Policisë së Shtetit.

“Kam një informacion që në dorë të personave kompetent që bëjnë përjashtimin e policisë janë rreth 2600 kërkesa të punonjësve të policisë që duan të largohen,” – u shpreh ai.

Ahmeti tregoi se brenda 2 viteve kanë hequr dorë nga uniforma blu rreth 600 punonjës.

Ish-drejtuesi pohoi se organizata e policisë në pjesën thelbësore është e shëndetshme, por ka pafund vend për t’u trajnuar.

“Vetëm gdhendja mund ta sjelli në shina këtë situatë. T’i paguajnë mirë t’i trajnojnë, t’i veshin, t’i mbathin, t’i kërkojnë llogari,”  u shpreh Ahmeti.

 





Lajmet e fundit nga