web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në Vlorë/ Drejtori i AKUK- banorëve: Në mesnatë do të rikthehet furnizimi me ujë

2025-12-29 12:39:00, Aktualitet CNA

Protesta në Vlorë/ Drejtori i AKUK- banorëve: Në

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë, Faluers Shoshi ka takuar qytetarët që po protestonin para bashkisë për mungesën e ujit.

Shoshi u shpreh se pjesët origjinale për rregullimin e defektit do të vijnë sot. Ai shtoi se furnizimi me ujë pritet të rikthehet sonte në mesantë.

“Kemi tentuar tre herë ta bëjmë defektin, nuk ja kemi arrit për shkak të presioneve që ka tubi. Nuk kemi arrit ta bëjmë edhe për shkak të pozicionit që është. Pajisjet origjinale janë duke ardhur dhe sonte qytetarëve në mesnatë do t’ju rikthehet furnizimi me ujë”, u shpreh ai.

Ai tregoi më herët se problemi ka ardhur si pasojë e një rrëshqitje të dheut.

"Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë”, tha Shoshi. /CNA





Lajmet e fundit nga