
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka përgënjeshtruar deklaratat e bëra mbrëmjen e kaluar në emisionin “Open” nga gazetarja Klodiana Lala për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Malltezi i cilëson shpifje deklaratat e gazetares, për të cilën pretendon po mashtron me ndërgjegje sipas regjisë.
Ai shprehet se objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë që zgjati 3 vjet.
“Përgënjeshtrim: Në përgjigje të mashtrimeve të mbrëmshme të gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri që si ajo shpifin me regji, i them se:
1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mirë skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit Partizani.
2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratoret po vidhet para dhe pronë publike, ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qeranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë USD të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!
3. Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di që ndërkohë që inceneratoret duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 ditë = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korrputive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.
4. Nëse ka 1 shkelje ajo është që sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa të përfundoje privatizimi i objekteve, ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet!
5. Ke 24 orë të kerkosh falje për mashtrimet e bëra në emisionin “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njejtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta bësh këtë në gjykatë”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së./ B.A. – CNA.al
Koleksionuesi shqiptar nga Kosova, Besnik Lajqi, tha m...
You will hear this term often this week. Of course, I am t...
Ambientalisti Sazan Guri, ka habitur mëngjesin e sotëm...
The leaks in the Nord Stream 1 and 2 Baltic Sea pipelines ...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco do të përball...
Analyst Mentor Kikia says that Erdogan has a clear rel...
Journalist Klodiana Lala spoke about the issue of priv...
The lawyer Spartak Ngjela has stated that SPAK is not ...
The Deputy Minister of Infrastructure and Energy, Ilir...
Lawyer Spartak Njela has stated that Russia is on the ...
Prime Minister Edi Rama has responded to accusations t...
The vice-president of the DP, Luciano Boçi, said that ...
The Minister for Entrepreneurship, Edona Bilali, clari...
The Mayor of the Municipality, Erion Veliaj, inaugurat...
Ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ka thirrur n...
Tirana Police, plan of measures for maintaining order ...
The government has postponed by 3 years the deadline f...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
The beards and mustaches of the policemen, a few days ago,...
Today, an event that happened a year ago, when a 15-ye...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...