Stored 710 boxes of contraband medicines/ Pharmacist arrested in Shkodër
A 60-year-old pharmacist by profession ended up in police ...

Kryeministri Edi Rama, i është kundërpërgjigjur akuzave të opizitës lidhur me marrëveshjen e Portit të Durrësit.
Përmes një statusi në Twitter, Rama shprehet se synimi i opozitës është pengimi i një investimi transformues.
Ai gjithashtu i përmendi sërish Partisë Demokratike paratë e financimeve ruse.
"Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…
Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!"- shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia Denokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër aferës me Portin e Durrësit.
Ndërkohë ditën e sotme kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sërish mega-aferën e portit, duke u shprehur se këtij investimi nuk i dihet 60% të aksionerëve.
"Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro.
Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.
Të gjitha këto nga një kompani ku 60 përqind të tyre nuk dihet se kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Edi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 përqind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.
Në këtë mega-aferë, Edi Rama i ka dhënë vetes, statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera.
Me këtë mega-afera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.
Me këtë mega-aferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.
Me këtë mega-aferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë, rregullat e transparencës së plotë.
Me këtë mega-aferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.
Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zëro interes nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptim të një njeriu që vjedh vendin e tij."- u shpreh më herët Berisha./CNA.al
A 60-year-old pharmacist by profession ended up in police ...
Salvador Kaçaj has presented his candidacy in the Primarie...
Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...
As previously reported, Grida Duma will be part of Top Cha...
Agron Duka and Fatmir Mediu have publicly announced th...
Kryedemokrati, Sali Berisha i ka bërë thirrje policisë...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar në k...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, today accu...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, a day befo...
In the Economy committee, the setting of the 800kwh band i...
The Democratic Party has taken the agreement for the Port ...
Police Station No. 2, has concluded the coded police opera...
Kuvendi ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të dy deputet...
Prime Minister Edi Rama during an interview with the B...
Grida Duma, dha dorëheqjen si deputete, me anë të një dram...
Journalist Milaim Zeka has said that when Ilir Meta was st...
Just ten days before the start of the World Cup in Qatar, ...
The former Minister of Foreign Affairs and the former ...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, has sho...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...